Ekonomi

  • Në tremujorin e dytë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, njftoi INSTAT. 
  • Raporti/ AMF: Të ardhurat nga
    sigurimet u rritën me 18.7 për qind

    Gjatë periudhës Janar Gusht të vitit 2015 janë shënuar rritje të të ardhurave nga sigurimet e automjeteve, të sigurimit vullnetar dhe të sigurimit të pronës. Në raportin e miratuar prej Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare shënohet ulje e sigurimeve kufitare

  • Bizneset, rriten tarifat në
    QKR për marrjen e ekstrakteve

    Këshilli i Ministrave ka ndryshuar tarifat për marrjen e ekstrakteve të historikut pranë Qëndrës së Regjistrimit të Bizneseve. Vendimi më i fundit i qeverisë parashikon se lëshimi i një ekstrakti me 1-20 fletë do të kushtojë 100 lekë, nga 21-100 fletë do të kushtojë 500 lekë dhe më shumë se 100 fletë kushton 1000 mijë lekë të reja.

  • Bizneset detyrohen të paguajnë
    edhe skanimin që nuk ekziston

    Bizneset në Shqipëri janë të detyruara nga 7 shtatori i këtij viti të paguajnë një tarifë prej 22 eurosh për deklaratë doganore, pagesë e cila shkon për llogari të kompanisë koncesionare “S2 Albania”, një kontratë që teorikisht do të ndihmonte autoritetet të luftonin kontrabandën dhe evazionin fiskal si dhe do të përmirësonte sigurinë duke shmangur rrezikun e transportit të mallrave të rrezikshme si armë apo eksplozivë. 

  • "Bankat të denoncojnë bilancet 
     e dyfishta ose ndjekje penale"

    Intervista/ Drejtoria e Përgjithshëm e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka paralajmëruar bankat tregtare se çdo rast mosdeklarimi i paraqitjes së bilanceve të dyfishta nga ana e subjekteve që aplikojnë për kredi, do sjellë ndjekjen penale të personave përgjegjës. Flet per Shqiptarja.com kryetari Gent Gazheli.

  • Skandali i CEZ, reagimi i SHBA
    "Hetimi u takon shqiptarëve"
     

    Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur interesit të Shqiptarja.com për të mësuar qëndrimin zyrtar të saj pas kërkesës së kryeparlamentarit Meta i cili tha se se duhet një hetim nga prokurorë amerikan mbi çështjen e CEZ-it. Zëdhënësi: SHBA ju ndihmon përmes ekspertëve të OPDAT. Prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime
    VIDEO
    Bode: Ja letra e Bankës Botërore që fsheh qeveria /Dokumentet

  • Bashkimi Europian akordon 71
    milionë euro për bujqësinë shqiptare

    Bashkimi Europian ka akorduar për zhvillimin dhe Mbeshtetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 71 milion euro, deri në vitin 2020. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural ( DG-Agri ), Jersy Plewa firmosën të enjten në Bruksel në ambjentet e Komisionit Europian, marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.  VIDEO

  • FT na ironizon: Dalje e rrallë në 
    tregun e eurobondeve me vende si...

    Edhe Reuters shkruan se ‘road show’ me investitorët fillon në 28 shtator….

  • Celularët, importuesit duhet të 
    raportojnë online numrat IMEI

    Për të adresuar problematikën disavjeçare në tregtinë e telefonave celularë është shtuar një nen i veçantë në ligjin e procedurave tatimore ku përcaktohet ngritja e Bazës së të Dhënave të Numrave IMEI dhe detyrimi i tatimpaguesve për të populluar me të dhëna këtë bazë.

  • Naftë pa cilësi dhe bombola  pa
    kriter, IQT gjobë 98 karburanteve

     98 karburante janë gjobitur nga Inspektorati Qendror Teknik. Mbushja e bombolave të gazit jashtë kritereve ligjore tregtimi i naftës dhe benzinës me përmbajtje e squfurit jashtë normës së lejuar, janë disa nga shkeljet që kanë gjetur inspektorët e IQT.  VIDEO

  • Gati nisja e punimeve në pjesën 
     lindore të Unazës së Tiranës

    Ndërkohë që sapo kanë filluar punimet në pjesën e Unazës së Madhe që do të lidhë segmentin aktualisht të përfunduar me atë te zona nga “Pallati me Shigjeta” tek “Kristali”, qeveria ka hedhur hapat e para për përgatitjen e terrenit për ndërtimin e pjesës lindore të këtij segmenti.

  • "Ja cilët janë 4 hapat për të përfituar 
       apartamente me kosto të ulët"

    Enti Kombëtar i Banesave ka publikuar 4 hapat që duhet të hedhin qyterarët për të përfituar apartamente me kosto të ulët.Procedura nis nga aplikimi në bashkinë përkatëse, te miratimi i kredisë me interes të ulët, te përzgjedhja e përfituesve, e deri te struktura e partamentit në bazë të përbërjes familjare.

  • OSHEE nis investimin për rrjetin 
    e shpërndarjes Selitë - V.Shanto

    Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së z. Adrian Çela inspektuan sot një zonë të qytetit të Tiranës në të cilën ka nisur investimi për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes. Investimi që kap vlerën e 550 mijë dollarëve, shtrihet nga Selita deri në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe më tej deri në rrugën e Kavajës. Ky investim do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për rreth 15 mijë konsumatorë.  VIDEO

  • Banka e Shqipërisë: Të ardhurat
    nga aktiviteti valutor u rritën me 40%

    Bankës së Shqipërisë, bëri të ditur në raportin e publikuar së fundi mbi statistikat në sistemin bankar se, të ardhurat nga aktiviteti valutor për këtë periudhë të vitit, përbënë gjithsej 40% të së ardhurave, ndërkohë që në vitin 2012 ky tregues shënonte nivelin 25%.

  • Rama: Brenda 5 viteve qytetarët
    do ta kenë shtetin në telefon

    Qeveria shqiptare nënshkroi sot  një marrëveshje prej 32 milionë dollarësh me Bankën Botërore për reformën në shërbimet publike. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se projekti do të eliminojë korrupsioni si dhe dotë bëjë të mundur që të gjitha shërbimet të kryhen në mënyrë elektronike.Brënda 5 vitesh tha ai qytetari do të mund të kryejë të gjitha shërbimet publike me anë të telefonit të tij. Kryeministri nuk kurseu as falenderimet për Bankën Botërore duke u shprehur "kemi bërë BB në Shqipëri një institucion shumë më të shpejtë dhe shumë më efiçent"
    VIDEO

  • Rikthehet tradita e kultivimit
    dhe prodhimit të gështenjës

    Rrethi i Tropojës ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan,me një sipërfaqe prej 2000 ha, duke u shtrirë kurorë Alpeve përmbi qytetin “Bajram Curri”, bjeshkëve deri në Dragobi, e vazhdon me Bujan, Tpla, masivet në vargmalet e Shkëlzenit në Tropojë, për të përfunduar në kurorën e Brisës, kufi me Toplanën, përngjatë Kaponit, Gjonpepaj, Bëtoshë, Korja e Merturit në Nikaj Mertur.

  • Mos paguaj pa kupon! PS dhe
    PD rrëzojnë propozimin e Ramës

    Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e kryeministri Rama sipas të cilit konsumatorët mund të marrin mallin pa paguar nëse nuk u jepet kuponi tatimor. Ndryshimi ligjori propozuar nga Qeveria, por u kundërshtua nga vetë nga deputetët socialistë ku votën kundër e dhanë dhe aleatët e LSI-së. Ata e përkufizuan këtë propozim si të pakuptimtë.  VIDEO

  • Fino në një zë me opozitën, kritika 
     për ligjin për eficencën e energjisë

    Projektligji i qeverisë për eficencën e energjisë ka marrë kritika jo evtëm nga opozita por edhe nga përfaqësues të mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Deputeti Bashkim Fino, ashtu si demokrati Eduard Halimi shprehet kundër ngritjes së fondit për eficencën.  VIDEO

  • Rama: S'ka amnisti për askënd
    që shkel ligjin, vetëdeklaroni sot

    Kryeministri Rama i pranishëm në forumin e biznesit Shqipëri-Itali i ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve të deklarojnë mallrat ilegale të parregjistruara si pasojë e evazionit egzistues në vite pasi nuk do të këtë amnisti për askënd që shkel ligjin.Ai i bëri thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë sot pasi nesër do të jetë shumë vonë.  VIDEO

  • TAP hap konkursin për furnizimin me
    fibra optikë, fituesit në punë në 2016

    Trans Adriatic Pipeline  (TAP) ka njoftuar se është hapur konkursi për kontratat e para-kualifikimit për furnizimin dhe shpërndarjen me fibra optikë, të sistemit të Kontrollit Mbikëqyrës dhe Matjes së të Dhënave (e njohur me emrin SCADA).Këto janë kontrata përfundimtare që do jepen nga TAP për ndërtimin e projektit, me kusht që kompanitë të sjellin sendet e duhura (në këtë rast mjetet).

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv