Ekonomi
-
Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë gjatë muajit dhjetor dhe ra poshtë nivelit të 5% për herë të parë që nga viti 2008. Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme e mbylli vitin e kaluar në nivelin 4.99%, nga 5.65% që kishte qenë në fund të vitit 2021.
9 Shkurt 2023, 07:56 -
Tatimet çojnë në sekuestro mbi 34 mijë biznese për detyrimet të pashlyera, lista zgjerohet me 15% më 2022
9 Shkurt 2023, 07:49Numri i bizneseve me borxhe tatimore arriti me 34,745 në fund të janarit 2023. Nga viti 2022 duke përfshirë edhe janarin e këtij viti rreth 4760 biznese të reja u shtuan në listën e borxhlinjve të këqij në tatime. Lista u zgjerua me rreth 16 për qind nga janari 2022 në fund të janarit 2023.
-
-
Paralajmërimi për rritjen e çmimit të bulmetit, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi ngritur grup pune për monitorimin e tregut
8 Shkurt 2023, 17:09Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur një grup pune për monitorimin e tregut në rast të rritjes abuzive të çmimit të produkteve të bulmetit
-
Çmimet e djathit dhe gjalpit, nga 15 shkurti rritje deri në 37% në tregjet e pakicës
7 Shkurt 2023, 08:10Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta. Sipas listës bashkëngjitur që kompanitë kanë dërguar në pikat e pakicës, rritjen më të madhe e pësojnë djathi dhe gjalpi kryesisht i prodhuar nga qumështi i deles.
-
Kursimet e shqiptarëve arrijnë nivele rekord, totali i depozitave bankare arrin në 11 mld euro
5 Shkurt 2023, 11:55Kursimet e qytetarëve shqiptarë në banka kanë arritur nivel rekord sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Totali i depozitave bankare që familjarët, individët, bizneset dhe institucionet publike kishin në banka arriti në 1.28 trilionë lekë në fund të vitit 2022, ose gati 11 miliardë euro.
-
Rritja e taksës së birrës, prodhuesit do t’i drejtohen Kushtetueses: Cenohet siguria juridike
5 Shkurt 2023, 07:38Stefan Pinguli, drejtuesi i Shoqatës së Prodhuesve Vendas, pohoi për “Monitor” se së shpejti ndryshimet në ligjin e akcizës do t’i dërgohen për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.
-
Zëri i Amerikës: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë
4 Shkurt 2023, 22:44Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfërat në Shqipëri.
-
Shorteu i fundvitit, Big Market shpërndan super dhuratat
4 Shkurt 2023, 16:59Këtë të shtunë Big Market shërndau superdhuratat e fituara nga klientët e saj besnik gjatë shorteut të fundvitit ku mes tyre u shpërnda dhe një apartament 2+1 në zonën e Freskut në Tiranë.
-
Për të tretën ditë radhazi ulet çmimi i naftës, do të shitet 190 lekë për litër, edhe benzina më pak, shitet 185 lekë! Gazi rritet 4 lekë, shkon 75 lekë për litër
4 Shkurt 2023, 16:27Kriza e karburanteve, Bordi: Nafta do të shitet 190 lekë për litër, benzina 185 lekë për litër, gazi 75 lekë.
-
Rritet prodhimi energjisë, Fierza afër kuotës maksimale (VIDEO)
4 Shkurt 2023, 11:45Edhe katër metra kanë mbetur për kuotën maksimale të liqenit të Fierzës i cili është ngritur në nivelin e 292 metrave, duke ju afruar kuotës maksimale 296 metra.
-
Drejt gjeneratës së pagesave të shpejta! Banka e Shqipërisë e përcakton si prioritet në fushën e pagesave
4 Shkurt 2023, 07:31Banka e Shqipërisë e ka përcaktuar projektin e pagesave të shpejta (instant payments) si një nga prioritetet e afërta në fushën e pagesave. Çfarë janë pagesat e shpejta, pse janë të rëndësishme dhe cilat janë variantet që po merr në konsideratë Banka e Shqipërisë për realizimin e tyre?
-
Ulet me 5 lekë çmimi i naftës në treg, nga sot shitet 192 lekë për litër, bie me 2 lekë edhe benzina! Pëson rritje çmimi i gazit, 2 lekë më shumë
3 Shkurt 2023, 16:18Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë. Konkretisht nga 197 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 192 lekë për litër. Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm 2 lekë, pra nga 189 lekë që ishte do të shitet me 187 lekë për litër.
-
BERZH për Shqipërinë: Dilni nga “lista gri” e pastrimit të parave
3 Shkurt 2023, 08:47Në intervistë për DW, Alexander Plekhanov nga BERZH thotë se tregu në Shqipëri do të përmirësohej nëse reforma në gjyqësor do të kishte ritme më të shpejta dhe vendi do të kishte kontroll më të fortë mbi paratë e pista
-
Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje
3 Shkurt 2023, 07:59Banka Qendrore Europiane (ECB) rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindje ditën e enjte, si shenjë shqetësimi kundrejt normave të larta të inflacionit, të cilat do të mbeten të tilla pavarësisht rënies së çmimeve të energjisë së fundmi
-
Eksperti i IT-së, Demiri: Nuk kemi të bëjmë me futjen e bankave në e-Albania, qytetarët dhe bizneset do kenë mundësi të paguajnë shërbime
2 Shkurt 2023, 16:12Lajmi pak javë më parë se të dhënat e një banke në Shqipëri ishin hakeruar, i pasuar nga lajmi se banking-u online do të integrohej në eAlbania shkaktoi shumë reagime te qytetarët, kjo sidomos për shkak të informacionit të kufizuar në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë vërtet.
-
Bordi ul çmimin e naftës, shitet 3 lekë më lirë! Ulet me 1 lekë edhe benzina! Gazi nuk ndryshon
2 Shkurt 2023, 14:25Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë. Konkretisht nga 200 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 197 lekë për litër. Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm një lekë, pra nga 200 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër.
-
Komisionet e ndërmjetësimit në sigurime, zbret në 18% niveli maksimal! Pritet ulje e mëtejshme
2 Shkurt 2023, 10:53Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të përcaktuar në rregullore nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fuqi nga janari i këtij viti
-
Përfundon fiskalizimi me 12% më pak të bizneseve aktive, Tatimet: 105 mijë biznese lëshojnë fatura të fiskalizuara
2 Shkurt 2023, 07:39Përfundon pas 2 vitesh nga nisja procesi i fiskalizimit të bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi fiskalizimin 100% të bizneseve. Sipas të dhënave të administratës për vitin 2022 janë fiskalizuar 104,795 tatimpagues, ku 78,012 prej tyre janë biznese të vogla dhe 26,783 janë subjekte të mëdhenj.
-
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023
2 Shkurt 2023, 07:26Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (WIIW), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit. Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024.