Ekonomi

  • Shqipëria merr pjesë në ‎Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Paris, një nga më të rëndësishmit në Europë dhe më i madhi në Francë.
  • Sejko: BSH, masa për garantimin
    e stabilitetit financiar të vendit

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në takimin e 34-t të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.I zhvilluar në Tbilisi, Gjeorgji, ky takim drejtohej nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Gjeorgjisë, Giorgi Kadagidze dhe në të merrnin pjesë drejtuesit e bankave qendrore të 23 vendeve anëtare të Klubit.

  • Bien drastikisht eksportet  
    17,6% ulje në raport me 2014

    Eksportet kanë shënuar një rënie drastike gjatë muajit gusht, duke u ulur me 17,6 % në krahasim na bazë vjetore dhe 32,1 % në krahasim me Korrik 2015. 

  • Informaliteti/ Shkodër, përplasen
    drejtori dhe ish-drejtori i tatimeve 

    Ish drejtori rajonal i tatim-taksave në Shkodër Mark Laloshi dhe drejtori aktual Hysen Hysa kanë debatuar në distancë për aksionin e ndërmarrë në luftën ndaj informalitetit. Ish-drejtori Laloshi e quan të dhunëshëm aksionin.

  • Cani te 5 pyetjet: FMN na kërkoi
    të rrisnim taksat, nuk pranuam

    Ministri i Financave Shkëlqim Cani thekson se FMN i ka sygjeruar qeverisë të rrisë taksat ndërkohë shton ai nuk ka qënë i informuar se për cfarë kegorie të tyre të ketë rritje. I fuar në 5 pyetje nga Babaramo ai thekson se qeveria nuk e pranoi propozimin por mori një vendim vetëm të sajin lidhur me këtë çështje.Gjatë intervistës ministri preku edhe një sërë cështejesh të tjera që shqetësojnë ekonominë shqiptare, si norma e interesit afera e CEZ, kontratën me Croën Agents, energjinë elektrike,koncensionet e Rapiscan si dhe situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.  VIDEO

  • Drejtoresha e Bankës Botërore:
    CEZ çështje e brendshme juaja

     CEZ-i është një cështje e brendshme e vendit. Kështu u shpreh shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik Rajonal

  • Marrëveshja me CEZ perfekte! Kopac
    "Të jeni të lumtur që çështa u mbyll"

    Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac, deklaroi të hënën se Sekretariati mbështeti arritjen e marrëveshjes mes kompanisë çeke ÇEZ dhe qeverisë shqiptare, ndërsa komentoi se ajo jepte një zgjidhje të kënaqshme për të dy palët.  VIDEO

  • Gjobat e reja tatimore mund të jenë
     në shkelje të së drejtës Europiane

    Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim në ligjin për procedurat tatimore, ku gjobat për shkelje të ndryshme tatimore u dhjetëfishuan në krahasim me ligjin e mëparshëm, masa me të cilat qeveria thotë se synon të luftojë evazionin fiskal. ​Por ekspertë të ekonomisë vunë në pikëpyetje logjikën e këtyre mvesave, duke theksuar se mund të konsiderohen edhe si shkelje e parimeve të së drejtës Europiane.

  • "Kontrata për puset e naftës në
    Zvërnec parashikon rehabilitimin" 

    Dy ditë pas protestave të banorëve të Nartës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar me detaje nisjen e punimeve për puse nafte në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Sipas ministrisë, kompania San Leon Durrësi BV ushtron veprimtarinë e saj në fushën e zbulimit të hidrokarbureve prej vitit 2004, ndërsa marrëveshja e fundit është amenduar në vitin 2013.

  • E përditshmja "Merkur": Ja sa
    euro merr 1 azilkërkues në Gjermani

    Në një artikull, e përditshmja gjermane Merkur ka përmbledhur të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me refugjatët e ardhur në Gjermani, ku theksohet edhe mbështetja materiale për to.

  • ARMO, në “lojë” hyn një
    kompani amerikane nga Teksasi

    Burime nga Ministria e Ekonomisë kanë pohuar për Monitor se një kompani amerikane është e interesuar për të blerë sipërmarrjen e përpunimit të naftës ARMO. Ja kujt i ka borxhe ARMO (37 milionë euro në bankat vendase)…

  • BB: Pro aksionit kundër evazionit 
    por të mos preken shtresat e varfra

    Banka Boterore perkrah qeverine shqiptare ne aksionin kunder informalitetit, por i kerkon qeverise shqiptare te siguroje mekanizma qe mbeshtesin shtresat e varfera qe preken. Kreu i Bankes Boterore, Tahseen Sayed theksoi se ne vend pritet te kete nje renie te konsumit dhe ulje te norms se zhvillimit ekonomik te vendit..  VIDEO

  • Ministria: Ja si të mbroheni nga
    abuzimet e agjencive të udhëtimit
    PDF/Shpjeguesi i paketave të udhëtimit

    Broshurë për kushtet e kontratës që duhet të respektojnë kompanitë.Agjencitë shqiptare të udhëtimit nuk i garantojnë qytetarëve elementët bazë që duhet të ketë një kontratë e këtij shërbimi: transparencën e informacionit, përgjegjësinë e organizatoreve/shitësve, sigurimin në rastet e falimentimit, por çështë më e rëndësishmja, mungojnë kontratat me shkrim pas akordit të palëve

  • Preçi: Aksioni nuk duhet të niste me
    biznesin e vogël,do rritet papunësia

    Për ekspertet e ekonomisë aksioni kundër informalitetit do të sjellë rritjen të numrit të papunësisë. Zef Preci ne një interviste për shqiptarja.com thotë shtimi i numrit të biznesve të regjistruara në QKR tregon shkallën e lartë të informalitetit. VIDEO 

  • Braçe: Biznesi të vetëdeklarojë
    mallin para kontrollit tatimor 

    Bizneset kanë afat për deklarimin e mallit ilegal deri më 31 dhjetor, për të mos u penalizuar. Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe shpjegon se ky vendim nuk është amnisti. Sipas tij biznesi duhet të vetedeklarojë mallin para kontrollit tatimor.  VIDEO

  • ​Meta në panairin ushqimor në
    Skrapar: Do të hapen vende pune

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në panairin e produkteve ushqimore të Skraparit, të kthyer tashmë në një event tradicional. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetë të LSI-së për Qarkun e Beratit dhe Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu.  FOTO

  • Cani: Shqipëria në tregjet Europiane  
    do kërkojë borxh deri në 500 mln euro

    Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore Europiane nga nesër dhe për 3 ditë të tjera për të kërkuar të marrë një borxh që varion nga 300­-500 milionë euro. Vetë ministri Shkëlqim Cani e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp të paradites së sotme, 26 shtator 2015.

  • Minsitria: Vetëkorigjimet, ja
    çfarë do të deklarojnë bizneset 

    Çdo subjekt që do të vetëkorrigjojë deri më 31 dhjetor vullnetarisht deklarimin tatimor të mallrave që ka gjendje, do çlirohet nga gjobat ashtu si dhe nga ndjekje penale. Sipas Ministrisë së Financave, çdo subjekt që ka atualisht në inventar mallra të pashoqëruara me faturë TVSH-je, do mund të paraqesë një deklaratë të re tatimore ku të pasqyrohen të gjitha këto mallra...  VIDEO

  • 1 mld $ kredi të bllokuara, ekspertët
    "Ekonomia në rrezik, ktheni paratë"

    Borxhi prej 125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë që bizneset dhe individët i kanë bankave është një nga kërcënimet më të mëdha për ekonominë e vendit. Më shqetësues është fakti se 56% e këtij borxhi, afro 70 miliardë lekë është vetëm borxhi i pakthyer nga 35 korporata të mëdha në vend të cilat po keqpërdorin kapitalet e qytetarëve shqiptarë.

  • Ligji i ri, Shehaj: Falet kush
    deklaron të dhënat deri në dhjeto

    Që prej nisjes së operacionit kundër evazionit fiskal, janë kontrolluar në total 47 mijë biznese, ndërkohë që debitorëve do t’u mbahet 50% e xhiros, deri në shlyerjen e borxhit tatimor. Në një deklaratë për mediat, kreu i tatimeve Brisida Shehaj theksoi se të gjithë subjektet me shkelje kanë një shans t’u shpëtojnë ndjekjes penale e gjoba, duke vetëkorrigjuar deklaratat tatimore.   VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv