Arkiva

  • TIRANË, 27 Prill /ATSH/ -Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Qendrën Austro -Franceze për Qasjen në Evropë dhe me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme të Francës dhe Austrisë, organizuan sot në mjediset e MPJ-së, Konferencën Ndërkombëtare “Integrimi Evropian dhe Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor”. Në tre panelet e kësaj konference morën […]
  • Regjistrohen dy koalicionet e mëdha në KQZ, e majta 37 parti, e djathta 15 parti

    TIRANË, 27 Prill /ATSH/ -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot zyrtarisht koalicionin e majtë dhe të djathtë, pjesëmarrës në zgjedhjet e 21 qershorit. Të majtët janë paraqitur me koalicionin më të gjerë prej 37 partish dhe kanë ruajtur të njëjtin emërtim si në zgjedhjet e vitit 2013, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.  Ndërsa koalicioni i djathtë […]

  • Sport – Barcelona në pritje të mbrojtësit Laporte nga Bilbao

    TIRANE, 27 Prill /ATSH/. – Barcelona do të sigurojë shërbimet e një mbrojtësi cilësor nëse në krye të klubit rikthehet Joan Laporta. Mediat spanjolle njoftojnë se ky i fundit do ta transferojë lojtarin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte. Ai është një nga mbrojtësit që kanë shkëlqyer këtë sezon dhe do të ishte një përforcim tejet […]

  • Durrës / Takime dhe aktivitete me nxënësit e shkollës “Rilindja” në rrjetin “Miku i Monumentit”

    TIRANË, 27 Prill/ATSH/ – Gjatë 10 ditëve të fundit, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, në bashkëpunim me DAR Durrës dhe shkollën e mesme jopublike “Rilindja” Durrës, kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh e takimesh, të cilat u finalizuan me përfshirjen e shkollës “Rilindja” në Rrjetin “Miku i Monumentit”. DRKK Durrës me anën e një njoftimi […]

  • Takimi Çako – Gaiani / Bashkëpunim poliedrik mes Shqipërisë dhe Italisë

    TIRANË, 27 Prill / Sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues  Madhor  Haki Çako,  priti në një takim ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani. Pas fjalëve përshëndetëse të mirëseardhjes  drejtuar ambasadorit Gaiani, nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako  dhe urimeve të ambasadorit për […]

  • Dekriminalizimi, debate në komisionin e posaçëm

    TIRANË, 27 Prill/ATSH-Anila Struga/.-Debatet shoqëruan sërish mbledhjen e sotme të komisionit të posaçëm për dekriminalizimin. Përfaqësuesit e opozitës informuan fillimisht mbi projektligjin e propozuar, që synon të pengojë kandidimin e individëve me rekorde kriminale ne zgjedhjet e reja. “Propozimi ynë zgjidh fazën e kandidimit duke vendosur kushte për moskandimin e individëve që janë dënuar me vendime të formës së prerë. Projekti […]

  • Komisioni i ligjeve miraton pr/ligjin për hapjen e dosjeve

    TIRANË, 27 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot në tërësi projektligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” dhe Projektrezolutën “Për Raportin Vjetor të ILDKPKI për vitin 2014”. Në fjalën e tij, kryetari i komisionit, […]

  • Miratohet dhënia e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

    TIRANË, 27 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi sot dhënien e trualit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se, “falë punës së mrekullueshme të […]

  • Sport – Shaqiri përsëri në stol tek Interi

    TIRANE, 27 Prill /ATSH/. – Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, nuk po arrin të zere vend as në skuadrën e Interit, qe po lufton për një vend në Ligën e Evropës. I transferuar në Itali nga Bayern Munichu, Shaqiri ka probleme dhe nuk po behet protagonist ne 11-shen e zikaltërve. Sport Mediaset shkruante sot se Shaqiri nuk […]

  • Xhamia e Plumbit Shkodër/Hartohet projekti i restaurimit të monumentit të kategorisë së parë

    TIRANË, 27 Prill / ATSH / – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër,  me mbështetjen e TIKA Foundation (Turkish International Cooperation and Development Agency) ka filluar rilevimin dhe marrjen e kampioneve të materialeve konstruktive për analizë,  të objektit të quajtur Xhamia e Plumbit Shkodër, një monument kulture i kategorisë së parë. Specialistët e kësaj drejtorie […]

  • Sulmi, MB maqedonase:Gjetëm
    armët e marra nga pika kufitare

    Pas sulmit të policisë në fshatin Malinë të Shkupit nga 500 forcat policore vjen reagimi i parë zyrtar nga autoritetet maqedonase. Ministrja e Brendshme maqedonase Gordana Jankullovska deklaroi gjatë një konference për shtyp se në fshatin Brezë të Malësisë të Karadakut të shkupit është gjetur armatimi i marrë në pikën kufitare të Gushnicës.

  • Rajoy: Paqendrueshmëria politike dhe Greqia dy ”armiqtë” e rimëkëmbjes ekonomike të vendit

    MADRID, 27 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, konservatori Mariano Rajoy konfirmoi sot se paqendrueshmëria politike në Spanjë dhe paqendrueshmëritë në Greqi ishin dy armiqtë e mundshëm të rimëkëmbjes ekonomike të vendit të tij. “Në këtë moment, mendoj si armik të rimëkëmbjes ekonomike në Spanjë paqendrueshmërinë politike, që është një armik i mundshëm për rimëkëmbjen dhe […]

  • MAS: Një minutë heshtje për studentët e vrarë në Kenia

    TIRANË, 27 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Ministria e Arsimit dhe Sportit ftoi ditën e sotme, të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë në vend, që t’i bashkohen nismës solidare për të mbajtur një minutë heshtje, për studentët e vrarë më 2 prill të këtij viti në Kenia. Shoqata e Universiteteve Evropiane u është drejtuar të gjithë universiteteve evropiane […]

  • Kosova, partneri i dytë për eksportet “Made in Albania”

     -ANALIZE- TIRANE, 27 Prrill/ATSH, Nini Mano/- Eksportet shqiptare, nisur nga pesha specifike përcaktojnë Kosovën si partneri i dytë, pas Italisë për vitin e kaluar. Por megjithatë, edhe pse miliarda euro janë investuar në dy anët e kufirit në infrastrukturë, bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivel të kënaqshëm. Sipas INSTAT, në harkun […]

  • Kreditë e këqija-Ekspertët: Sistemi bankar likuid, të stimulohet nxitja e kreditimit

    TIRANE, 27 Prill /ATSH/- Kreditë e këqija zënë rreth 25 për qind të kredive, megjithatë ekspertët e bankave dhe akadamikë të ekonomisë, janë të mendimit se sistemi bankar është likuid dhe i sigurtë, inflacioni është nën kontroll dhe kreditë e këqija nuk rrezikojnë sistemin bankar, por frenojnë rritjen e kredisë. Blerja e kredive të këqija […]

  • Kosovë- Gjenden mbetje mortore në Llaushë të Skënderajt

      PRISHTINË, 27 Prill/ATSH/.- EULEX-i njofton sot se në fshatin Llaushë të Skënderajt janë gjetur mbetje mortore. Sipas EULEX-it këtë informacion e kishte marrë nga një banor i këtij fshati në dhjetor të vitit 2014 derisa po gjurmonin në një varr të dyshuar në këtë zonë. “Në dhjetor 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një […]

  • MF-3 mujori: Rriten të ardhurat nga akciza

    TIRANE, 27 Prill/ATSH/- Rritja e nivelit të akcizës në fillim të këtij viti dha efektet pozitive në të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga kjo taksë. Sipas treguesve fiskal paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti të ardhurat nga akciza llogariten 7.056 milionë lekë. Krahasuar […]

  • Tel Aviv -Agrobiznesi shqiptar në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

    TIRANE, 27 Prill /ATSH/- Rreth 55 biznesmenë që punojnë në sektorin e serrave, bimëve medicinale, teknologjisë bujqësore, administrimin e ujrave do të jenë të pranishëm në Panairin e 19-të Ndërkombëtar të Bujqësisë, “Agritech 2015″ që do të zhvillohet nga data 28-30 Prill në Tel Aviv, Izrael. Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadë së Izraelit, ky panairi […]

  • OEK kërkon kompletimin e bordeve të ndërmarrjeve publike

    PRISHTINË, 27 Prill/ATSH/.- Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që sa më shpejt të kompletohen bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, pasi kjo do t’i kontribuonte avancimit të punës së Ndërmarrjeve Publike dhe njëkohësisht zgjidhjes së shumë çështjeve të cilat drejtpërdrejtë varen nga bordet e agjencive të pavarura. “Kompletimi sa më i shpejtë […]

  • Një “Brexit” do të ishte i kushtueshëm për Londrën, por edhe për vende të tjera evropiane

    BERLIN, 27 prill /ATSH-AFP/ – Një dalje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do t’i kushtonte shumë shtrenjt vendit, por gjithashtu dhe partnerëve të tij ashtu si Irlanda, Luksemburgu dhe Belgjika duke pasur më shumë për të humbur se të tjerët, sipas një studimi nga Fondacioni Bertelsmann publikuar sot. Britania e Madhe do të jetë […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv