Ekonomi
-
Përgjatë bregdetit shqiptar do të ndërtohen 13 hotele dhe resorte të reja, me fokus sektorin e turizmit. Ndërtimet do të nisin nga Himara deri në Lezhë. Lejet e janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili në total ka miratuar 47 leje për ndërtime dhe rikonstruksione.
24 Mars 2021, 20:27 -
Sejko: Pritet rritje ekonomike në 4.9% këtë vit, parashikimet tona varen nga situata e pandemisë
24 Mars 2021, 16:28Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Sejko theksoi se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.
-
Denaj në Këshillin e Investimeve: Mbështetje për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve inovatore drejt një të ardhmeje digjitale
24 Mars 2021, 14:15Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, fokusi i së cilës ishte “Inovacioni në sipërmarrje, si një sfidë për rritjen e konkurueshmërisë dhe nxitës i rritjes ekonomike”
-
Të ardhurat bien me 2.3%, nuk përmirësohet konsumi! Janar-shkurt 2021 u mblodhën 13,4 mln € më pak se në 2020
23 Mars 2021, 20:23Të ardhurat në dy muajit e parë të vitit janë ulur me 2.3%, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në janar-shkurt të këtij viti rënia më e madhe në raport me planifikimin është tek TVSH-ja, duke dëshmuar përkeqësim të konsumit.
-
COVID-19 pengon turizmin, INSTAT: 28.2 % të huaj më pak në janar-shkurt 2021se një vit më parë
23 Mars 2021, 19:59Edhe në muajin shkurt numri i shtetasve të huaj që ka hyrë në Shqipëri për qëllime turistike ishte në rënie. Sipas INSTAT në dy muajit e parë të vitit në vend kanë hyrë 28.2% shtetas të huaj më pak se një viti më parë.
-
Nis 'Java Globale e Parasë', Sejko: Të nxisim edukimin financiar të fëmijëve
23 Mars 2021, 19:14Edukimi financiar i fëmijëve që në moshë të vogël, ka qenë në fokus të deklaratës së guvernatorit Gent Sejko në hapjen e javës së parasë. Sipas guvernatorit duhet që brezi i ri të jetë më i përgjegjshëm financiarisht.
-
Intervista/ Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm në Shqipëri mund të fillojë në vitin 2023
22 Mars 2021, 18:46Presidenti i kompanisë amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, thotë se ky burim energjie do të plotësonte nevojat për energji në vend dhe do ta kthente atë në një pikë për eksportin e tij në vende të tjera të Ballkanit.
-
420 mln euro të shpenzuara në bare e restorante, Shqipëria rekord në Evropë për këtë model biznesi
22 Mars 2021, 08:37Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve.
-
Rritet me 60% numri i personave me pagesë papunësie! Në 2020 u regjistruan 21 mijë punëkërkues më shumë
21 Mars 2021, 08:17Si pasojë e pandemisë është rritur numri i qytetarëve që janë të regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës. Sipas INSTAT në fund të 2020 ishin 21 mijë punëkërkues më shumë se në 2019, ndërkohë që është rritur me 60% numri i personave që trajtohen me pagesë papunësie
-
Përballja me COVID/ Albana Muçaj: U përshtatëm online, por xhiroja u tkurr deri 45%! Programet e partive? Sipërmarrja kërkon siguri jo 'luftë' me taksat
20 Mars 2021, 18:19Përshtatja e aktivitetit online ishte e vetmja mundësi që bizneset të zhvillonin aktivitetin në pandemi. Albana Muçaj sipërmarrëse tregon se COVID-19 e ka dëmtuar ndjeshëm financiarisht por gjithashtu e ka ndihmuar të shikojë alternativa për biznesin e saj online. Sa i takon programeve politike, ajo thotë se biznesi ka nevojë për siguri dhe jo ndryshime taksash.
-
Janar-shkurt 2021 vendi importoi më shumë pjesë këmbimi dhe ushqime, INSTAT: Eksportuam më shumë tekstile
20 Mars 2021, 15:36Në dy muajit e parë të këtij viti vendi ka importuar dhe eksportuar më shumë pjesë këmbimi, ushqime, tekstile dhe materiale ndërtimi. Dhe sipas të dhënave të INSTAT rritja më e lartë e importeve ishte për pjesë këmbimi, dhe e eksporteve për tekstile.
-
COVID-i e tërmeti rritën borxhin e jashtëm me 6.2%! BSH: Të tregohet kujdes me huamarrjen e huaj, rrezikohet nga kursi këmbimit
19 Mars 2021, 17:08Si pasojë e tërmetit të vitit 2019 dhe e pandemisë, në vitin e kaluar borxhi i jashtëm është rritur me 6.2%. kjo rritje është ndikuar kryesisht nga marrja e eurobondit. Banka e Shqipërisë rekomandon ministrinë e financave që të tregojë.
-
Komisioni i Ekonomisë jep 'ok' për nisjen e negociatave për ndërtimin e Skavicës! Balluku: Kontrata do nënshkruhet me dy faza
19 Mars 2021, 15:58Komisioni i Ekonomisë i ka hapur rrugë negociatave të Shqipërisë me kompaninë amerikane Bektel, për të ndërtuar Hidrocentralin e Skavicës. Sipas projektligjit të miratuar në komision kontrata me shoqërinë do të nënshkruhet me dy faza, dhe do të sjellë rritje të prodhimit të energjisë.
-
Tregtia përmirësohet lehtë, fasoneria nuk po 'ngre kokë'! Vendi eksportoi 203.8 mln € mallra në muajin shkurt
18 Mars 2021, 15:57Tregtia e mallrave vijon të jetë nën ndikimin pandemisë COVID-19, edhe pse në dy muajit e parë të vitit shkëmbimet tregtare janë rritur krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT vijon të pësojë rënie të fortë sektori i fasonerisë.Referuar INSTAT, si dymujor janar-shkurt vendi ju ka shitur shteteve të huaja produkte me vlerë 399,4 milionë euro, me një rritje prej 1% në raport me këto dy muaj të vitit 2020, kohë kur nuk kishte nisur pandemia COVID-19, në vendin tonë.\
-
Shërbimet, ulin pagat dhe numrin e të punësuarve! Besnik Vathi: 70% e agjencive turistike janë mbyllur
18 Mars 2021, 09:49Sektori i shërbimeve në tre muajit e fundit të vitit ka ulur numrin e të punësuarve, nivelin e pagave si dhe i janë tkurrur deri në 66% shitjet. Ndërsa operatorët turistik thonë se rreth 70% të agjencive turistike janë mbyllur për shkak të mungesës së rezervimeve.
-
Raporti i OKB: Pandemia, gratë në Shqipëri u prekën më shumë psikologjikisht dhe ekonomikisht
18 Mars 2021, 07:53Pandemia e COVID-19 ka rritur punën e papaguar të grave që njihen si punët e shtëpisë dhe kujdesi. Në Shqipëri treguesit kanë qenë dukshëm më të lartë dhe shqetësues se nga shumë vende të tjera dhe një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara tregon se ndikimi psikologjik dhe ai në shëndetin mendor ka qenë edhe më i rëndë.
-
-
Programi ekonomik i PS, Denaj në 'Repolitix': Të ardhurat rriten me luftimin e informalitetit te biznesi i mesëm dhe i madh, jo me taksimin e pagës minimale
16 Mars 2021, 22:24Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se për të rritur të ardhurat në buxhet duhet që të luftohet informaliteti dhe evazioni fiskal tek biznesi i mesëm dhe i madh dhe jo të taksohen më shumë rrogat e shqiptarëve. Ministrja Denaj foli edhe për emigrantët duke thënë se qeveria ka vendosur bonus prej 5 mln euro për këdo që do të vinte në Shqipëri dhe të niste një sipërmarrje, pasi në fokus nuk është vetëm zhvillimi por dhe investimi i dijeve dhe kulturës së tyre të biznesit.
-
Shqipëria në hartën e investimeve amerikane! Jaço: Ndryshimi i taksave frenon investitorët
16 Mars 2021, 19:22Pas 2 investimeve amerikane në sektorin e energjisë, pritshmëritë janë që të tërhiqen sa më shumë biznese të huaja. Por presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço ngriti shqetësimin e ndryshimit të shpeshtë të taksave.
-
Programi i PS-së për mandatin e tretë! Paga minimale 325 nga 243 euro, renditemi të 3-t në rajon krahasuar me rrogat aktuale, fqinjët tatojnë progresivisht
16 Mars 2021, 17:04Paga minimale në 4 vitet e ardhshme sipas PS do të arrij në 325 euro. Me këtë nivel Shqipëria mund të renditet e treta në raport me vendet fqinje për pagën më të lartë. Edhe sa i takon taksimit të punës, qeveria po shkon në të njëjtën linjë me pothuajse të gjitha vendet e rajonit.
