Ekonomi
-
Mbi 11 mijë fatura elektronike janë lëshuar nga 1 janari deri më tani. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, aktualisht janë 1400 bizneset që kanë lëshuar fatura elektronike për entet publike. Fiskalizimi ka nisur zbatimin momentalisht vetëm për bizneset që lëshojnë fatura për shtetin.
18 Shkurt 2021, 18:59 -
'Beteja' për taksat, eksperti Fatos Çoçoli: Taksa e sheshtë favorizon monopolet, progresivja mbron vendin nga rënia ekonomike
18 Shkurt 2021, 18:32Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në studion e Report Tv ka sqaruar se cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e taksës së sheshtë dhe progresive. Por sipas ekspertit ajo progresive, favorizon bizneset e mesme ndërsa taksa e sheshtë zhvendos barrën fiskale nga të pasurit drejt shtresave të tjera.
-
Tregtia ‘mund’ pandeminë! Në janar 2021 eksportet dhe importet rriten krahasuar me 2020! Vijon rënia tek fasoneria
17 Shkurt 2021, 21:44Pavarësisht se vendi është në mes të një pandemie prej disa muajsh, tregtia e mallrave ka pasur rritje gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë kur nuk ishim prekur nga virusi dhe kufizimet.
-
Ndryshon ligji/ Sigurimi për automjetet të caktohet në bazë të shkeljeve që kanë bërë drejtuesit! Deputetët e shtyjnë, është i paqartë
17 Shkurt 2021, 20:46Ka pasur debate në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për aplikimin sistemit bonus-malus, që parashikon se kosto e sigurimit për automjetet të përcaktohet në bazë të riskut që ka çdo drejtues mjeti. Ky projektligj i ri parashikon rritje të vlerës së dëmshpërblimit dhe ulje të afateve për të marrë paratë nga shoqëritë e sigurimit.
-
Hyn në fuqi vendimi/COVID-19, familjeve në nevojë ju dyfishohet ndihma ekonomike deri në qershor 2021
17 Shkurt 2021, 20:32Të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të përfitojnë 2-fishin e saj deri në fund të qershorit të këtij viti. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, dhe tashmë ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare.
-
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2021! KQZ merr 19.6 mln € për identifikimin elektronik! Opozita: Fondi për ta është shumë i lartë
17 Shkurt 2021, 18:03Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e parë të buxhetit 2021. Shkak për këtë rishikim është bërë nevoja për të financuar zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 19.6 milionë euro për identifikimin elektronik. Opozita e ka kontestuar këtë ndryshim me argumentin se buxheti i akorduar për zgjedhjet është shumë i lartë.
-
Qytetet që 'shtrënguan' xhepat përballë COVID! Më kursimtarë banorët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit
16 Shkurt 2021, 18:16Bizneset dhe qytetarët e Tiranës, Durrësit e Elbasanit kanë kursyer më shumë gjatë vitit të kaluar, si pasojë e pasigurisë për të ardhmen që shkaktoi pandemia. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë depozitat në Tiranë janë rritur me 62.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2019. Por pas nuk mbetet as qytetarët e Vlorës, Fierit e Lezhës.
-
Pandemia, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me 33% në 2020
16 Shkurt 2021, 08:18Llogaritë e lidhura me shërbimin e internet banking u rritën me ritme dyshifrore për vitin 2020. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 586 mijë, në rritje vjetore me 33% ose rreth 144 mijë llogari më shumë.
-
COVID rrit përdorimin e kartave bankare, në 2020 u bënë 11 mln pagesa online dhe me kartë
15 Shkurt 2021, 16:31Vitin e kaluar janë kryer 11 milionë pagesa elektronike dhe me karta bankare, duke shënuar një rritje prej rreth 3 milionë krahasuar me vitin 2019. Shoqata e Bankave thotë se pandemia nxiti më shumë pagesat jo me para në dorë
-
Stoku i rimbursimit të TVSH-së ulet në 79.6 mln €, Ministria e Financave: Brenda qershorit 2021 shlyhen detyrimet
13 Shkurt 2021, 18:31Detyrimet e prapambetura të rimbursimit të TVSH-së në fund të dhjetorit 2021 kanë arritur në 79.6 milionë euro nga 91 milionë euro që ishte në 2019. Të gjithë këtë borxh të akumuluar ndër vite administrata tatimore është zotuar ta shlyejë deri në fund të qershorit të këtij viti, ndërsa pjesa më e madhe e borxhit është për 3 kompani të mëdha.
-
Në 2020-ën u rrit qarkullimi i parasë jashtë sistemit bankar, sekretari i Shoqatës së Bankave: Masa më të ashpra për lejet e ndërtimit
13 Shkurt 2021, 17:182020 regjistroi rritje të vlerës së parave që qarkulluan jashtë sistemit bankar, fakt shqetësuar për nivelin e lartë të informalitetit në vend. Për ta frenuar Spiro Brumbulli, sekretar i shoqatës së bankave propozon ashpërsimin e masave për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe vendosjen e një kufiri për qarkullimin e parasë cash nga pikat e këmbimit valutor.
-
COVID dëmtoi financat e familjeve dhe bizneseve, raporti i MF: Familjet që nuk kanë marrë asnjë herë kredi mund të shkojnë drejt huamarrjes
13 Shkurt 2021, 16:47Familjet bizneset e vogla e të mesme kanë janë gjendur në vështirësi financiare gjatë vitit 2020, si pasojë e efekteve të pandemisë. Të ardhurat e tyre janë cenuar nga situata e krijuar dhe mbyllja e aktivitetit ekonomik, që solli rënie të xhiros për sipërmarrjen, rritje të papunësisë dhe më pak të ardhura në xhepin e konsumatorëve.
-
-
Rama për programin ekonomik! Taksa e sheshtë, kryeministri si Draghi: Godet të varfrit, nga 2023 pagat deri në 40 mijë lekë s'do të tatohen
13 Shkurt 2021, 15:55Rama tha se nga viti 2023 ata që marrin deri në 40 mijë lekë pagë, s’do paguajnë tatim, ndërsa ata që marrin mbi 200 mijë lekë do paguajnë 23%. Kreu i qeverisë foli dhe për investimet, ndërsa përmes deklaratës së kryeministri të ri italian tha se taksa e sheshtë godet të varfrit.
-
Kreditë me probleme mbetën 8.1% në 2020! Shoqata e bankave: Këtë vit rritja pritet 1-3 %! S’do jenë efektet e krizës së 2008-ës
12 Shkurt 2021, 16:35Pavarësisht parashikimeve negative, kredia me probleme nuk regjistroi rritje vitin e kaluar dhe kjo sipas Spiro Brumbulli sekretar i shoqatës së Bankave, erdhi nga ristrukturimet e kredive. Por ai shprehet se këtë vit kredia e keqe mund të rritet deri në 3%.
-
Programi i PS që synon mandatin e 3-të, taksohen pagat mbi 40 mijë lekë, në fokus shtresa e mesme! Socialistët rikthejnë propozimet e Braçes
11 Shkurt 2021, 20:20Rishikimi i taksimit progresiv për pagat do të jetë pjesë e programit të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Burime nga qeveria konfirmojnë për REPORT TV se nuk do të ulen shkallët e tatimit por do të ndryshohen fashat e pagave që tatohen. Ky vendim që do të jetë pjesë e programit është propozuar nga Erjon Braçe në vitin 2018.
-
Pandemia rriti shpenzimet me 9% në vitin 2020! Defiçiti buxhetor arrin në 896.4 mln euro
11 Shkurt 2021, 19:05Rritja e kërkesave për të financuar nevojat e pandemisë COVID-19, ka rritur shumë shpenzimet, borxhin dhe defiçitin e qeverisë. Në 12 muajit e vitit të kaluar shpenzimet arritën në 536.6 miliardë lekë me një rritje prej 9 % ose rreth 44.4 miliardë lekë ose 359,6 milionë euro më shumë se në vitin 2019.
-
Buxhetit humbi 281,2 mln euro nga pandemia në 2020! Ministria e Financave: Rënia më e fortë te tatimi mbi fitimin dhe tatimi i të ardhurave personale
11 Shkurt 2021, 14:59Dalin të dhënat përfundimtare të të ardhurave të mbledhura në vitin 2020. Në vitin e pandemisë janë tkurrur të ardhurat me 34,7 miliardë lekë ose 281,2 milionë euro krahasuar me vitin 2019.
-
Pasiguria nga pandemia është e lartë! BSH liston rreziqet e ekonomisë: Marrim masa shtesë nëse situata përkeqësohet
11 Shkurt 2021, 14:03Banka e Shqipërisë është optimiste se viti 2021, do të shënoi një rikuperim të ekonomisë së vendit, pavarësisht se jemi të rrethuar nga pasiguritë si pasojë e pandemisë. Sipas saj ekonomisë edhe këtë vit i kanosen 4 rreziqe kryesore, siç janë vijimi i kursimit nga qytetarët, ngadalësimi i rindërtimi, varësia nga ekonomia e huaj dhe ngadalësimi i vaksinimit.
-
COVID-19 'detyron' OSSH-në të lexojë matësit e energjisë 1 herë në 2 muaj! ERE miraton vendimin deri në qershor, muaji që nuk lexohet do faturohet sa në 2020
10 Shkurt 2021, 21:21Matësit e energjisë elektrike deri në qershor të këtij viti do të kontrollohen nga punonjësit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes një herë në dy muaj. Vendimi është marrë nga ERE si pasojë e pandemisë COVID-19. Për muajin që nuk do të lexohet matësi klienti do të paguaj aq sa ka paguar në të njëjtin muaj të viti 2020.
