Ekonomi
-
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së z. Adrian Çela inspektuan sot një zonë të qytetit të Tiranës në të cilën ka nisur investimi për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes. Investimi që kap vlerën e 550 mijë dollarëve, shtrihet nga Selita deri në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe më tej deri në rrugën e Kavajës. Ky investim do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për rreth 15 mijë konsumatorë.
VIDEO 23 Shtator 2015, 12:21
-
Rama: Brenda 5 viteve qytetarët
23 Shtator 2015, 10:13
do ta kenë shtetin në telefonQeveria shqiptare nënshkroi sot një marrëveshje prej 32 milionë dollarësh me Bankën Botërore për reformën në shërbimet publike. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se projekti do të eliminojë korrupsioni si dhe dotë bëjë të mundur që të gjitha shërbimet të kryhen në mënyrë elektronike.Brënda 5 vitesh tha ai qytetari do të mund të kryejë të gjitha shërbimet publike me anë të telefonit të tij. Kryeministri nuk kurseu as falenderimet për Bankën Botërore duke u shprehur "kemi bërë BB në Shqipëri një institucion shumë më të shpejtë dhe shumë më efiçent"
VIDEO -
Banka e Shqipërisë: Të ardhurat
23 Shtator 2015, 10:17
nga aktiviteti valutor u rritën me 40%Bankës së Shqipërisë, bëri të ditur në raportin e publikuar së fundi mbi statistikat në sistemin bankar se, të ardhurat nga aktiviteti valutor për këtë periudhë të vitit, përbënë gjithsej 40% të së ardhurave, ndërkohë që në vitin 2012 ky tregues shënonte nivelin 25%.
-
Rikthehet tradita e kultivimit
22 Shtator 2015, 23:00
dhe prodhimit të gështenjësRrethi i Tropojës ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan,me një sipërfaqe prej 2000 ha, duke u shtrirë kurorë Alpeve përmbi qytetin “Bajram Curri”, bjeshkëve deri në Dragobi, e vazhdon me Bujan, Tpla, masivet në vargmalet e Shkëlzenit në Tropojë, për të përfunduar në kurorën e Brisës, kufi me Toplanën, përngjatë Kaponit, Gjonpepaj, Bëtoshë, Korja e Merturit në Nikaj Mertur.
-
Mos paguaj pa kupon! PS dhe
22 Shtator 2015, 21:18
PD rrëzojnë propozimin e RamësKomisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e kryeministri Rama sipas të cilit konsumatorët mund të marrin mallin pa paguar nëse nuk u jepet kuponi tatimor. Ndryshimi ligjori propozuar nga Qeveria, por u kundërshtua nga vetë nga deputetët socialistë ku votën kundër e dhanë dhe aleatët e LSI-së. Ata e përkufizuan këtë propozim si të pakuptimtë.
VIDEO -
Fino në një zë me opozitën, kritika
22 Shtator 2015, 17:53
për ligjin për eficencën e energjisëProjektligji i qeverisë për eficencën e energjisë ka marrë kritika jo evtëm nga opozita por edhe nga përfaqësues të mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Deputeti Bashkim Fino, ashtu si demokrati Eduard Halimi shprehet kundër ngritjes së fondit për eficencën.
VIDEO -
Rama: S'ka amnisti për askënd
22 Shtator 2015, 11:23
që shkel ligjin, vetëdeklaroni sotKryeministri Rama i pranishëm në forumin e biznesit Shqipëri-Itali i ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve të deklarojnë mallrat ilegale të parregjistruara si pasojë e evazionit egzistues në vite pasi nuk do të këtë amnisti për askënd që shkel ligjin.Ai i bëri thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë sot pasi nesër do të jetë shumë vonë.
VIDEO -
Defekt në sistemin online, gjobiten
22 Shtator 2015, 10:18
pa të drejtë 90% e biznesëve, do falenPër shkak se u shoqërua me një fushatë krejt të dobët sensibilizimi sistemi i ri online i tatimeve që ka nisur aplikimin që në muajin janar të këtij viti ka gjobitur masivisht biznesin. Nga burimet zyrtare në Ministrinë e Financave numri i tatimpaguesve që janë dënuar me gjoba për mosdeklarim në afat të deklaratave tatimore është thuajse 90%.
VIDEO -
TAP hap konkursin për furnizimin me
22 Shtator 2015, 10:25
fibra optikë, fituesit në punë në 2016Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka njoftuar se është hapur konkursi për kontratat e para-kualifikimit për furnizimin dhe shpërndarjen me fibra optikë, të sistemit të Kontrollit Mbikëqyrës dhe Matjes së të Dhënave (e njohur me emrin SCADA).Këto janë kontrata përfundimtare që do jepen nga TAP për ndërtimin e projektit, me kusht që kompanitë të sjellin sendet e duhura (në këtë rast mjetet).
-
Aksioni kundër informalitetit
21 Shtator 2015, 18:24
qeveria zbret në terren “spiunët”Bizneset do të survejohen në mënyrë të fshehtë nga persona të veçantë nga tatimet për të denoncuar abuzimet nga biznesi. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka paraqitur një tjetër masë në luftën kundër të informalitetit, ku persona të caktuar do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë subjektet tatimpaguese.
VIDEO
Luftë informalitetit! Cani: Po bëjmë reformë të thellë fiskale -
Gjiknuri në Komisionin e Ligjeve:
21 Shtator 2015, 16:46
Jo monopoleve në tregun e gazitMinistri i Energjitikës, Damian Gjiknuri deklaroi të hënën në Komisionin e Ligjeve se do të hartohet masterplani për të mos patur operator monopol në shpërndarjen e gazit për konsumatorët apo dhe për industrinë.
-
Urdhri/ Taksë doganore për këdo
21 Shtator 2015, 16:14
transporton naftë me motor në kufiPërmes një Urdhri të publikuar në fletoren zyrtare, Këshilli i Ministrave përcakton se do të përjashtohen nga taksat e importit të karburanteve vetëm sasitë e gjendura nëpër serbatorët normalë (me kusht që sasia mos të jetë më e madhe se 200 litra)
-
Rama: U rrit me 826 për qind
21 Shtator 2015, 16:08
numri i bizneseve të regjistruaraKryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka paraqitur rezultatin e luftës ndaj evazionit. Sipas Ramës numri i bizneseve të regjistruar është rritur me 826 për qind, pse 11.055 biznese më shumë se në shtatorin e vitit 2014
-
Bizneset kundër taksës për rrugën
21 Shtator 2015, 13:26
e kombit: Dëmton ekonominëBizneset të cilat kanë aktivitet tregtar Shqipëri-Kosovë, kundërshtojnë taksën që pritet të vendoset në Rrugën e Kombit. Sipas tyre, kjo taksë do t‘i dëmtojë ekonomikisht si një tjetër barrierë që pengon zhvillimin e tregtisë me Shqipërisë dhe Kosovës.
VIDEO -
Aksioni, cilat janë mallrat që nuk
21 Shtator 2015, 13:00
mund të konfiskohen nga TatimetQë nga 1 shtatori, aksioni kundër informalitetit ka bërë që shumë mallra të konfiskohen nga tatimet. Por mes mallrave që sekuestrohen, inspektorët e tatimeve nuk mund t’ju marrin veshjet, ushqimet si dhe të ardhurat që ju nevojiten për të jetuar.
-
Luftë informalitetit! Cani: Po
21 Shtator 2015, 12:44
bëjmë reformë të thellë fiskaleMinistri i Financave është paraqitur në komisionin e Ekonomisë për të prezantuar ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore. Sipas ministrit Cani nga ana e dikasterit të tij dhe qeverisë është ndërmarrë një reformë e thellë kundër informalitetit. Ai theksoi se 20 për qind e bizneseve u gjetën të mbyllura.
-
Qeveria nuk mbledh të ardhurat e
21 Shtator 2015, 11:53
planifikuara nga tatimet dhe doganatEdhe pse rishikoi buxhetin në muajin korrik, qeveria përsëri nuk arriti të mbledhë të ardhurat e planifikuara nga tatimet e doganat. Sipas treguesve buxhetorë, të sapo publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e munguara për muajin gusht në total arrijnë 25 milionë dollarë. Totali i të ardhurave, edhe pas aktit normativ të qeverisë rezulton 1.1% më i ulët nga buxheti i rishikuar.
VIDEO -
Investitorët e huaj kapërcejnë
21 Shtator 2015, 09:47
Shqipërinë, vërshojnë në MaqedoniPa det dhe pa porte, një vend me siguri të ulët për shkak të konflikteve permanente etnike, Maqedonia është bërë oaz i investitorëve të huaj.Maqedonia nuk ka burime të pasura nafte dhe nuk ka nëntokë plot me minerale, nuk ka det për të zhvilluar biznesin e Turizmit, siç i kemi ne dhe nuk ka popullsi të madhe që të zhvillojë konsumin.
-
Tatimet: Ja me çfarë çmimi do
20 Shtator 2015, 13:30
të blihen mallrat e sekuestruaraAksioni kundër informalitetit është shoqëruar dhe me një projektligj të ri për procedurat tatimore, që tashmë qeveria e ka çuar për miratim në Kuvend. Bëhet fjalë për projektligjin për procedurat tatimore, i cili parashikon konfiskimin e të gjithë mallit, në rastet kur e keni pa dokumentet tatimore.
-
Shtatori, 827% biznese më shumë
20 Shtator 2015, 12:57
të regjistruara se një vit më parëAksioni kundër informalitetit ka dhënë rezultatet të menjëhershme duke shënuar rritje të lartë të rregjistrimeve të bizneseve. Vetëm në gjysmën e parë të këtij muaji janë regjistruar 11,055 biznese (ose 826.9%) më shumë sesa shtatorin e plotë të vitit 2014 dhe 11,531 (1339.3%) më shumë sesa viti 2013.
VIDEO
