Kosova & Rajoni
-
Emërimi i ambasadorit Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit special nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të qenë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi në procesin që pritet të fillojë së shpejti duket se është një përpjekje e SHBA për të për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e një marrëveshje zyrtare e cila mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga Serbia.
9 Tetor 2019, 09:23 -
Analistët amerikanë: Ja sfidat e vështira me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës
9 Tetor 2019, 08:53Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor.
-
Erdogan merr pjesë në përurimin e autostradës Beograd-Sarajevë
8 Tetor 2019, 22:58Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka kërkuar udhëheqësve të presidencës së Bosnjës t'i japin fund një bllokade politike njëvjeçare që ka nxitur tensionet në vend.
-
Përfaqësuesi i lartë i SHBA letër BE: Liberalizoni vizat për Kosovën
8 Tetor 2019, 22:55Elliot Engel ka theksuar se me Kosovën po veprohet me dy standarte, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit sa i përket udhëtimin në zonën Shengen
-
Kandidati për deputet i VV: Koalicioni qeveritar me Albin Kurtin kryeministër s'ka asnjë rrezik, vonesat janë procedurale
8 Tetor 2019, 22:32Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Svelca ka deklaruar se VV dhe LDK janë drejt një marrëveshjeje me Albin Kurtin Kryeministër.
-
Mustafa: Bashkëqeverisje me Vjosa Osmanin kryeministre! Kurti: Nëse nuk bëjmë koalicion me LDK shkojmë prapë në zgjedhje
8 Tetor 2019, 19:01Kreu i LDK-së, Isa Mustafa shprehet se një nga këto ditë, bashkë me kandidaten e partisë së tij Vjosa Osmani do të takohen me kreun e Vetëvendosjes, partisë që mori më shumë vota nga zgjedhjet, për të parë mundësinë e bashkëqeverisjes me Vjosa Osmanin kryeministre. Ndërsa Albin Kurti është shprehur po të mos arrihet marrëveshja me LDK-në, duhet të shkohet në zgjedhje sërish.
-
Ende s'ka negociata për qeverinë e re në Kosovë/ Rrëzohen kërkesat e PDK-së e LDK-së për rinumërim të votave
8 Tetor 2019, 17:27Partitë fituese të zgjedhjeve në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë nisur ende negociatat për të formuar qeverinë. Deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë publike por nuk flitet as për takime informale mes dy forcave fituese të zgjedhjeve.
-
Kosovë/KQZ, mbyllet numërimi i të gjitha votave, Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit fituese e zgjedhjeve
8 Tetor 2019, 16:22Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave për Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë. Sipas KQZ, Lëvizja Vetëvendosja ka dalë forcë e parë me 25.49% të votave, në vend të dytë LDK me 24.83%, në vendin e tretë PDK me 21.25 % dhe AAK+PSD me 11.57% të votave.
-
Si parashikohet konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës?
8 Tetor 2019, 15:55Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës parashikon mënyrën e konstituimit të Kuvendit. Aty përcaktohet se Kuvendi zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditëve nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
-
Flasin Mogherini dhe Hahn: Zgjedhjet në Kosovë, të qeta dhe të rregullta
8 Tetor 2019, 15:48“Presim që të gjithë aktorët politikë të mbeten të përkushtuar ndaj këtyre proceseve që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për përparim në rrugën evropiane dhe, më e rëndësishmja, për përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, -thanë Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.
-
Kurti takon ambasadorin e SHBA: Që në javën e parë do nisë dialogu me serbët e Kosovës! S'duhet të vonohemi, por as të nxitohemi
8 Tetor 2019, 15:23Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidat për kryeministër pas fitores së zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA, Philip S. Kosnett, ku në fokus ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.
-
SHBA: Presim që qeveria e re e Kosovës të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë
8 Tetor 2019, 14:55Shtetet e Bashkuara tha zëdhënësi, urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare.
-
Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit, shpresë për shqiptarët! Misioni, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
8 Tetor 2019, 13:37Në këtë mision politik, demokratik, shoqëror e atdhetar të tyre pashmangshëm duhet të jetë i përmbajtur edhe ideali historik: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
-
“Nuk kërkojmë rinumërim”, Haradinaj tregon qëndrimin ndaj Albin Kurtit dhe Josep Borrell (VIDEO)
8 Tetor 2019, 13:13Në rast të ndonjë ftese nga Lëvizja Vetëvendosje Haradinaj tha se të gjithë e dinë se çka mendon ai për Albin Kurtin. “Për fat të keq nuk është ajo që është premtuar, është lloj mashtrimi. Shpresoj të jem gabim. Ne nuk kemi pozicion për individ, por kemi pozicion për tema”, tha Haradinaj.
-
PDK-LDK-NISMA kërkojnë rinumërimin e votave në Kosovë, Dushi për Report Tv: Presim përgjigje brenda 72 orëve
8 Tetor 2019, 12:49Kërkesat e këtyre partive janë dorëzuar në PZAP pasi pretendohet se janë bartur votat tek subjektet e tjera sidomos tek minoritetet.
-
Pasuesi i Mogherinit Josep Borrell: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, prioritet (VIDEO)
8 Tetor 2019, 11:19Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë prioritet i Josep Borrell, spanjollit që do të pasojë Federica Mogherinin si shef i diplomacisë europiane.
-
Albin Kurti për N1 të Serbisë: Pjesë e qeverisë edhe serbët, por jo Lista Srpska: Ajo është shtet (VIDEO)
8 Tetor 2019, 08:17“Kushtetuta e Kosovës thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”
-
Albin Kurti një ditë para zgjedhjeve: Heqim taksën me Serbinë, por me kushte! Shqipëri e madhe? 'E vendosin qytetarët'
7 Tetor 2019, 20:03Një ditë para zgjedhjeve, në një intervistë të dhënë për gazetën austriake Standard ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës. Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.
-
Foto të rralla...ndryshimi i Albin Kurtit në vite 'i pabesueshëm'
7 Tetor 2019, 19:45Albin Kurti ka qenë kryefjalë e ditës së sotme. "Vetëvendosja" ia doli që të fitonte zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë, çka i jep të drejtën Albin Kurtit për të qenë kandidati për kryeministër i Kosovës.
-