Kosova & Rajoni
-
Edmond Panariti ka thënë se në takimin e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama, i kaloi atributet e një kryeministri. Ish-ministri i LSI-së në qeverinë Rama 1, komentoi edhe debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se korrigjimi i kufijve, në thelb është ndryshim i tyre.
27 Nëntor 2018, 16:14 -
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, ministri i Jashtëm serb: Rama dje 'vrau' bashkëpunimin rajonal
27 Nëntor 2018, 16:03Reagimi i Ivica Daçiç, pas mbledhjes së djeshme të dy qeverive, në Pejë, ku kryeministri i Shqipërisë mbështeti tarifën 100% për mallrat serbe në doganat e Kosovës dhe kritikoi ashpër nismën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
-
Taksa 100% për importin e mallrave, dy maune serbe kalojnë në Kosovë
27 Nëntor 2018, 15:24Vetëm dy kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga ana e qeverise, rreth një javë më parë për produktet që kanë origjinë nga këto dy shtete sipas zëdhënësit të doganës në Kosovë.
-
Katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqjen: Serbëve të Kosovës iu është kërcënuar jetesa
27 Nëntor 2018, 13:57Katër kryetarë të komunave të veriut të Kosovës kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, duke renditur kryesisht si arsye; vendosjen e taksës 100% për mallrat e importuara serbe, dhunën e pretenduar të vazhdueshme ndaj serbëve si dhe shkeljet e marrëveshjeve ndërkombëtare.
-
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Kurti: Nëse nuk shkohet përtej bërjes së shqiponjës, do i ngjasonte një ndeshjeje miqësore
27 Nëntor 2018, 13:07Kryetari i Lëvizjes 'Vetëvendosje', Albin Kurti komentoi këtë të martë mbledhjen e qeverisë shqiptare me atë kosovare në Pejë. Ai u shpreh për "Kosova Post" se në rast se marrëveshjet e dakordësuara nuk finalizohen, takimi i djeshëm do të ngelet në vrazhdën e atyre takimeve jo produktive.
-
SHBA thirrje Kosovës: Hiqni tarifat ndaj Serbisë për të shmangur tensionet në Ballkan
27 Nëntor 2018, 07:36Presidenti Thaçi tha se përfundimi i përbashkët nga takimi me zotin Pompeo ishte se marrëveshja me Serbinë "do të sjellë edhe më tepër paqe dhe stabilitet, edhe në Kosovë, edhe në Serbi, edhe në tërë rajonin, që do të hapë perspektivë evropiane, të shpejtë, konkrete për dy vendet dhe popujt tanë”.
-
Vrasja e Oliver Ivanoviç, shoqërohet në polici sekretarja e tij
26 Nëntor 2018, 15:39Sekretarja e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviç është shoqëruar këtë të hënë në polici, për t'u marrë në pyetje për vrasjen e eprorit të saj. Media kosovare 'Express' ka bërë me dije se ajo është marrë në orën 11:00 nga zyrat e Iniciativës Qytetare 'SDP'.
-
Rama dhe Haradinaj me stemën e Skënderbeut në xhaketë, mediat serbe: Është i yni, i ka rrënjët nga Nemanjići
26 Nëntor 2018, 13:42Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spilën që kishin vënë dy kryeministrat duke u shprehur se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti është serb.
-
Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Ministri serb i Mbrojtjes: Duan ‘Shqipërinë e Madhe’, kërcënim për të gjithë rajonin
26 Nëntor 2018, 12:58Ministri serb i Mbrojtes, Aleksandër Vulin ka reaguar pas mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, kjo mbledhje është një mesazh i qartë se politikanët shqiptarë nuk e kanë braktisur projektin e një “Shqipërie të Madhe”.
-
Mbledhja e dy qeverive acaron Vuçiçin: Kulmi i hipokrizisë, ne na taksojnë 100%, vetë heqin taksat
26 Nëntor 2018, 09:01Lajmi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë ka sjellë reagimin e ashpër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai e ka quajtur hipokrizi takimin e pestë mes dy qeverive, ndërsa marrëveshjet që priten të nënshkruhen si ajo për heqjen e taksave, i ka konsideruar të papranueshme, kur nga ana tjetër, sipas tij, Kosova takson me 100% produktet serbe.
-
Sot në Pejë, mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, marrëveshjet që priten
26 Nëntor 2018, 08:18Në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri. Një tjetër marrëveshje e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo për heqjen e tarifave telefonike roaming mes dy vendeve.
-
'Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë s’do të ketë asnjë taksë'
25 Nëntor 2018, 22:57Ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi, shkruan në Facebook se shumë shpejt mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do ketë asnjë taksë.
-
Pas taksës doganore, Kosova listë “non grata”edhe për disa zyrtarë të lartë në Serbi
25 Nëntor 2018, 14:20Pas vendosjes së taksës doganore 100 % për mallrat e importuara nga Serbia, autoritetet e Kosovës kanë hartuar një listë me persona të padëshiruar, që mund të shpallen “non grata” për të hyrë në Kosovë shkruajnë mediat serbe .
-
Ndahet nga jeta kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, Ruzhdi Lata
25 Nëntor 2018, 10:24Pas një sëmundje të rëndë prej së cilës vuante prej kohësh ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spitalin e Shkupit, Kreu i Komunës së Dibrës së Madhe, Ruzhdi Lata.
-
‘Nëse ke ftohtë, mere këtë’, shqiptarët në Ferizaj marrin nismën e veçantë, veshin pemët me pallto për një qëllim fisnik (Foto)
24 Nëntor 2018, 22:32Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe qytetarët kosovarë e kanë cilësuar këtë nismë si një nismë fisnike
-
Vrasja e Oliver Ivanoviç, serbët e arrestuar lihen në burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës
24 Nëntor 2018, 21:593 të arrestuarit për vrasjen e tij janë serbë, ndërsa dy prej tyre bëjnë pjesë në Policinë e Kosovës.
-
Me plagë në kokë, përgjaket ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën
24 Nëntor 2018, 18:57Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë. Sipas tij, sulmi është kryer nga një grup djemsh me kapuça dhe të veshur me rroba të zeza.
-
Meta në komunën e Rozhajës në Mal të Zi: Shqiptarët, krenarë për kontributin e tyre
24 Nëntor 2018, 16:56Në fjalën e tij përshëndetëse si i Ftuar Nderi në tubimin tradicional të veprimtarisë kulturore e letrare kushtuar poezisë shqipe “Ora e Maleve 2018”, Presidenti Meta vuri në dukje se këtë vit kombi shqiptar feston dy ngjarje të rëndësishme, 550-vjetorin e largimit në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut si dhe 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, si shenjë përbashkimi të shqiptarëve dhe lajtmotivi që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n.
-
Orban paralajmëron refuzimin e ekstradimit: Gruevski është mik dhe aleat i hungarezëve
24 Nëntor 2018, 10:13Kryeministri i Hungarisë vijoi më tej duke premtuar se nuk do të lejojë që ish kryeministrit Gruevski t’i ndodhin padrejtësi, pasi sipas tij është i përndjekur nga organizatat e Xhorxh Soros.
-
Taksa 100% e importit të mallrave/ Haradinaj para ambasadorëve të Quint-it: Nuk hiqet pa njohur Serbia pavarësinë e Kosovës
23 Nëntor 2018, 16:58Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Europian, ku ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për taksën, dhe se ajo do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia .