Kosova & Rajoni
-
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele të drejtësisë dhe të policisë në veri të Kosovës, derisa nuk krijohen parakushtet për këtë gjë, një nga ato është Ligji i amnistisë 9 Qershor 2013, 19:22
-
Marrëveshja, Thaçi: Beogradi
9 Qershor 2013, 07:45
e di se Kosova është e pavaru"Marrëveshja e Brukselit është marrëveshje historike për popullin shqiptar dhe popullin serb", ka thënë Kryeministri i Kosovës në emisionin “Slobodno Sprski”. ”Është një realitet i ri. Kemi shikuar drejt të ardhmes, për t'ju dhënë fund problemeve dhe konflikteve”, ka theksuar Thaçi.
-
Daçiç, takim me liderët e Luginës
8 Qershor 2013, 17:31
më 15 korrik në BeogradKryeministri serb e bën këtë ftesë pas miratimit dy ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës të Rezolutës për Preshevën, e cila kërkon reciprocitet të drejtash të shqiptarëve në jug të Serbisë me serbët e Veriut të Kosovës, gjë që nga qeveria serbe është quajtur “provokim”. (Në foto: Ivica Daçiç)
-
Bruksel, Tahiri: Në shtator shuhen
8 Qershor 2013, 17:04
të gjitha strukturat ilegale serbe"Në bisedimet e sotshme mes delegacionit shqiptar të Kosovës dhe atij serb në Bruksel është dakorduar se më 1 shtator 2013 duhet të shuhen plotësisht strukturat ilegale serbe", tha zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri. (Në foto: Delegacioni i Kosovës sot në Bruksel, në qendër Edita Tahiri).
-
NATO mbështet zbatimin e
8 Qershor 2013, 14:35
marrëveshjes Prishtinë-BeogradNATO mbështet zbatimin e marrëveshjes së arritur në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë të shtunën më 8 qershor, në Prishtinë, Komandanti Suprem i Forcës Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove.
-
Westerwelle: Kushtëzimi i Serbisë
8 Qershor 2013, 08:45
me Kosovën, vendim i drejtëShefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle (foto), ka theksuar se zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë meriton të përshëndetet. Shefi i diplomacisë gjermane u ka thënë deputetëve të Bundestagut se personalisht ka krijuar bindje se Prishtina dhe Beogradi dëshirojnë marrëveshje.
-
Beograd-Prishtinë, marrëveshje për
7 Qershor 2013, 18:11
energjinë dhe telekomunikacionin?Sipas marrëveshjes së prillit, Beogradi dhe Prishtina duhet të pajtohen në çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë para 15 qershorit. Marrëveshja mbi Energjinë Elektrike duhet të zgjidhë çështjen e furnizuesve të energjisë në veri dhe kalimin e linjave të transmetimit përmes Kosovës.
-
Kosova ndikohet negativisht nga
7 Qershor 2013, 17:53
kriza ekonomike në EurozonëTë dhënat statistikore të Bashkimit Evropian, në të cilat thuhet se në tre muajt e parë të vitit 2013 ka shënuar rënie rritja ekonomike në vendet e Eurozonës, ka ngritur shqetësime edhe në Kosovë.
-
Kuvendi i Kosovës miraton
7 Qershor 2013, 08:25
rezolutën për Luginën e PreshevësKuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten Rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezoluta, është hedhur në votim pasi që javën e kaluar nuk kishte dakordim mes grupeve parlamentare rreth përmbajtjes së saj.
-
Kosovë, veriu shtyn konstituimin
7 Qershor 2013, 08:15
e "Kuvendit për Metohinë"Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, të cilën e kanë mbajtur në Zveçan, kanë marrë vendim që ta shtyjnë për muajin korrik konstituimin e të ashtuquajturit "Kuvend i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë", të cilin e kishin paralajmëruar për datën 6 qershor.
-
Kryeparlamentari Krasniqi formon
6 Qershor 2013, 23:03
një parti të re politikeVerën e sivjetme, skenës politike të Kosovës do t’i shtohet një subjekt i ri politik. Ish-sekretari i PDK-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pranuar opsionin e krijimit të një partie të re politike.
-
Lirohet Fatmir Limaj, Gjykata e
6 Qershor 2013, 10:30
Apelit i heq masën arrest shtëpieGjykata e Apelit liron deputetin Fatmir Limaj dhe ish-bashkëluftëtarët e tij në hetim për rastin “Kleçka", nga masa "arrest shtëpie". Me këtë vendim, Fatmir Limajt i mundësohet kthimi në jetën politike, shkruajnë mediat kosovare.
-
Zbatimi i marrëveshjes, vazhdon sot
6 Qershor 2013, 10:10
dialogu Prishtinë-BeogradVazhdojnë sot në Bruksel bisedimet në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjes. Nga ky takim pritet të dalin aspektet konkrete se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes
-
Kosova paraqet vizën e parë,
5 Qershor 2013, 17:33
dizenjuesi një emigrant në BelgjikëAutoritetet kosovare kanë prezantuar sot vizën e parë kosovare, e cila do t’u vendoset në pasaporta, qytetarëve të huaj që vijnë në Kosovë. Dizajnuesi i saj është një emigrant që jeton në Belgjikë, Antuan Kurti.
-
Kirby: Zbatimi i marrëveshjes është
5 Qershor 2013, 14:43
pozitiv për Kosovën dhe SerbinëAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, ka deklaruar se Amerika, po të ishte pjesë e BE-së, do të votonte për zgjerim, duke theksuar se ky vend e mbështet integrimin e Serbisë. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është pozitiv, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.
-
Prezantohet sot dizajni i vizave
5 Qershor 2013, 14:33
të para kosovareMinistria e Punëve të Jashtme prezanton sot dizajnin e vizave të Kosovës, me të cilat në pjesën e dytë të vitit do të pajisen të gjithë qytetarët nga lista e shteteve që duhet të pajisen me viza për të hyrë në Kosovë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri e Jashtme e Kosovës.
-
Marrëveshja e Brukselit, mbahet
5 Qershor 2013, 10:07
sot takimi për kornizën ligjoreDelegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.
-
Lajçak: Kosova do të ftohet në
4 Qershor 2013, 22:56
Samitin e SllovakisëMinistri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Sllovaki.
Ai i ka bërë këto komente në Beograd, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare. -
Vetëvendosje, protestë në mbrojtje
4 Qershor 2013, 17:30
të shqiptarëve në Mal të ZiNdërsa po zhvillohej Forumi i Miqësisë Kosovë - Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! sot zhvilluan një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte, ku ishte shkruar: “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”
-
Kosovë, EULEX mbron dëshmitarët
4 Qershor 2013, 10:56
në rastet më të vështira"Mbrojtja e dëshmitarëve dhe familjeve të tyre, gjatë një procesi të ndjeshëm gjyqësor, nuk është e kënaqshme në Kosovë", vlerëson Misioni Europian për Forcimin e Sundimit të Ligjit, i cili nënvizon se "shumë prej atyre që vendosën të flasin, nuk janë më".
