Kronikë
-
Ferdinant Llanaj, i njohur me pseudonimin "Robi", Dritan Begaj, dhe Ergi Cura kanë rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pas një aksioni blic anti-kanabis të RENEA-s dhe Forcave Operacionale në zonën e Otimës në Selenicë. Nga operacioni u asgjësuan 600 rrënjë kanabis, si dhe u sekuestruan 4 automjete, 2 prej të cilëve të blinduar. Ferdinant Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ai i shpëtoi një atentati në vitin 2017.
27 Gusht 2021, 09:08 -
Del foto/ Ja kush është 59-vjeçari që u ekzekutua në sy të gruas në Malësi të Madhe
27 Gusht 2021, 08:51 -
Bulqizë/ I vendoset tritol makinës së Elton Debreshit, minatorit që kandidoi si i pavarur për deputet në Dibër! Sindikata e Minatorëve i del në mbrojtje kryetarit të tyre: Duan të na mbyllin gojën
27 Gusht 2021, 08:45Një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Bulqizë Elton Debreshi. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa janë shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Debreshi është edhe kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ai u pushua nga puna si minator, ndërsa Gjykata i dha të dy ditë më parë të drejtën për të marrë rrogën e 15 muajve.
-
-
Temperatura deri në 30 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot
27 Gusht 2021, 07:33Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.
-
-
-
-
-
'Na vranë.. ulu'! Ekzekutohet ish-polici në Malësinë e Madhe, shpëton bashkëshortja e tij! Autori i doli para makinës, e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Viktima vrau padashje kolegun në 1989
27 Gusht 2021, 00:21Sokol Çelaj, ish polic i dënuar për vrasjen padashje të një kolegu në vitet ‘90, sot do të nisej përsëri për në Angli ku jetonte prej vitesh, por mbrëmë fatkeqësisht u vra me breshëri kallashnikovi vetëm 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç. Ai kthehej nga një festë familjare bashkë me bashkëshorten që u shpëtoi plumbave dhe pa autorin, që policia ende s’e ka identifikuar.
-
-
Sportet ujore në liqen, Pogradeci mbledh dhjetëra të rinj, pjesëmarrësit: Eksperiencë e paharrueshme, shijuam garën
26 Gusht 2021, 22:36Sportet ujore mblodhën në Pogradec dhjetëra të rinj të cilët provuan adrenalinën dhe shijuan bukuritë e liqenit. Pjesëmarrësit vlerësuan aktivitetin dhe e cilësuan si një eksperiencë të paharrueshme, që u jep mundësinë të largohen nga monotonia.
-
I preu rrugën furgonit dhe vdiqën 5 persona në Qafë-Muzinë, del fotoja e Rexhina Çelhakës dhe dy vajzave italiane para aksidentit, hipur mbi ‘Land Rover’
26 Gusht 2021, 21:46Rexhina Çelhaka, është 22-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin i preu rrugën furgonit me pasagjerë që vinte nga Tirana e po shkonte drejt Sarandës. Ndërkohë është publikuar edhe një foto pak para aksidentit, ku kanë pozuar të tre vajzat e reja që ndodheshin në ‘Land Rover’
-
Greqi-Shqipëri, rruga e afganëve drejt Europës, refugjati që u kap në kufi: Synojmë Gjermaninë ose Zvicrën
26 Gusht 2021, 21:48Grupe refugjatësh afganë në një numër të vogël hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri çdo muaj me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane përmes së ashtuquajturës “rruga ballkanike”
-
Mbërrijnë 121 afganët e parë në Shqipëri, akomodohen në Durrës! Rama: Braktisën tokën e tyre për të shpëtuar jetën! Yuri Kim: Krenarë t'ju quajmë mik e aleat! Xhaçka: Detyrimi ynë të mos i braktisnim
26 Gusht 2021, 20:45Në orën 3:20 minuta të mëngjesit të sotëm është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë, mes tyre 11 foshnje, të cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Ministrja e Jashme Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim ishin të parat që pritën emigrantët afganë. Pas nisjes nga Kabuli, avioni me afganët që u strehuan në Shqipëri, bënë një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, dhe më pas drejt Rinasit kur mbërriti në 03:20.
-
-
Automjeti përplaset me pemën, një person mbetet i bllokuar, nxirret pas disa minutash dhe dërgohet me urgjencë në spital! Nga aksidenti të lënduar edhe 2 persona të tjerë
26 Gusht 2021, 20:04Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se një automjet u përplas me pemë, ndërsa një nga personat e plagosur mbeti i bllokuar për disa minuta në automjet. Është bërë ndërhyrja me mjete për të prerë derën e automjetit e më pas nxjerrjen jashtë të të plagosurit
-
Aksidenti tragjik në Gjirokastër/ 25 vjeçarja, e vetmja e mbijetuar në furgon, e motra: Ishte e tronditur, ka thyer krahun! Dje kishte një parandienjë të keqe
26 Gusht 2021, 19:18E vetmja që u nxor gjallë nga furgoni në aksidentin me 5 viktima në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe. Mes lotësh, motra e saj ka treguar se një ditë më parë 25 vjeçarja i kishte rrëfyer se kishte një parandienjë të keqe.
-
-
Rriten lehtë rastet në vend, 888 të infektuar në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me COVID, 91 të shtruar te Infektivi
26 Gusht 2021, 18:28Një rritje të lehtë kanë shënuar rastet me COVID në 24 orët e fundit. 888 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur betejën me COVID
