Lajme nga emisionet
-
“Kam aplikuar tre herë te qendra e filmit, jam person ‘non-grata’, hipokrizi që ata fitojnë lekë nga filmi im”. Me këtë deklaratë, regjisori Eduart Grishaj ka treguar skandalin që ndodh me prodhimin e filmave në kinematografinë Shqiptare. Teksa ecën, Grishaj rrëfen në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, të gjitha prapaskenat e filmit ‘Sophia’.
19 Nëntor 2022, 22:27 -
‘E ardhmja është vajzë’ nis sot në ekranin e Report Tv! Çdo të shtunë me emocione e rrëfime të grave e vajzave! E nisim me 22 vajzat e ekipit të futbollit të Vllaznisë
19 Nëntor 2022, 14:06Çdo të shtunë në mbrëmje, në orën 21:00 publiku do të përjetojë çaste të forta emocionesh nga rrëfimet e grave dhe vajzave, do të frymëzohet prej tyre e do të gjejë gjithmonë veten dhe gjithçka ai do.
-
Porti i Durrësit/ Hoxha në ‘Pa Protokoll’: Korrupsion! Xhelili: Marrëveshje model, përfitim për Shqipërinë! Cara: Zero Transparencë
18 Nëntor 2022, 22:36Porti i Durrësit ka qenë kryefjala e skenës politike prej më shumë se një jave, por çfarë fshihet pas këtij porti, kush ka të drejtë opozita apo maxhoranca? Ky ka qenë fokusi i diskutimit në emision ‘Pa Protokoll’ në Report Tv nga Anduela Ndreu.
-
‘Alo Dedë a më dëgjon?’, historia e filmit të famshëm! Djali i Dedës së vërtetë rrëfehet në ‘Esencë’ në Report Tv: Se mendonim kurrë që një ditë nuk do të kthehej
18 Nëntor 2022, 19:43Të gjithëve na jehon në vesh dhe madje e kemi kthyer në batutë frazën e famshme të filmit “Rrugë të bardha” ‘Alo Dedë a më dëgjon’? Mbase pak e dinë që kjo histori është e vërtetë, një fillrojtës në malet e fshatin Domgjon në Mirditë mbeti vërtet në shtyllë dhe nuk u kthye dot në shtëpi në mbrëmjen e 31 dhjetorit të viti 1966.
-
Tra për kalim me pagesë në Parkun e Divjakës, Auron Tare për Report Tv: Përplasja pa kuptim, ministrja të bisedojë me banorët! Pa mbështetjen e tyre s’ka menaxhim
18 Nëntor 2022, 18:20Prej ditësh tashmë banorët e Divjakës të mbështetur edhe nga deputetët opozitarë protestojnë kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës. Për aktivistin dhe studiuesin Auron Tare shkuarja e situatës deri këtu është e panevojshme dhe e palogjikshme mbi të gjitha.
-
‘Butrinti’ në ‘Kushtetuese’, Margariti në Report Tv: Opozita po e përdor si zhurmë politike! Brenda vitit nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar
18 Nëntor 2022, 17:59Dy vite e gjysmë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës Elva Maragriti lajmëroi në Report Tv se brenda këtij viti do të nisë ndërtimi i projektit të ri. Po ashtu do të nisë edhe ndërtimi për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
-
Librat e VIP-ave/ Shkrimtari Skeja: Disa librari nuk pranojnë botimet e mia! Berhami: Nuk i themi dot ‘jo’ emrave të njohur! Lekatari: Si e gjejnë kohën për të shkruar?
18 Nëntor 2022, 14:58Librat e VIP-ave dhe autorët profesionistë në Panairin e Librit janë pritur me kritika. Kjo për shkak se autorët e rinj që janë shumë të talentuar nuk arrijnë të kenë hapësirë për të promovuar librat e tyre.
-
Artisti Anastas Nika në gjendje të rëndë shëndetësore, i biri apel për ndihmë në Report Tv: Reagimi juaj i dha kurajë
18 Nëntor 2022, 14:38Artisti i njohur Anastas Nika është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vuan nga një sëmundje e rrallë. Kolegët e tij aktor kërkuan ndihmë nga të gjithë ata që munden që aktori të mund të përballojë medikamentet dhe t’i bëjë ballë kësaj sëmundjeje
-
‘Republika e parë’, rrëfimi i Mero Bazes në ‘Real Story’: Ja si ishte Ibrahim Rugova
17 Nëntor 2022, 23:16‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve.
-
Protesta e Berishës/ Kulluri në 'Real Story': Nuk prodhoi asgjë! Minzhozi: Qeveria nuk rrëzohet me manifestime! Çupi: Berisha po bën lëvizjet e fundit
17 Nëntor 2022, 22:50Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri.
-
Hereni: Ato që kanë probleme BE dhe SHBA s’do mund të blejnë prona në Portin e ri të Durrësit! Akuzat e opozitës, sa për të fituar ca vota
17 Nëntor 2022, 20:06Ndërtimi i Portit të Durrësit, për Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti, do e vë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar në të gjithë botën. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hereni tha se ndryshe nga sa deklaron opozita, toka nuk do i falet arabëve, por do i mbetet shtetit shqiptar.
-
Porti i Durrësit, Xhaferaj në ‘Kontrast’: Korrupsion, pse Rithemelimi heshti për disa muaj! Vangjeli: Ndiq paratë për të kuptuar të vërtetën
17 Nëntor 2022, 19:30Porti i Durrësit ka ‘ndezur’ debatet në politikë mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti demokrat, Ferdinant Xhaferraj ka folur në Report Tv mbi projektin e ri, i cili thotë s e eka denoncuar që në muajin shkurt gjatë një interpelance në Kuvend me ministren Belinda Balluku. Xhaferraj thotë se ky nuk është një projekt strategjik siç pretendon qeveria, por korrupsion i pastër.
-
-
Porti i Durrësit debat në Report Tv! Boçi: PS po përpiqet të fshehë këtë aferë korruptive! Gogu: Vetëm të mira për ekonominë e vendit, port për jahte dhe mallrat
17 Nëntor 2022, 17:40Projekti i Portit të Durrësit ka përplasur edhe në studion e Report TV deputetin demokrat Luçiano Boçin dhe atë socialist Toni Gogun. Të ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, dy deputetët parashtruan qëndrimet e tyre për portin e Durrësit, ku sipas Boçit është një tjetër aferë korruptive e Ramës e cila po përpiqet që të fshihet për shkak të kërkesës për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar.
-
Rikthehet sot në ekranin e Report Tv ‘Pa Protokoll’ nga Anduela Ndreu, çdo të premte në 21:00! Në fokus aktualiteti dhe politika
17 Nëntor 2022, 16:21“Pa Protokoll” rikthehet ne ekranin e Report Tv në sezonin e ri televiziv. Nga data 18 nëntor emisioni politik “Pa Protokoll” do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje nën moderimin e gazetares Anduela Ndreu.
-
Një triller tronditës, Genti Kame boton romanin e tij të parë ‘Kulla’: Skenar edhe për një film
17 Nëntor 2022, 15:52Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ai tha se e nisi në formën e një skenari por më vonë erdhi në duart e lexuesit në formën e një romani thriller.
-
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, Kryemadhi: Të hetohet i Tiranës, përgjegjës Rama e Veliaj! Porti i Durrësit? Skema e 3-të për pastrim parash
17 Nëntor 2022, 12:12Në një kohë kur SPAK lëshoi ditën e djeshme 11 urdhër arreste nga ku arrestoi 5 persona dhe u shpallën 5 në kërkim, për Monika Kryemadhin, detyra e SPAK tani është të hetojë inceneratorin e Tiranës ku përgjegjës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama
-
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, debate në ‘Repolitix’, Beqiri: S’janë asgjë përpara krimeve të Berishës! Baçi: Të hetohet kryeministri
16 Nëntor 2022, 22:2811 urdhër-arrestet e firmosura sot nga SPAK i cili shkaktoi një dëm prej 60 milionë lekë në buxhetin e shtetit solli debat në panelin e të ftuarve në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga
-
Rrëfehet në ‘Esencë ‘Petri i miss-eve’: Ky është çelësi i suksesit të karrierës sime! Mesazhe të ngrohta në studio nga miqtë e ngushtë
16 Nëntor 2022, 20:08Ai është “Petri i miss-eve”. Kjo është nofka që e ka ndjekur që prej angazhimit të tij me spektaklet e bukurisë. Për regjisorin Petri Bozo, rrugëtimi i tij në profesion ka qenë i mbushur me ngjyra, drita prozhektorësh dhe aq shumë bukuri, metaforike ose jo.
-
Porti i Durrësit, Frrok Çupi: Opozita s’ka argument! Mandija: S’dihet kush është investitori! Protesta? Analisti: Berisha po përdor Metën si lepur
16 Nëntor 2022, 18:08Analisti Frrok Çupi e sheh si shterpë protestën e organizuar më 12 nëntor nga dyshja Berisha-Meta e ndërsa anëtarja Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija e sheh si mjetin e vetëm për t’i bërë ballë monizmit të bërë nga kryeministri Edi Rama.