Ekonomi

  • Abuzimet në Ministrinë e Ekonomisë, në dhënien me koncesion të minierave dhe hidrocentraleve kanë rezultuar me dëme alartamente për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Pas një kontrolli disa mujor, KLSH ka vërejtur shkelje me vlerë 18 milion eurosh. Kërkon ndjekje penale për 5 drejtues të lartë.
  • EUROSTAT: BE dhe Eurozona
    rritje zero në tremujorin e parë

    Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk është rritur aspak gjatë tre muajve të parë të këtij viti, as në Eurozonë dhe as në 27 vendet e BE-së, të marra sëbashku. Këtë e njofton sot agjencia evropiane e Statistikave, Eurostat.

  • Biznesi kundër draftit
    të Bodes për tatimet

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është shprehur kundër ndryshimeve të fundit në ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 ″Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, për të cilat, me sa duket, qeveria nuk ka marrë mendimin e grupeve të interesit.

  • Bie euro, tani nën
    nivelin e 1.28 dollarëve

    Euro shënon ulje të vlerës, ndërkohë që po shtohen së tepërmi paqartësitë lidhur me fatin e Greqisë dhe qendrimine saj në eurozonë. Monedha e përbashkët ka zbirut në mesditë nën nivelin e 1.28 dollarëve amerikanë, niveli më i ulët i këtyre katër muajve të fundit, duke reflektuar dobësinë e ekonomisë evropiane.

  • Fazlliç rikthehet në
    Bosnje me Tom Rixhin

    Ridel në skenë në Ballkan Damir Fazlliçi. Sipas shtypit të Bosnjes, ai është parë në Sarajevë, shoqëruar me kreun e Korporatës Elektroenergjetike të vendit dhe me politikanë të partisë në pushtet, në të njejtën ditë kur Tom Ridge ka takuar ministrin e Jashtëm.

  • Bursat nuk e rimarrin veten
    pas “të hënës së zezë”

    Kanë nisur sërish në minus seancën e ditës së martë të gjitha bursat e Evropës, ndërkohë që orën e parë të transaksioneve të gjithë e kishin filluar pozitivisht. Mbi të gjitha vendet peshon perspektiva e pafavorshme, që lidhet me krizën politike në Greqi. Ndërkohë, Bursa e Athinës shënon rritje me 1 për qind në fillim të transaksioneve, pasi kishte rrëshqitur në minus 6% ditën e djeshme.

  • Ekonomia, Gjermania shënon rritje
    të lehtë, Franca në vend numëro

    Ekonomia e Gjermanisë ka shënuar rritje përgjatë tre muajve të parë të këtij viti me një përqindje përtej asaj që parashikohej. Shifrat zyrtare tregojne per nje rritje prej 0.5% të GDP. Nga ana tjeter ekonomia e Francës nuk ka shënuar rritje gjatë tremujorit të parë te pare te ketij viti.

  • Juncker: Gjithcka për të
    mbajtur Greqinë në Eurozonë

    “Do të bëjmë gjithcka për të mbajtur Greqinë në Euro. Askush nuk është kundër këtij qëllimi”. Kjo ka qënë deklarata e kreut të Eurogrup Jean-Claude Juncker, në përfundim të mbledhjes së Eurogrup në Bruksel. Ndërkaq agjencia ndërkombëtare Moody jep njëvlerësimin negativ për performancën e 26 banka italiane.

  • Financat: Në 3 muaj, borxhi
    publik u rrit 110 mln euro

    Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit pranë ministrisë së Financave, nga 31 dhjetori 2011 deri ditën e fundit të marsit të këtij viti, borxhi publik i vendit është rritur 2 për qind, ose 110 milionë euro më shumë.
    PDF - Borxhi Publik, raporti i Ministrisë së Financave

  • Këmbimi valutor, fiton pikë kundrejt euros

    Një euro këmbëhet me 139.33 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke u kuotuar 0.11 pikë më lart në raport me të premten e javës së kaluar.

  • Qeveria nxjerr në shitje 113 milionë euro letra me vlerë

    Në dy ankande, që do të zhvillohen gjatë ditëve të kësaj jave, qeveria shqiptare do të rritë borxhin e saj të brendshëm me një shumë, të konvertuar në mbi 113 milionë euro.

  • Humbjet në Shqipëri, bien
    aksionet e CEZ në bursë

    Grupi çek CEZ ka shënuar rënie të vlerës së aksioneve, pasi banka e madhe zvicerane UBS AG e shpalli si një ndër kompanitë që nuk mund të hyjnë në listën e preferuar për të investuar. Kjo njihet edhe si dalje në “listën e zezë”.
    Humbjet 500 mln $, CEZ gati padi ndaj qeverisë
    Konflikti me qeverinë CEZ u ankua edhe te BB

  • Dështon politika fiskale,
    u shpall 5 vjet më parë

    Në një takim, që shoqatat përfaqësuese të bizneseve patën në fund të muajit mars 2007, pikërisht pesë vjet më parë, ato sollën argumente në lidhje me hapësirat e mëdha për interpretim që kishte vendimi i Këshillit të Ministrave, mbasi, nga njëra anë, i nxit tatimpaguesit drejt shmangies nga deklarimi dhe pagimi i kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe i tatimit mbi të ardhurat personale dhe, nga ana tjetër, shërben si parakusht për qëndrime arbitrare dhe presion të zyrtarëve tatimorë mbi tatimpaguesit, çka do të çonte në një mjedis tipik korruptiv. Por, një protestë e tillë nuk është marrë parasysh nga qeveria.

  • Tërhiqet qeveria, anulohet
    vendimi për pagat e referencës

    Qeveria tërhiqet nga vendosja e pagave të referencës në sektorin privat pas 5 vitesh aplikimi. Në argumentat e këtij vendimi për ministrat dhe qeverinë, theksohet se vendimi i vitit 2007 e ka humbur tashmë efektin.

  • Komisioni Europian:
    Ekonomia  do tkurret me 1.3%

    Ekonomia e Eurozonës pritet të tkurret këtë vit me 0.3% në të 17 vendet që përdorin euron. Ky është parashikimi Komisionit Europian sipas të cilit rritja ekonomike për vendet e Eurozonës do të ndodhë vetëm në 2013 me 1.0%.

  • Berisha sulmon opozitën:
    Nuk investoi në zonat e thella

    “Mungesa e investimeve në zonat e thella ishte doktrinë e parardhësve tanë”. Kështu sulmoi sot opozitën kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së komitetit të zhvillimit rajonal.

  • Humbjet, CEZ gati padi
    ndaj qeverisë shqiptare

    CEZ Shpërndarje kërcënonë me padi në arbitrazhin ndërkombëtar qeverinë shqiptare për mosrespektim të termave të kontratës së lidhur më 2009, kur OSSH është privatizuar. Kjo padi ka lidhje edhe me një fond garancie në masën 60 mln euro. Kompania CEZ Shpërndarje, degë e grupit CEZ, ka llogaritur se, si pasojë e mospranimit nga institucionet e shtetit shqiptar të kërkesës së saj për rritje të tarifës për klientët fundorë, ajo do të ketë më shumë se gjysëm miliardi dollarë humbje në tre vjet.

  • Kriza politike, euro bie
    nën kuotën e 1.3 dollarëve

    Valuta e përbashkët europiane duket se po ndjen presionin e krizës politike greke. Euro po tregtohet në bursat ndërkombëtare poshtë nivelit psikologjik të 1.30 dollarëve.

  • KLSH: Ministri Sokol Olldashi
    favorizoi privatët e kolaudimit

    Ministria e Transporteve i ka “dhuruar” kompanisë private koncensionare, që kryen kolaudimet e automjeteve, një shumë prej 153 milionë lekësh të vjetra, e cila, sipas ligjit, duhej të kalonte në arkën e shtetit. Kjo del nga raporti i KLSH për tremujorin e parë të këtij viti

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv