Kronikë
-
29 Dhjetor 2022, 12:35
-
‘Mikeshë e Çapjave’, SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri
29 Dhjetor 2022, 10:58SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë. Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri.
-
Shkoi në bashkinë Lushnjë për ndihmë ekonomike, vdes në zyrën e kryetares 48-vjeçarja! Sefa: Merrte pagesë KEMP-i, donte mbështetje për babanë
29 Dhjetor 2022, 11:00Një 48-vjeçare që vuante nga anemia e rëndë dhe trajtohej me pension invaliditeti ka ndërruar jetë një ditë më parë në zyrën e Kryetares së Bashkisë së Lushnjës. Burimet spitalore thanë se gruaja pësoi infarkt, ndërsa policia reagoi 24 orë pas ngjarjes. Shpresa Cani kishte shkuar në bashki për të kërkuar ndihmë ekonomike për të atin, fakt që konfirmohet dhe nga Kryebashkiakja Sefa, por ajo mohon se ka debatuar me të ndjerën
-
Tre të helmuar nga uji i ambalazhuar në një lokal në Shkodër, nënë e bir drejt Tiranës! Report Tv siguron përgjigjet e analizave, shishja nga ku u konsumua e sekuestruar
29 Dhjetor 2022, 10:57Një grua nga Malësia e Madhe dhe djali i saj 14 vjeçar u helmuan nga uji një porositën gjatë darkës në hotel Chicago në qytetin e Shkodrës. Pas djegies që ndjenë në fyt dhe në sy, ujin e provoi edhe kamerieri që i shërbente i cili njëjtë si familja përfundoi i helmuar në spital. deri në përgjigjen e analizave të ujit, dyshohet që shishja të ketë pasur lëndë djegëse me aciditet.
-
Prej dy ditësh rruga Grykë-Çajë në Kukës e bllokuar nga rënia e gurëve, Gjici: Presim ndërhyrjen nga specialistët e Emergjencave Civile, 4 fshatra janë izoluar
29 Dhjetor 2022, 10:35Shembja masive e gurëve prej dy ditësh ka bllokuar rrugën Gryk-Çajë në Kukës.Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka parë nga afër shembjen e gurëve në rrugën Lapaj- Grykë- Çajë.
-
Akuzohen për vrasjen e një 24-vjeçari belg! Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë, babë e bir
29 Dhjetor 2022, 08:592 shqiptarë akuzohen në Belgjikë për vrasjen e një shtetasi belg, ngjarje e cila raportohet të ketë ndodhur në muajin tetor të këtij viti.
-
Tentuan të trafikonin 58 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut, arrestohen 3 trafikantë në Qafë-Thanë, 2 në kërkim
29 Dhjetor 2022, 08:403 të rinj janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën në Qafë-Thanë duke tentuar që të trafikonin lëndë narkotike kanabis në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy të tjerë, vëllezër, janë shpallur në kërkim
-
Trafik droge, grabitje dhe pastrim parash, 7 të arrestuar në Itali, mes tyre dy shqiptarë
29 Dhjetor 2022, 08:41Policia italiane ka goditur një grup që ishin shpallur në kërkim dhe ishin arratisur nga autoritetet policore në Trieste, Milano dhe Genova. Në pranga kanë rënë 7 persona, mes tyre dy shqiptarë.
-
7 ditë para Vitit të Ri, lirohet nga qelia Anton Gjini, ndërtuesi i kullave në Tiranë! I dënuar në Spanjë për trafik heroine
29 Dhjetor 2022, 07:20Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014” dhe investitor në dhjetëra pallate në Tiranë dhe infrastrukturë publike, është liruar nga burgu i Rrogozhinës, ku vuante dënimin e marë nga drejtësia Spanjolle.
-
7 ditë para Vitit të Ri, lirohet nga qelia Anton Gjini, ndërtuesi i kullave në Tiranë! I dënuar në Spanjë për trafik heroine
29 Dhjetor 2022, 07:20Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014” dhe investitor në dhjetëra pallate në Tiranë dhe infrastrukturë publike, është liruar nga burgu i Rrogozhinës, ku vuante dënimin e marë nga drejtësia Spanjolle.
-
U nda nga jeta sapo mbërriti në Britani, reagon 'Air Albania' për vdekjen e stjuardesës 24-vjeçare: Pësoi atak kardiak! I dhamë asistencë mjekësore
28 Dhjetor 2022, 15:41Greta Dyrmishi është stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën sapo mbërriti në Britani ndërsa u ndje keq gjatë fluturimit nga Shqipëria. Kompania ‘Air Albania’ ka njoftuar se e reja pësoi atak kardiak dhe pavarësisht përpjekjeve të ndihmës së parë, u nda nga jeta.
-
Dhunoi fizikisht kunatën dhe më pas e kërcënoi me armë gjahu, arrestohet 38 vjeçari në Maliq
28 Dhjetor 2022, 14:25Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka dhunuar fizikisht dhe më pas ka kërcënuar me armë gjahu kunatën e tij. Ndërkohë ndaj kunatës së tij është lëshuar një urdhër mbrojtje i menjëhershëm.
-
U shpall në kërkim për përdhunim në grup të të miturit, 17 vjeçari shqiptar vetëdorëzohet në polici: Nuk jam arratisur drejt Shqipërisë
28 Dhjetor 2022, 13:2517 vjeçari shqiptar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e 15 vjeçarit në Athinë, nuk është arratisur drejt Shqipërisë. Avokati i tij mbrojtës deklaroi se i mituri ndodhej brenda territorit grek dhe se do të paraqitet në polici sa më shpejt të mundet.
-
-
-
Akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për Ardian Çapjan
28 Dhjetor 2022, 12:28Është shtyrë seanca gjyqësore për Ardian Çapjan dhe të pandehurit e tjerë në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës të një prej të pandehurve.
-
I dënuar me 10 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik qeniesh njerëzore, shqiptari ekstradohet nga Zvicra drejt Italisë
28 Dhjetor 2022, 12:05Ditën e sotme një shqiptar është ekstraduar nga Zvrica drejt Italisë ku ishte dënuar me 10 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burg nga gjykata e Bolonjës për veprat e paligjshme të komplotit kriminal dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
-
Mashtronte subjektet në Korçë, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë! Mori 344 mijë euro, u premtoi se do merrnin fonde nga shteti për të ndërtuar bujtina (EMRI)
28 Dhjetor 2022, 11:32Një 39-vjeçare ish-punonjëse në administratë, u vu në pranga nga policia dhe do të hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Viola Sterjo arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korcë dhe Pogradecë me premtimin se do të ushtronte ndikimin e saj që të përfitonin grante miliona euro nga AZHBR, kryesisht për të ngritur hotele e bujtina.
-
Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg Gert Shehun! 31-vjeçari: Dua të iki në shtëpi, jam djalë i vetëm dhe kam ilaçe për të pirë
28 Dhjetor 2022, 12:54Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili qëlloi me grusht Sali Berishën do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtjës për masë më të lehtë sigurie. Prokurorja ka këmbëngulur që Shehu duhet të qëndrojë në burg derisa të dalin përgjigjet për ekspertizën e tij mendore.
-
U rrahën me njëri-tjetrin për një vajzë, pezullohen nga detyra dy policët në Elbasan, nis hetimi ndaj tyre (EMRAT)
28 Dhjetor 2022, 10:33Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka miratuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy efektivëve Ervis Hasa dhe Redi Mato, 23 vjeç të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin jashtë orarit të shërbimit.