Arkiva
-
TIRANË, 27 Prill /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase humbi pikë të hënën ndaj valutave kryesore euro dhe dollar, kundrejt kësaj fundjave. Dollari shënoi një rritje prej 0.29 lekë duke u këmbyer në 129.24 lekë, ndërsa monedha euro u rrit me 0.04 duke […] 27 Prill 2015, 15:15
-
Këshilli i Ministrave do të përcaktojë procedurat për “dyqanet e çliruara nga detyrimet”
27 Prill 2015, 15:14TIRANË, 27 Prill/ATSH/-Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim procedurat, rregullat, mënyrën dhe kriteret e dhënies dhe numrin e autorizimeve për “dyqanet e çliruara nga detyrimet”. “Dyqane të çliruara nga detyrimet” apo siç njihet ndryshe edhe si “Duty free shop” konsiderohen magazinat doganore private në aeroporte, porte e pikat kufitare tokësore. Ndryshimi në Kodin […]
-
Kartum, Bechir rizgjidhet president i Sudanit me 94,5 për qind të votave
27 Prill 2015, 15:14KARTUM, 27 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti sudanez, Omar el-Bechir u rizgjodh sot për pesë vjet me 94,5 për qind të votave, njoftoi sot komisioni zgjedhor, një fitore gjerësisht e pritur pas këtyre zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita. “Numri i votave të marra nga kandidati, Omar Hassan Ahmed el-Bechir, i Partisë du Parti të Kongresit Kombëtar, […]
-
16 vendet mahnitëse në Europë – Shqipëria kryeson listën
27 Prill 2015, 15:14TIRANË, 27 Prill / ATSH / – Shqipëria turistike vazhdon jehonën e saj në faqet online të revistave Evropiane që promovojnë turizmin në botë. Këtë radhë “Tour Radar” radhit Himarën destinacionin numër një për t’u vizituar këtë verë. Ndër 16 destinacionet më të preferuara lihen mënjanë Parisi dhe Londra dhe sugjerohet Shqipëria me bregdetin e […]
-
Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, strategji edhe në adminstratën publike
27 Prill 2015, 15:14- Ministri i Administratës Publike i Kosovës Yagcilar pret në takim nga homologen shqiptare Harito- PRISHTINË, 27 Prill/ATSH/.- Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, priti në takim sot homologen e tij shqiptare, Milena Harito me të cilën ranë dakord që të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri lidhur me procesin e reformave të […]
-
Tremujori i parë – BSH: Sistemi bankar shtrëngoi standardet e kredidhënies
27 Prill 2015, 15:13BSH publikon raportin e vrojtimit të realizuar në muajin mars 2015 mbi zhvillimet në aktivitetin kreditues të tremujorit të parë të vitit 2015 TIRANË, 27 Prill /ATSH-E. Xhajanka/- Banka e Shqipërisë publikoi sot rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues në tremujorin e parë të vitit 2015, që tregon për shtrëngim të standardeve të kredidhënies të […]
-
Veseli – Ahmeti: Kosova dhe Maqedonia të ndihmojnë njëra-tjetrën në çdo proces
27 Prill 2015, 15:13PRISHTINË, 27 Prill/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet shumë pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për avancimin e mëtejshëm të tyre. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit të Kosovës, në […]
-
Zonat veriore- Ministria e Bujqësisë fillon procesin e shpërndarjes së granteve
27 Prill 2015, 15:13TIRANË, 27 Prill /ATSH/- Ministria e Bujqësisë do të fillojë këto ditë procesin e shpërndarjes së granteve për fermerët në zonat malore të vendit si në Kukës, Malësi e Madhe, Dibër, Shkodër etj. Sipas ministrisë së Bujqësisë, fondet subvencion për këto zona do të mbështesin prodhimin e kulturave dhe sektorëve tradicionalë të zonës, si p.sh […]
-
Në 2016 nis liberalizimi i tregut të energjisë me konsumatorët e lidhur në tensionin 35 kV
27 Prill 2015, 12:20TIRANË, 27 Prill/ATSH/- Duke filluar nga viti 2016 do të nisë liberalizimi i tregut të energjisë me konsumatorët e lidhur në tensionin 35 kV. Burime në MEI bëjnë të ditur se liberalizimi i tregut do të vijojë me konsumatorët e lidhur në linjat 20 kV dhe më tej, edhe për konsumatorët e lidhur në […]
-
Në 2016 përfundon vendosja e matësave të energjisë tek çdo konsumato
27 Prill 2015, 12:20TIRANE, 27 Prill/ATSH/- Në sektorin e matjes së energjisë elektrike, OSHEE ka investuar blerjen e 50 mijë matësave, ndërsa nisur nga fakti se ka ende shumë mungesa, deri në fillimvitin 2016 planifikon të përfundojë plotësimi i gjithë konsumatorëve me to. Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se po punohet për […]
-
OJQ: Pheniani duhet të rivendoset në listën amerikane të shteteve që mbështesin terrorizmin
27 Prill 2015, 12:19UASHINGTON, 27 prill /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut ka rritur mbështetjen materiale për organizatat terroriste që prej heqjes së saj nga lista amerikane e shteteve që mbështesin terrorizmin në vitin 2008 dhe duhet të rivendoset sërisht në këtë listë, theksoi një OJQ amerikane në një raport. “Që prej vitit 2008, Koreja e Veriut ka rritur […]
-
UNICEF: Rreth një milionë fëmijë të prekur nga tërmeti kanë nevojë për ndihmë
27 Prill 2015, 12:19NJU DELHI, 27 prill /ATSH-AFP/ – Rreth një milionë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare pas tërmetit të përgjakshëm që ka shkaktuar më shumë se 3 200 të vdekur në Nepal, theksoi sot UNICEF. ”Mijëra fëmijë e kalojnë natën jashtë që prej tërmetit që ka goditur Nepalin, ashtu si dhe prindërit e tyre dhe rreziqet e përhapjes së […]
-
Pajisje moderne mjekësore për Qendrën Shëndetësore të Valbonës
27 Prill 2015, 12:19TIRANË, 27 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Banorët e zonës së Valbonës në Komunën Margegaj, Tropojë, por edhe turistët që vizitojnë këto treva do të kenë mundësi të përfitojnë tashmë një shërbim cilësor shëndetësor të standardeve të larta. Një investim i projektit të kompanisë së telefonisë së lëvizshme AMC dhe Zyrës GIZ së koordinimit të projektit gjerman të ndihmës […]
-
Kiev, mbahet Samiti BE- Ukrainë
27 Prill 2015, 12:05
në fokus marrëveshja e MinskutLiderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë sot një samit me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko në Kiev
-
Meta: Reformat aktuale do të jenë të prekshme nga të gjithë qytetarët
27 Prill 2015, 11:16-Lideri i LSI-së, prezanton kandidatët në Tepelenë dhe Memaliaj- TIRANË, 27 Prill/ATSH/.- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e PS-së dhe LSI-së në Tepelenë, ku u bë dhe prezantimi i kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Tepelenës, Tërmet Peçi dhe për Bashkinë […]
-
Çelet në Tiranë “Java e filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike”
27 Prill 2015, 11:16TIRANE, 27 Prill/ATSH/- Ambasada e Rusisë në Tiranë organizoi një aktivitet solemn në sallën e Teatrit Kombëtar të Kukullave me rastin e çeljes së Javës së filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Fitores së Madhe. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm veteranët shqiptarë, anëtarët e Shoqatës së […]
-
Sigurimi i detyrueshëm motorik rritet me 34.7 %
27 Prill 2015, 11:16TIRANE, 27 Prill/ATSH/- Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-mars 2015 arritën mbi 1,791 milionë lekë, ose 34.75% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-mars 2015, pati një rritje […]
-
Ban Ki-moon, Renzi dhe Mogherin në brigjet e Siçilisë pas tragjedive në Mesdhe
27 Prill 2015, 11:16ROMË, 27 prill /ATSH-AFP/ – Një javë pas tragjedisë më të rëndë të imigrantëve në Mesdhe, Ban Ki-moon, Matteo Renzi dhe Federica Mogherini do të udhëtojnë sot në brigjet e Siçilisë për të shprehur vullnetin e tyre që të marrin fund dramat e imigracionit klandestin. ”Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Mogherini do të jetë së bashku […]
-
Zgjedhjet – KQZ regjistron sot dy koalicionet
27 Prill 2015, 11:16TIRANË, 23 Prill/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e së hënës për të regjistruar dy koalicionet zgjedhore që do të konkurrojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, të drejtuara respektivisht nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, janë dy grupimet e mëdha […]
-
Kosova, dosja e madhe e krimit të pandëshkua
27 Prill 2015, 11:15-Kosova në Ditën e të të Zhdukurve, përmendore “Atyre që na mungojnë”- PRISHTINË, 27 Prill /ATSH-B.Jashari/.-Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot seancën e veçantë plenare për shënimin e 27 Prillit – Ditës së Personave të Zhdukur, ku u tha se “moszbardhja e fatit të tyre bën që Kosova të mbetet dosja e madhe e […]
