Arkiva

  • TIRANË, 27 Prill / ATSH / Vllaznia në basketboll për meshkuj është një hap larg fitimit të titullit kampion. Kuqeblutë fituan edhe finalen e dytë ndaj Tiranës, duke qenë shumë pranë “kurorës”. Në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, në një atmosferë inkadeshente sportive, në prani të shumë tifozëve, Vllaznia mundi […]
  • Sport – Basketboll femra / Titulli vendoset në Durrës

    TIRANË, 27 Prill / ATSH / – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra do t’i shkojë deri në fund kalendarit të “play-off”-it final, pasi Flamurtari e ka fituar ndeshjen e katërt ndaj Apolonisë, duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2 dhe duke bërë kështu që titulli “kampion” të vendoset në Durrës, që është në […]

  • Kosovë – Veseli: Martirët e Mejes janë shenjë e sakrificës së popullit për liri

    PRISHTINE, 27 Prill / ATSH / – Në përmbyllje të “Javës së të Pagjeturve” dhe në përkujtim të Masakrës së Mejes, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, bëri sot homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Lëndinën e pikëllimit në Meje, në shenjë nderimi për martirët […]

  • FOTO/Propaganda e ISIS, foshnja
    fle me pistoletë e granatë te koka

    Së fundmi një foto aspak normale ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një foshnje e porsalindur shfaqet duke fjetur pranë një granate, një pistolete dhe një certificate që e identifikon foshnjen si anëtar të ISIS.

  • Traduki/ Mbledhje, diskutime, projekte e panaire gjatë dy ditëve në Tiranë

    TIRANË, 27 Prill / ATSH / – Në datat  27-28 prill, në ambjentet e Galerisë Kombëtre të Arteve ne Tirane po mbahet mbledhja e radhës e Traduk-it, rrjetit evropian të botimeve. Përfaqësuesit më të lartë të Traduk-it, anëtarët e rrjetit, drejtues të lartë të artit dhe kulturës, të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Monika […]

  • GREQI – Athina riorganizon ekipin për negociatat me kreditorët BE dhe FMN

    ATHINË, 27 prill /ATSH-AFP/ – Athina vendosi sot t’u japë një shtysë të re diskutimeve me kreditorët, BE dhe FMN duke riorganizuar ekipet e negociatave, bënë të ditur burime qeveritare. “Një ekip politik për negociatat do të krijohet nën drejtimin e Janis Varufaqis, ministër i Financave me koordinator Euclides Tsakalotos, zëvendësminitër i Punëve të Jashtme […]

  • “Shënjat e ngjyrave”, celet ekspozita e artistit italian Giovanni Bonardi

    TIRANË, 27 Prill / ATSH / – “Shënjat e ngjyrave” titullohet ekspozita me piktura dhe skulptura  e artistit të mirënjohur italian Giovanni Bonardi, e çelur sot në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi dhe mjaft personalitete të artit në vend, ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së çeljes së […]

  • Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin paraqet letrat Kredenciale

    TIRANË, 27 Prill /ATSH/ -Ambasadori i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, i paraqiti sot letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Ambasadori Rodkin pason në detyrë ish-ambasadorin David Cohen. Ai shoqërohej nga zëvendësambasadori Tsach Saar. “Këtë mëngjes unë i paraqita kredencialet e mia Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ka një miqësi e thellë […]

  • Kosova – tregtarëve: Menaxhim me transparencë të taksave

    TIRANË, 27 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Kandidati për kryetar Bashkie të Tiranës, Halim Kosova, u takua sot me tregtarët e fruta perimeve dhe tregut elektrik pranë Shkollës së Baletit dhe dëgjoi nga afër problemet dhe kërkesat e tyre. Tregtarët shprehën shqetësimin për rënie e fuqisë blerësë dhe të mbylljes në masë të biznese. “Kjo gjë […]

  • ATHINË – Sizmologët: Tërmeti i Nepalit nuk ndikon në territorin grek

    ATHINË, 25 prill /ATSH-ANA-MPA/ – Lëkundjet e fuqishme të tërmetit në Nepal do të shkaktojnë një domino sizmike, mirëpo për shkak të distancës së madhe, nuk do të influencojë në territorin grek, sipas sizmologut të njohur grek, Eftimios Lekkas. Sipas tij, tërmeti me magnitudë 7,9 Rihter që tronditi të shtunën vendin aziatik, do të aktivizojë […]

  • Taulant Balla takon kreun e ri të
    Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri‏

    Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit kryetarin e porsazgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Visar Ymeri dhe delegacionin që e shoqëron.

  • DHAT: Treguesi i klimës së biznesit në Shqipëri është rritu

    TIRANË, 27 Prill /ATSH/ – Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi sot gjatë mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë se treguesi i klimës së biznesit në Shqipëri është rritur Dhoma Amerikane e Tregtise organizoi të hënën pasdite, mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë me prezencen e Ambasadorit Amerikan, Donald Lu dhe Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Përpara procesit […]

  • Shqipëria me përfaqësues në Konventën e 5- të botërore të UNESCO-s

    TIRANË, 27 Prill / ATSH/ –  Po zhvillohet në  Paris në Pallatin Fontenoy, ku ndodhet Selia e UNESCO-s, Konventa  e 5- te Boterore  e Trashegimisë Nënujore.  Kjo Konvente ka mbledhur specialistë të fushës, por dhe diplomatët përfaqësues të vendeve anëtare të UNESCO-s  për një diskutim 3-ditor mbi rëndësinë  që ka ruajtja e pasurive nënujore për […]

  • Korçë / Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” njihen me elementët e trashëgimise kulturore të qytetit

    TIRANË, 27 Prill / ATSH / – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, ka organizuar një orë kurrikulare me nxënës të klasave të VIII – ta, në shkollën “Ismail Qemali” të qytetit. Prezantimi i materialit dedikuar trashëgimisë kulturore jomateriale u bë në ambjentet e kësaj shkolle. DRKK Korçë bën me dije se qëllimi i këtij […]

  • Masakra e Mejës, një nga dëshmitë se Serbia kishte qëllim spastrimin dhe shfarosjen e shqiptarëve

    PRISHTINË, 27 Prill /ATSH-B.Jashari/.- “Masakra e Mejës është një nga dëshmitë më të forta që Serbia kishte qëllim spastrimin dhe shfarosjen e popullatës shqiptare”, tha kryeministi kosovar, Isa Mustafa, sot pasdite në Ditën e të Pagjeturve të Kosovë, në Mejë të Gjakovës, ku në Lëndinën e Pikëllimit, në 27 prill 1999, para 16 vitesh, forcat […]

  • Kosovë / Tryezë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm

    PRISHTINË, 27 Prill /ATSH- Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit dhe me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot  dhe nesër do të zhvilloje punimet tryeza për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm. Këshilltari për Siguri Kombetare i Kryeministrit, Edon Myftari, hapi forumin duke falënderuar pjesëmarrësit, përfaqësuesit e bashkësive fetare, […]

  • Vlorë – Arrestohen shtatë persona për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

    Vlorë, 27 Prill/ATSH-Harilla Koçi/ – Policia e Vlorës arrestoi gjatë javës së fundit 7 persona, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, të arrestuarit, banorë të qytetit të Vlorës apo zonave rurale, u kapën teksa drejtonin mjetet e tyre, autovetura apo motorra, nën efektin […]

  • PD: Eksodi, e vetmja gjurmë e Ramës sot në Shqipëri

    TIRANË, 27 Prill/ATSH/.- Partia Demokratike, përmes deputetit Gert Bogdani, beri te ditur te hënën se e vetmja gjurmë e Edi Ramës sot në Shqipëri është eksodi, papunësia dhe varfëria e qytetarëve shqiptarë. PD reagoi ndaj akuzave të mazhorancës për kryebashkiakun Lulzim Basha, duke sjellë në vëmendje periudhën e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit nga Edi […]

  • Sport – Tenis ATP – Nishikori qëndron në vendin e pestë, Wawrinka fiton një pozicion

    TIRANE, 27 Prill /ATSH-AFP/. – Kei Nishikori, i cili fitoi te dielen titullin ne turneun ATP 500 ne Barcelone, vazhdon te qendroje ne vendin e 5-te, para Rafael Nadal, qe eshte ne vendin e 4-t, ne klasifikimin boteror ATP publikuar te henen, ku i vetmi ndryshim ishte kalimi ne vendin e 9-te i Stan Wawrinka, i cili fitoi nje pozicion. […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv