Kronikë
-
Është zbardhur dëshmia e Skerdi Tasit, i cili qëlloi tre herë me armë drejt makinës së administratorit të një shkolle private, Lulzim Mashës. Tasi rezulton se kishte ngatërruar “shënjestrën”. Ai rrëfen se ka pasur konflikt me një person që kishte makinën e njëjtë si Masha, ndaj nxori armën për ta qëlluar
11 Prill 2022, 13:38 -
Operacioni anti kontrabandë, 25 faqet online të cilave i prangosen pronarët
11 Prill 2022, 12:56 -
Doli në përgjimet e policëve të akuzuar për korrupsion në Morinë, reagon Zaimina Vasjari
11 Prill 2022, 12:45Këngëtarja Zaimina Vasjari ka reaguar pasi emri i saj doli në përgjimet e policëve të akuzuar për korrupsion në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
-
Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet pronari i një lokali në Prrenjas! Në magazinën e restorantit të tij u gjetën 1250 litra naftë
11 Prill 2022, 12:101250 litra naftë pa faturë doganore, e cila vinte nga Maqedonia e Veriut është sekuestruar në Prrenjas. Policia ka vënë në pranga Ylli Kryeziun, 53-vjeç, banues në fshatin Qukës, pronar i një biznesni në Prrenjas
-
Dhunimi me leva i kancelarit të gjykatës së Elbasanit, shoqërohen disa persona! Ledio Sulkuqi: Nuk i njoh ata që më goditën
11 Prill 2022, 11:57Disa persona janë shoqëruar nga policia e dhe po merren në pyetje, një ditë pas dhunimit me leva të kancelarit të gjykatës së Elbasanit. Ledio Sulkuqi u godit mbrëmjen e djeshme disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa mësohet se ka deklaruar se nuk i njeh personat që e dhunuan.
-
Dhunimi me leva i kancelarit të gjykatës së Elbasanit, shoqërohen disa persona! Ledio Sulkuqi: Nuk i njoh ata që më goditën
11 Prill 2022, 11:57Disa persona janë shoqëruar nga policia e dhe po merren në pyetje, një ditë pas dhunimit me leva të kancelarit të gjykatës së Elbasanit. Ledio Sulkuqi u godit mbrëmjen e djeshme disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa mësohet se ka deklaruar se nuk i njeh personat që e dhunuan.
-
-
Korrupsioni 'fshiu' Drejtorinë e Kufirit në Kukës, por puna në doganën e Morinës vijon normalisht! Zëvendësohen 31 policët e arrestuar
11 Prill 2022, 11:40Burimet thane se puna për asnjë moment nuk është ndërprerë, pavarësisht arrestimeve. Aktualisht po punohet me 6 sportele dhe vijojnë kontrollet rutinë të mjeteve dhe qytetareve që hyjnë në territorin e Shqipërisë.
-
Bllokimi i Rrugës së Kombit në protestën kundër rritjes së çmimeve, lirohet disa orë pas ndalimit kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Kol Nikolli: S’kam qenë i pranishëm, do padis policinë
11 Prill 2022, 11:32Kol Nikolli, kryetar i ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai po tentonte që të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës dhe i është komunikuar urdhër-arresti, i lëshuar në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit
-
Skemë kontrabande me shitjet online, prokuroria e Tiranës lëshon 22 urdhër arreste! Evazion fiskal miliona euro! 16 administratorë në pranga, operacioni në vijim
11 Prill 2022, 11:20Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë të mirëfilltë kontrabande në Shqipëri përmes tregtisë online që lulëzoi më së shumti gjatë pandemisë. 16 administratorë të faqeve online u arrestuan nga 22 urdhër arreste të lëshuara, të cilët akuzohen se kanë bërë evazion fiskal. Sipas hetuesve, subjektet përdornin shërbimin postar privat për të dërguar mallrat që i sillnin pa doganë në Shqipëri, dhe i tregtonin pa fatura tatimore.
-
I vihet flaka makinës së kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata: I kishin hedhur benzinë
11 Prill 2022, 10:55Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është lajmëruar nga të afërm për këtë ngjarje.
-
Po shkonte të takonte të dashurën, 45-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, partnerja: Dua të vdes edhe unë me të
11 Prill 2022, 10:27Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti. Viktima është identifikuar si Lorenc Beqari, i cili humbi kontrollin e automjetit të tij tip "Alfa Romeo", si pasojë e motit të keq me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu, ndërsa ngjarja u regjistrua në Durazzanino, në kufirin midis provincave Forli-Cesena dhe Ravenna.
-
U mbyt 6 ditë më parë në lumin Fan të Mirditës, ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit
11 Prill 2022, 10:20Pas 6 ditësh, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 10-vjeçarit Sebastian Laska i cili u mbyt të martën e javës që lamë pas me ujerat e Lumit Fan në Mirditë. Përgjatë 6 ditëve kërkimet përgjatë lumit dhe Hecit të Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat
-
I preu gishtat me thikë bashkëshortes dhe e kërcënoi se do ta vrasë bashkë me vëllain, arrestohet 36-vjeçari në Kukës
11 Prill 2022, 10:12Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kukës. Një 36-vjeçar në fshatin Kryemadh, është arrestuar nga policia, pasi ishte konfliktuar me bashkëshorten e tij, të cilën e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar me armë zjarri
-
U dhunua me leva, ja kush është kancelari i gjykatës së Elbasanit
10 Prill 2022, 23:08 -
Dhunohet me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit, video nga rrugët e lyera me gjak
10 Prill 2022, 22:36 -
Dhunohet me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit! Ngjarja vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë, sekuestrohen kamerat e sigurisë
10 Prill 2022, 22:24Ledio Sulkuqi, kancelari i gjykatës së Elbasanit është goditur me leva nga persona të paidentifikuar. Ky dhunim i zyrtarit ka ndodhur vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, nëse kjo lidhet me funksionin e tij apo me ndonjë konflikt personal.
-
Përgjimet nga korrupsioni në Morinë nxjerrin ‘zbuluar’ Zajmina Vasjarin, u favorizua nga policët për të kaluar kufirin me fëmijët pa prokurë
10 Prill 2022, 21:08Prokuroria dhe policia ka regjistruar 312 episode ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në morinë kanë marrë ryshfete me qëllim kalimin e personave të cilët ishin në shkelje. Në një prej episodeve është protagoniste edhe këngëtarja Zajmina Vasjari e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
-
Shirat e dendur në vend, dhjetra hektarë tokë përmbyten në fshatrat e Fushë-Krujës (VIDEO)
10 Prill 2022, 20:16Mosfunksionimi i kanaleve kulluese ka bërë që dhjetra hektarë tokë në Murqinë të komunës Bubq në Fushë-Krujë, për shkak të shirave të dendur të rënë gjatë ditës së sotme, të përmbyten
-
Korrupsion në Morinë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi kërkesën e SPAK për efektivët
10 Prill 2022, 19:11
