Lajme nga emisionet
-
Juristi Plarent Ndreca ka deklaruar në një intervistë në Report TV se padia që ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ish kryeministri Sali Berisha, i jep këtij të fundit kohë që të jetë aktiv në politikë.
21 Maj 2021, 13:50 -
Ardian Guni, 28-vjeçari krutan që ruan me besnikëri prej 5 brezash traditën e qeleshepunuesve
21 Maj 2021, 12:12Në një kohë që të rinjtë po drejtohen në rrugë që të cojnë në profesionet e të ardhmes, ka të rinj të rrallë e unik që dëshirojnë të ruajnë ende traditën e të parëve. Ardian Guni 28-vjecari krutan ka vendosur që ta vazhdojë me besnikëri këtë traditë që ruhet prej 5 brezave në familjen e tij.
-
Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë
21 Maj 2021, 12:02Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.
-
-
Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale
20 Maj 2021, 21:32Për ish-numrin 2 të partisë Demokratike Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional
-
‘Nuk e do më për nuse, ndaj humbi pa adresë’. Vëllai rrëfen dyshimet për Guri Hoxhën, që shkëputi kontaktet nga Spanja
20 Maj 2021, 17:21Guri Hoxha është një 49-vjeçar nga Berati i cili humbi kontaktet verën e vitit 2015 nga Madridi i Spanjës. Është ky një tjetër rast që sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ vëllanë e tij Luftar Hoxha, me të cilin Guri realizoi telefonatën e fundit.
-
U shpall 'non grata'/ Brizida Gjikondi në Report Tv: Demaskimi dhe zhburrërimi që iu bë Berishës nga SHBA i jep fund tranzicionit! Lajm i madh për shqiptarët
20 Maj 2021, 15:29Një lajm të madh për shqiptarët, Partinë Demokratike dhe mbi të gjitha demokracinë shqiptare. Kështu e ka cilësuar shpalljen 'non grata' nga ana e SHBA-ve të Sali Berishës, aktivistja Brizida Gjikondi.
-
Shurupi i trëndafilit/ Receta nostalgji e kujtimeve të fëmijërisë, ja si ta përgatisni
20 Maj 2021, 11:15Shurupi I trëndafilit zgjon nostalgjinë e kujtimeve të fëmijërisë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” blogerja Sabina Sherifi tregoi recetën tradicionale të shurupit të trëndafilit.
-
Si të ‘kurojmë’ emocionet nëpërmjet aromaterapisë/ Mësoni pikat e akupresionit për efektet më të mira shëndetësore fizike dhe mendore
20 Maj 2021, 11:03Aromaterapia është një praktikë shumë e vjetër, e cila ka benefite të shumta në organizëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” praktikuesja e saj Jori Çomani tha se ka ndikim të fortë edhe në pjesën emocionale.
-
Berisha 'non grata' në SHBA, Fatos Klosi: DASH bëri hapin, që Shqipëria s'e bënte dot! Nuk është më i paprekshëm! Ibsen Elezi: Për mua Saliu nuk shkon në Kuvend në shtator, jep dorëheqjen
19 Maj 2021, 22:04Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se vendimi i SHBA është i kopsitur dhe se provat për akuzat ekzistojnë, pastaj është në dorë të drejtësisë shqiptare se si do të reagojë për rastin. Ai tha se SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk e bënte dot. Ndërsa Ibsen Elezi tha se Berisha vetë nuk ka për të shkuar në Kuvend në shtator për të pranuar mandatin e deputetit pasi do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat.
-
'Minoi demokracinë', Berisha 'non grata' në SHBA, Frrok Çupi: DASH i bëri përcaktimin më të fortë të dhënë për çdo tiran të botës! Fëmijët e tij të dalin para drejtësisë e t'u kthejnë lekët shqiptarëve
19 Maj 2021, 18:42'Berisha me aktet e tij korruptive ka minuar demokracinë' për analistin Frrok Çupi është një nga definicionet dhe përcaktimet më të forta që është bërë deri më sot për çdo tiran të botës. Çupi tha për Report Tv se po të mos ishte SHBA në krahun e Shqipërisë, dinastisë së korruptuar Berisha nuk do i jepej dot fund.
-
Largohet me të bijën në drejtim të paditur, familja e ish-burrit në ’Pa Gjurmë’ : Mohoi atësinë e fëmijës, nuk e dimë nëse është gjaku ynë (VIDEO)
19 Maj 2021, 18:06Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjeçe e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë thirrje publike ish-kunatës, Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit ka bllokuar komunikimin me babain e fëmijës, duke mos lejuar që ai të takohet me të bijën.
-
E rrëmbejnë në moshën 15 vjecare, humb kontaktet me familjen. Suela Broshka zbulon ekskluzivisht në 'Pa Gjurmë' të vertetën e rrëmbimit dhe trafikimit (VIDEO)
19 Maj 2021, 17:41Një histori 'horror' erdhi e rrëfyer, nga një 34-vjeçare nga Korça. Pasditen e kësaj të mërkure, në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV Suela Broshka, nënë e një vajze të mitur, mori guximin të denoncojë tutoren e saj, që e detyroi të përfundonte në rrugët e Lamia-s në Greqi, si punonjëse seksi.
-
KAS rrëzoi ankimin e PD-LSI për Gjirokastrën, anëtari i Komisionit Rregullator, Caka: Referuar provave, rezultati i drejtë! Nëse rinumërohen votat në Berat mund të ketë ndryshime
19 Maj 2021, 13:43Vendimi i KAS për rrëzim të ankimit të PD dhe LSI për rivotim në qarkun e Gjirokastrës është konsideruar i drejtë nga anëtari i Komisionit Rregullator Dritan Caka. Caka tha në një intervistë për Report Tv se e quan këtë një vendim të drejtë duke iu referuar provave të paraqitura nga palët për këtë qark.
-
Vonesë për dozat e reja të Sinovac, sqaron Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem për qytetarët, rrit antitrupat! Dozat e radhës priten brenda fundjavës
19 Maj 2021, 12:16Bino sqaron se dozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë. Sipas Binos strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.
-
Njihuni me aplikacionin që sjell magjinë e Butrintit 2500 vjeçar në 3D, gjithçka gati në kufijtë e reales
19 Maj 2021, 10:38A mund të shohim një park arkeologjik siç ka qenë në periudhën e lulëzimit të qytetit? Regjisori Oltjon Llalla në në intervistë në emisionin “Rreze Dielli” shpjegon me fakte disa nga skicat e arkeologëve në një rindërtim tredimensional duke i kthyer këto skica në një guidë për turistët nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
-
-
-
Zgjedhjet brenda PD, Arben Imami: Komisioni, i kapur nga Basha! Jemin Gjana, i njëanshëm, gara s'është e ndershme! Të enjten shpallim kandidaturën e grupit 'Për PD'
18 Maj 2021, 21:52Anëtari I PD dhe pjesë e grupit "Për PD" që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor. Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për anëtarët.
-
Klodiana Spahiu në Report Tv: Humbësi ta kërkojë fajin te vetja! Opozita tenton konflikt politik me akuzat e pabaza, PS nuk do të bjerë në batakun e saj
18 Maj 2021, 19:31Klodiana Spahiu, deputete e PS në Durrës, tha se humbësi në zgjedhje duhet ta kërkojë fajin nga vetja. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se çdo forcë politike që ka humbur duhet të bëjë një analizë të vetën në mënyrë që të kuptojë se ku ka çaluar, pasi fajin nuk mund ta kërkojë te kundërshtari.
