Arkiva

  • Një shqiptar në qytetin e Newcastle në veri të Anglisë shkoi në spital për t’u kuruar nga një tumor në tru, por përfundoi nën arrest si i dyshuar për parregullsi me lejen e qëndrimit. BBC raporton se Lorenc Hoxha, 27 vjec, supozohej të hynte në operacion të martën, por i është anuluar, pasi ishte njoftuar policia. Avokati i Lorenc Hoxhës ka thënë se “klienti i tij u mor direkt nga spitali për tu çuar në qelitë e policisë, i veshur me pizhama dhe pandofla”.

     
  • Kosova në rrugën e Durrësit:
    Ndërtojmë 10 shkolla të reja

    Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova u shpjegoi banorëve të rrugës së Durrësit planin e tij për arsimin në Tiranë. Sipas Kosovës në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7200 nxënës dhe 34 shkolla të tjera të rikonstruktohen, të ketë bibloteka dixhitale, të ketë ambiente për stomatologun për vizita.

  • Kavajë, Cara: Po kërcënohen
    njerëz të PD por nuk trembemi

    Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll Cara, vijoi takimet në fshatin Synej, fshat në të cilin ai shfaqi platformën e tij, për zhvillimin ekonomik të zonës, punësimin dhe bujqësinë.Në këtë fshat, sipas Carës, militantë të Partisë Socialiste kanë kërcënuar e shantazhuar mbështetësit e Partisë Demokratike, ndaj ky problem zuri një pikë të rëndësishme në diskurin e tij. Ai u bëri thirrje banorëve, që të mos tremben, pasi do u jetë gjithnjë në krah. 

  • Athina i kërkon FMN-së shtyrje të 
    afatit për likuidimin e këstit të fundit

    Athina i kërkon Fondit Monetar Ndërkombëtar që të gjitha këstet e muajit t’i paguajë më 30 Qershor. Në kërkesën e re tëparaqitur nga Greqia lidhur me likuidimin kërkohet pikërisht kjo datë për shlyerjen e këstit të fundit me vlerë 1.55 mld euro. Sipas marrëveshjes në fuqi, një këst 310 mln euro duhet të paguhet nesër nga Greqi.
    Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesit e Fondit Monetar për kërkesën.

  • Krujë, Hamdi Pasha me të verbrit:
     Do keni mbështetjen e Bashkisë

    Personat me paaftësi fizike ishin target grupi i radhës me të cilët zhvilloi një takim kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Krujës Hamdi Pasha. Gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga shoqata lokale e të verbërve, Pasha premtoi se kjo kategori do të ketë mbështetjen maksimale të njësisë së re vendore.  VIDEO

  • Dako në Manskuri:Shkollë 
    të re dhe investime në bujqësi 

    Shkollë të re, investime në bujqësi dhe infrastrukturë. Ky është premtimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për banorët e Manskurisë. Kandidati i majtë shtoi së ky fshat do këtë vëmendjen e bashkisë sa I përket investimeve.  VIDEO

  • Shkup, prokuroria kërkon
    deri në 5 vite burg për Zaevin

    Prokuroria Publike në Shkup sot ka konfirmuar se ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev është ngritur një aktakuzë për mitmarrje. Gjykata Penale në Shkup ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë për veprën mitmarrje, pasi që lideri i LSDM-së si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro për të kryer një proces për privatizimin e një toke shtetërore.Dënimi më i lartë për këtë vepër është 5 vjet burg.

  • Basha: Grida Duma fituese në
    Durrës, diferenca shtohet çdo ditë

    Gjatë takimit elektoral në Durrës kreu i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij theksoi se Grida Duma është fituese në bashkinë e qytetit Bregdetar. Sipas sondazheve të PD vuri në dukje Basha diferenca mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos shtohet çdo ditë. Kandidatja e PD Për Durrësin Grida Duma ka prezantuar programin e saj për Bashkinë e Durrësit ku ka premtuar për luftë frontale ndaj papunësisë.  VIDEO

  • Fier, Alibeaj: Zhvillimi i bujqësisë
    do të rrisë të ardhurat e bashkisë

    Kandidati i opozitës për bashkine e Fierit Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar takime me banorët e zonës se Mbrostarit ku ka dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre.Infrastruktura rrugore, ajo e kanalizmeve, sistemit kulles dhe vaditës, mungesa e tregut për produktet bujqesore, janë cilësuar nga Alibeaj si probleme që do të gjejnë zgjidhje nga bashkia e drejtuar prej tij. Sipas tij ky nuk është premtim elektoral por në fund të fundit edhe interes i bashkisë.

  • PD:Makina e gazetarit digjet për
    presion,Doçi e policia:Defekt teknik 

    Partia Demokratike denoncoi sot djegien e makinës së gazetarit të “TV Mati”, Enver Doçi duke fajësuar për këtë akt dy drejtuesit e mazhorancës aktuale Rama­-Meta. Sipas Kreshnik Çollakut, kjo është shenjë e panikut të humbjes në zgjedhje që po demonstron mazhoranca. Ndërkohë vetë gazetari Enver Doçi i hedh poshtë edhe pretendimin e Çollakut duke shtuar se nuk ka pasur më herët asnjë kërcënim apo episod që mund ta lidhë me zjarrin në automjet.  VIDEO

  • Rama në Kamëz: Fyerje fotoja
    e Xhelalit me “Punë dhe dinjitet”

    Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim elektoral me banorë të zonës së Kamzës ku ka vlerësuar se kandidati i PD për këtë njësi vendore është i dënuar nga Gjykata për grabitje të fondeve të Bashkisë.  VIDEO

  • Veliaj: I pari që do largohet nga
    Bashkia është Florenc Hoxha

    Gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 4, Erion Veliaj deklaroi se personi i parë që do të largojë pas 21 qershorit kur të vihet në krye të Bashkisë Tiranë do të jetë kreun e INUV për kryeqytetin, Florenc Hoxhën. 
    VIDEO

  • Vorë, Rama: Kryetari i djathtë nuk 
    kërkoi asnjëherë mbështetje nga ne

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin e ASHE në Vorë Luan Sallakun, i cili sipas tij do ti kthejë Vorës zhvillimin e bllokuar për 12  vite nga Kryebashkiaku i djathtë.Rama ka deklaruar nga Vora se hapësira të reja punësimi do të krijohen edhe për banorët e Vorës. Kjo sipas tij, falë projektit të ri industrial të Parkut të Durrësit që do të jetë një ndër kantieret më të mëdhenj të ndërtimit që do të krijojë mijëra vende pune.

  • Mediu me ODHIR: Të ndryshohet kodi 
    për dorëheqjet, fushata e tensionua

    Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim përfaqësuesin e Misionit të Vëzhguesve të OSBE - ODIHR për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, ku u fol gjerësisht mbi situatën zgjedhore e veçanërisht për fushatën që po zhvillohet. Kryetari i PR Fatmir Mediu u ndal specifikisht në klimën politike në fushatë, e cila sipas tij ka tendenca të rritjes së konfliktualitetit politik. Ndërkaq Kryetari i PDIU-së, i njohu përfaqësuesit e OSBE/ODIHR  me vendimin absurd të KQZ dhe me përcaktimet ligjore, që i japin PDIU të drejtën të propozojë numërues.
     
     

  • Bojaxhi: Ende mësim me 2 turne
    Kemi 2 dekada pa shkolla të reja

    Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, Gjergj Bojaxhi foli sot për një nga problemet më të rëndësishme të Tiranës shkollimin me dy turne në arsimin 9-vjeçar. Bojaxhi u shpreh se është e papranueshme që sot të ketë dy turne në shkollat e Tiranës. Kjo gjë jo vetëm ndikon cilësinë e shkollimit të fëmijëve, por krijon vështirësi të mëdha për prindërit dhe kujdesin e tyre ndaj fëmijëve.

  • Basha:Hallet e qytetarëve nuk 
    mund të injorohen me barsoleta

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorë të Shijakut. Basha tha se hallet dhe shqetësimet e qytetarëve nuk mund të injorohen me barsoleta e tallje siç po bëjnë çdo ditë Rama-Meta. Papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësime që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, tha Basha dhe nuk mund të fshihen me propagandë qeveritare.  VIDEO

  • Kosova: Do bëj 40% më shumë
     se ç'po bën Basha në Bashki 

    Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dje me banorë të rrugës Qemal Stafa dhe 4 Dëshmorët, në turin e tij, programi në komunitet. theksoi se projekti i tij ka të bëjë me lagjen ku jetojnë banorët e shqetësimet e tyre të përditshme.“I pafsh hajrin popullit të Tiranës. Kaq di të të them unë. Merr xhaketën në krah e shko lagje në lagje”, thotë një qytetar. “Meqë ke dalë dhe ke ardhur do të votojmë për ju. I shikon koshat që mungojnë?”, shprehet një qytetar.   VIDEO

  • Prezantohen këshilltarët e LSI për
     Lushnjën: Realizojmë premtimet

    Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Fierit, z. Petrit Vasili dhe Robert Bitri, kanë prezantuar kandidatët e LSI-së për anëtarë të këshillit bashkiak të Fierit. Të pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Fier,  Armando Subashi.

  • Zgjedhjet, Rira për Prenjasin: 
    Program për rritjen e punësimit

    Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Përrenjasit znj. Miranda Rira ka vijuar takimet me banorët e këtij qyteti dhe rrethinave të tij. Ajo theksoi se ka hartuar një program konkret ekonomik që do të bëjë të mundur uljen e varfërisë, rritjes së punësimit dhe shërbimeve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv