Ekonomi
-
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Mete u kërkoi drejtuesve të shoqërive të sigurimit hartimin e procedurave të brendshme për trajtimin e shpejtë të kërkesave për dëmshpërblim në rastet e Raportit Evropian të Aksidenteve, pajisjen e të gjithë personave të siguruar me këtë formular, si edhe informimin e qytetarëve në lidhje me kushtet e reja të kontratës së sigurimit të detyrueshëm TPL bazuar në ndryshimet ligjore.
15 Qershor 2021, 15:54 -
Banka e Shqipërisë prezanton për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekëshe dhe prerjen e re të 1000 lekëshit
15 Qershor 2021, 11:20Sot është prezantuar për herë të parë kartëmonedha më e re me vlerë 10.000 lekë, si dhe është prezantuar edhe prerja e re e kartëmonedhës 1000 lekë. Këto dy kartëmonedha do të hidhen në treg më 30 qershor 2021
-
Të rinjtë me shkollë nuk studiojnë tregun, mbesin pa punë, eksperti: Këshillimi i karrierës duhet që në 9-vjeçare! Pauzë nga gjimnazi në universitet për të punuar
14 Qershor 2021, 20:17Mungesa e studimit të tregut të punës për profesionet më të kërkuara në vend, por kalimi direkt nga gjimnazi në universitet, është një ndër shkaqet kryesore për papunësinë e lartë tek të rinjtë në vend. Ekspertët thonë se që në 9-vjeçare duhet të nisë këshillimi i karrierës, që orienton nxënësit dhe studentët drejt kërkesave të tregut.
-
Guvernatori Sejko takim përmbyllës online me Misionin e FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia drejt përmirësimit
14 Qershor 2021, 12:24Në datën 11 qershor 2021, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe përfaqësues të tjerë të saj, zhvilluan online takimin përmbyllës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë
-
Shifrat e INSTAT/ Rreth 95 mijë shqiptarë të regjistruar si punëkërkues! Grupmosha 16-29 vjeç më e prekur nga papunësia
14 Qershor 2021, 08:46Mbajtja e ekonomisë nën presion nga pandemia COVID-19, ka bërë që të rritet numri i të papunëve, dhe i atyre që kërkojnë të punësohen. Sipas INSTAT numri i punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punës ka arritur në 24 mijë në tremujorin e parë të këtij viti
-
Turizmi e nis vitin 2021 me rënie! BSH: Në periudhën janar-mars turistët shpenzuan 240 mln € në Shqipëri, 106 mln euro më pak se në 2020
13 Qershor 2021, 15:50Industria e turizmit e ka nisur vitin 2021 me humbje krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të këtij viti turistët kanë harxhuar në Shqipëri 240 milionë euro, me një rënie prej 106 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.
-
Përgjysmohet prodhimi i qershisë në Dvoran të Korçës, fermerët: 70 lekë për kg, nuk nxjerrim dot shpenzimet! Drejtori i Bujqësisë: Zgjidhje rritja e çmimit
11 Qershor 2021, 22:29Fermerët në Dvoran të Korçës jo vetëm që nuk kanë marrë sasinë e prodhimit të pritshëm të qershive për shkak të klimës jo të favorshme në kohën e lulëzimit të fruti, por edhe aq sa kanë marrë e shesin me çmime shumë të ulëta pasi nuk ka treg.
-
72% e bizneseve turistike në Vlorë s'lëshojnë fatura në fundjavë, Ibrahimaj: Deklaroni pagat dhe numrin real të punonjësve, shmangni ndëshkimet
11 Qershor 2021, 16:1872% e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit në Vlorë nuk kanë lëshuar fatura për shitjet që kanë kryer. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se informaliteti në këtë sektor është i pranishëm në punësim dhe në deklarimin real të pagave.
-
Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë dhe Huasë me BERZH, 100 milionë euro për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave
11 Qershor 2021, 15:28U nënshkrua sot marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për ASD
-
Rritja e pagave për mësuesit dhe 'bluzat e bardha' çon në 56 mijë lekë rrogën mesatare në vend! Financierët dhe siguruesit më të mirëpaguarit
11 Qershor 2021, 14:20Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare bruto në vend në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 5.2%, ose 56 mijë lekë në muaj. INSTAT raporton se më të paguarit në vend janë ata që kanë pozicione drejtuese në banka.
-
Rritet papunësia në Shqipëri, arrin në 11.9%! Dalin nga tregu mbi 35 mijë qytetarë të punësuar në sektorin bujqësor
11 Qershor 2021, 12:57Edhe pse ekonomia e vendit ka dhënë shenja rimëkëmbjeje pasi të ardhurat janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, tregu i punës duket se është ende nën kthetrat e pandemisë.
-
Rriten me 17 mln euro dërgesat e emigrantëve në janar-mars 2021! BSH: Remitancat në tremujorin e parë ishin 169 mln euro
11 Qershor 2021, 10:12Konkretisht në periudhën janar-mars 2020 remitancat ishin në nivelin 152 milionë euro, kur ende nuk kishte nisur pandemia COVID-19, dhe ende nuk ishin bllokuar ekonomitë botërore. Rritja këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është 17 milionë euro.
-
Në 1 korrik nis fiskalizimi i faturave biznes-biznes! Ministrja Denaj: S’ka gjoba deri në janar 2022
10 Qershor 2021, 16:55Ministrja e Financave Anila Denaj fton të gjitha bizneset të nisin procesin e fiskalizimit pasi nuk do të ketë shtyrje. Sipas ministres deri në fillim të vitit të ardhshëm nuk do të ketë gjoba për shkeljet që mund të konstatohen.
-
Hapet tenderi për projektin për transferimin e përpunimit të mallrave në Porto Romano! Gara mbyllet në 9 korrik me fond 9.3 mln €
10 Qershor 2021, 16:00Është hapur këtë të enjte gara për hartimin e projektit për transferimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave nga Durrësi në Porto Romano. Tenderi vjen pak muaj pas marrëveshjes me Emiratet Arabe për ta kthyer portin aktual të Durrësit në port jahtesh luksoze, për qëllime turistike.
-
Borxhi i jashtëm i vendit u rrit me 297 mln € në tre muajit e parë të vitit! Banka e Shqipërisë: Në fund të muajit mars arriti në 8.8 mld €
10 Qershor 2021, 15:03Borxhi i jashtëm i vendit ka kapur shifra rekord në tre muajit e parë të këtij viti, pasi sipas Bankës së Shqipërisë ai është rritur me 297 milionë euro, krahasuar me fundin e vitit 2020.
-
Kredia e keqe zbret në 7.8%, niveli më i ulët historik! Edhe pa masa lehtësuese qytetarët e bizneset vijojnë të paguajnë këstet
10 Qershor 2021, 13:21Shqiptarët duket se nuk kanë vështirësi për të paguar këstet e kredive pavërsisht pandemisë COVID-19 dhe pasigurisë për të ardhmen. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin prill kreditë me probleme janë ulur në nivelin më të ulët historik në muajin prill.
-
Burimet financiare për frymë më 2020, ja cila janë bashkitë me nivelin më të ulët dhe më të lartë
10 Qershor 2021, 07:36Burimet financiare përfshijnë të ardhurat që mbledhin vetë bashkitë nga taksat dhe tarifat si dhe transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara nga buxheti qendror. Këto para bashkitë më pas i shpenzojnë për nevojat e tyre administrative (paga e shpenzimeve të tjera korente) si dhe për investime kapitale e të tjera (arsim, çerdhet etj).
-
Gazheli takim me ‘Border Force International’: Bashkëpunimi me partnerët, i rëndësishëm në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme
9 Qershor 2021, 19:05Administrata Doganore Shqiptare dhe “Border Force International” të Britanisë së Madhe shumë shpejt do të nënshkruajnë e një Memorandumi Mirëkuptimi në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fuqizimin e kontrollit kufitar për të luftuar trafiqet e paligjshme.
-
Çmimet e larta të vajit dhe zarzavateve rritën inflacionin e majit në 1.8%
9 Qershor 2021, 08:45Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit në muajin maj me 1.8 për qind, ku peshën kryesore e patën çmimet e vajit, zarzavateve dhe shërbimeve e transportit.
-
Banka Botërore rishikon pritshmëritë për rimëkëmbjen ekonomike! Rritja për Shqipërinë do jetë 4.4% dhe jo 5.1%
8 Qershor 2021, 22:51Sipas raportit Ekonomia shqiptare këtë vit do të rritet me 4.4%, nga 5.1% që ishte parashikimi në janar. Po ashtu pritshmëritë janë ulur edhe për vitin 2022 me 0.7% dhe është vlerësuar se rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do jetë 3.7%, aq sa do jetë edhe në 2023