Ekonomi
-
Paga minimale në 4 vitet e ardhshme sipas PS do të arrij në 325 euro. Me këtë nivel Shqipëria mund të renditet e treta në raport me vendet fqinje për pagën më të lartë. Edhe sa i takon taksimit të punës, qeveria po shkon në të njëjtën linjë me pothuajse të gjitha vendet e rajonit.
16 Mars 2021, 17:04 -
Net-qëndrimet e turistëve në Shqipëri ranë me 27% në 2020-n
16 Mars 2021, 07:41Viti 2020 nisi mbarë për turizmin, me rritje të net-qëndrimeve të turistëve në janar e në shkurt, por më pas mori një kthesë të papritur për shkak të kufizimeve që u vunë si rrjedhojë e përhapjes së pandemisë së Covid-19.
-
Programi ekonomik i PS/ Gjokutaj: Rishikimi i tatimit për pagat pozitiv, por duhet plan për infomalitetin! Danaj: Taksa 9%, efektive vetëm për 2 vite
15 Mars 2021, 17:02Rishikimi i taksimit progresiv për pagat sipas ekspertëve ishte i duhuri, pasi krijon më shumë barazi. Duart Gjokutaj, edhe pse i shikon si pozitive premtimet e qeverisë, thotë se duhet të kemi një plan anti-informalitet më shumë se ndryshime taksash.
-
Për çfarë ia vlen të hapësh biznes? Zbuloni sektorët ku fitohet më shumë në Shqipëri
15 Mars 2021, 09:23A e dini se cilët janë ato lloje biznesesh që kanë fituar më shumë në raport me të ardhurat totale? Përgjigja vjen nga INSTAT, që ka publikuar të ardhurat dhe fitimet për 31 aktivitete ekonomike kryesore në vend, që i përkasin vitit 2019. Të dhënat janë përpunuar nga Monitor, duke nxjerrë normat e fitimit për çdo aktivitet (fitime neto/ardhurat totale), që tregon se për çdo 100 lekë të ardhura, sa për qind i mbetet sipërmarrjes si fitim.
-
16 bashki zhyten në borxhe, Kavaja në prag ‘falimenti’
13 Mars 2021, 22:3016 bashki në vend janë zhytur në borxhe por situata më e rëndë është në Kavajë e cila për shkak të tërmetit dhe të pandemisë po shkon drejt falimentimit.
-
Rritet paga mesatare në pandemi, shkon në 55 mijë lekë! INSTAT: Pagat u ulën vetëm në sektorin e bujqësisë
13 Mars 2021, 22:07Pandemia edhe pse nxori të papunë me mijëra qytetar, nuk ka frenuar rritjen e pagës mesatare në shkallë vendit. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e fundit të vitit paga mesatare arriti në rreth 55 mijë lekë, duke u rritur me 2.8% krahasuar me 2019.
-
Një vit pandemi nga COVID, 43 mijë të punësuar më pak! Eksperti: Shifra më e lartë, por nuk përfshihen punonjësit 'në të zezë'
13 Mars 2021, 16:54Sipas të dhënave të INSTAT në fund të 2020 kishim mbi 43 mijë të punësuar më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019. Ndërkohë eksperti thotë se shifrat janë më të larta pasi të dhënat e papunësisë nuk përfshijnë të punësuarit informal.
-
Qeveria 50 mln € për rimëkëmbjen e fasonerive! Ahmetaj: Për garancinë ne marrim përsipër interesin
13 Mars 2021, 14:01Qeveria ka gati një paketë rimëkëmbje për sektorin e fasonerisë. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka thënë se do të miratojnë një garanci sovrane 50 milionë euro, ku këto biznese do marrin kredi pa normë interesi.
-
Shqiptarët i çojnë kursimet në blerjen e shtëpive, nivelet më të larta rajonale
12 Mars 2021, 07:58Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thuajse tërësisht, duke zbehur në këtë mënyrë edhe instrumentin e trashëgimisë.
-
Rimëkëmbja ekonomike, ekspertët: Duhen 1-3 vite për rikthim në normalitet, vaksina nuk na shpëton nga rënia, nevojiten edhe ndihma financiare
11 Mars 2021, 17:11Vaksinimi i popullsisë pritet të ketë ndikim pozitiv në rimëkëmbjen ekonomike. Ekspertët për ekonominë thonë për Report TV, se vaksina është një mundësi e mirë por që duhet shoqëruar me masa të tjera mbështetëse për bizneset dhe qytetarët. Ndërsa për operatorët turistik, përhapja e vaksinës i hap rrugën turizmit.
-
Shtrenjtohen mallrat e importit! INSTAT: Rritja më e lartë e çmimeve tek produktet farmaceutike
10 Mars 2021, 17:13Viti 2020 është mbyllur me një rritje të çmimeve të produkteve që Shqipëria, merr nga shtetet e huaja. Sipas një raporti të INSTAT për “Indeksin e Çmimeve të Importit” në tremujorin e katërt të vitit 2020, rritja e çmimeve ishte me 0.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
Rritet lehtë niveli i kredive me probleme në janar 2021! Arritën në 8.2% nga 8.1% që ishte në dhjetor 2020
10 Mars 2021, 16:46Kredia me probleme është rritur në muajin janar duke shkuar ne nivelin 8.2%. Ndërsa Banka e Shqipërisë parashikon se huatë me probleme pritet të kenë një rritje pas gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
-
Sejko dhe FMN: Ekonomia varet nga shpejtësia e vaksinimit, pritet rimëkëmbje në 2021-2022! Turizmi pritet të japë kontributin më të madh
10 Mars 2021, 11:28Ky është qëndrimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe misionit të FMN-së gjatë një bisedë që patën online. Gjatë bisedës u nënvizua fakti se ritmi i rimëkëmbjes ekonomike do të varet nga shpejtësia e vaksinimit.
-
Konferenca e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Jaço: Do ishim naiv nëse mendojmë se pas pandemisë rikthehemi direkt në normalitet! Pa luftuar korrupsionin s'ka progres
10 Mars 2021, 11:07Në analizën vjetore, kreu i dhomës amerikane të Tregtisë, Enio Jaço tha se sfida më madhe e ditëve në vijim është përshtatja me realitetin e ri, dhe se duhet të fokusohemi te ekonomia dixhitale. Jaço theksoi rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit, pasi ndryshe s’do ketë zhvillim.
-
Nga 28 marsi nisin fluturimet direkte për herë të parë Tiranë - Dubai
9 Mars 2021, 18:49Vetëm pak javë pas kalimit të 100% të aksioneve të aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit tek kompania shqiptar, TIA, njofton fillimin për herë të parë të fluturimeve Tiranë-Dubai.
-
1 vit pandemia e COVID/ Ekonomia nën 'pushtetin' e 'armikut të padukshëm'
9 Mars 2021, 09:14Ekonomisë së vendit do i duhen minimalisht 3-5 vite që të kapi zhvillimin e vitit 2018-2019. Armiku i padukshëm COVID-19, ka goditur një sërë sektorësh, teksa pasojat pas një viti nën pushtetin e tij, gropa në buxhet llogariten rreth 681,2 milionë euro. Ndërsa humbja më e madhe është në turizëm, me minus 1 miliardë euro.
-
Konsumi mbetet në nivel minimal, por po shpenzohet për mobilim shtëpie! INSTAT: Inflacioni në shkurt ishte 1.1%
8 Mars 2021, 19:17Edhe në muajin shkurt të këtij viti inflacioni ishte në nivel të ulët, 1.1%, ndërkohë që objektivi është për ta pasur në 3% në vitin që vjen. Ndikim pozitiv për të mbajtur të qëndrueshëm inflacionin ka pasur grupi i ushqimeve dhe i mobilieve.
-
Shqipëria përparon në barazinë gjinore, por vijon hendeku me pagat, meshkujt paguhen 10.1% më shumë se gratë
8 Mars 2021, 17:41Banka Botërore e vlerëson pozitive ecurinë e Shqipërisë me barazinë gjinore. Por pavarësisht reformave të ndërmarra, hendeku me pagat vijon të jetë i lartë. Sipas INSTAT burrat marrin paga 10.1% më të larta se gratë edhe pse bëjnë të njëjtën punë.
-
Programet ekonomike të partive politike në pandemi, eksperti: Jo luftë me taksat, të mbushet arka e shtetit, rimëkëmbja e pasigurt
7 Mars 2021, 17:35Ekspertët nuk janë pro ndryshimeve të taksave në këtë situatë në të cilën ndodhet ekonomia. Eksperti Fiskal Eduart Gjokutaj thotë se vendi nuk është në pozita për të premtuar taksë të sheshtë apo progresive, por sa kohë arka e shtetit është cenuar shumë nga pandemia dhe tërmeti. Sipas tij është koha për të rimëkëmbur ekonominë.
-
Impiant fotovoltaik lundrues në HEC-in e Vaut të Dejës! Beci: Në bashkëpunim me BERZH po ndërtojmë parkun me kapacitet më të lartë në rajon
5 Mars 2021, 16:30Me financim të BERZH në Shqipëri do të ndërtohet një park diellor në liqenin e Vaut të Dejës. Ai do të ketë përmasat më të mëdha në Rajon, ndërsa ndërtimi do të nisë brenda këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i KESH Benet Beci.
