Kronikë
-
Kraja ka thënë në Bari se skuadra përbashkët hetimore është mënyra më efikase për të luftuar me sukses krimin e organizuar
24 Shkurt 2022, 14:30 -
Plagosën me thikë tre vajza pas një sherri, arrestohen dy të reja në Tiranë
24 Shkurt 2022, 13:55Dy të reja kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një sherri me 3 vajza të reja.
-
Dy kallashnikovë, një pistoletë dhe 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
24 Shkurt 2022, 13:21Mësohet se në shtëpinë e të riut, banues në zonën e Ujit të Ftohtë, policia gjeti tre armë zjarri. Sipas raportimeve janë sekuestruar 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë. Sakaq, blutë e Vlorës kanë gjetur edhe 4 kilogramë kanabis.
-
Vidhet xhamia në Prrenjas, Report Tv siguron videon: Një person me kapele u fut nga dritarja dhe mori një shumë parash
24 Shkurt 2022, 13:12Report Tv ka siguruar pamjet ku një person i maskuar me kapele është futur nga dritarja dhe ka marrë disa para që ndodheshin në kutinë ku mbahen paratë e besimtarëve.
-
Dhunë në familje dhe tapë në timon, dy të arrestuar dhe një nën hetim në Elbasan
24 Shkurt 2022, 13:12Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është nën hetim nga Policia e Elbasanit. Të arrestuarit akuzohen për dhunë në familje dhe drejtim të parregullt të mjetit. Kurse një person tjetër është nën hetim nga autoritetet pasi akuzohet për plagosje me dashje.
-
U arrestua për shpërdorim detyre me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës, SPAK mbyll hetimet, merret i pandehur Fatos Tushe! Kërkon gjykim të shkurtuar
24 Shkurt 2022, 12:56Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes dhe 20 personave të tjerë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pasi akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës.
-
Shpërthen paketa elektrike në shkollën 9-vjeçare në Laç! Tym e flakë në ambientet e brendshme, evakuohen nxënësit dhe mësuesit
24 Shkurt 2022, 12:05Menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit duke shuar flakët. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Mësohet se ka nisur një hetim lidhur me shkaqet e zjarrit.
-
-
Shiste heroinë me doza të vogla në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari! Ja çfarë i gjeti policia në banesë
24 Shkurt 2022, 10:46Sipas policisë, i riu pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 200 deri 500 gramë, e ndante atë në porcione të vogla. Më pas i shiste në rrugën "Irfan Tomini", në bulevardin "Bajram Curri" dhe zona të tjera, kundrejt vlerës 1000 lekë të rinj një dozë me heroinë.
-
I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 53-vjeçari në Fier
24 Shkurt 2022, 10:35Me vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim. Guda në 2015 është kapur në Portin e Vlorës duke tentuar të trafikojë kanabis drejt Italisë.
-
Banorët e 4 zonave në Tiranë protestojnë sërish para Kuvendit! Nënë Liza i bën thirrje gjykatës: Lironi fëmijët tanë nga burgu
24 Shkurt 2022, 10:15Banorët e 5 Majit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë përpara parlamentit. Ata kërkojnë drejtësi për shpronësimet e pronave të tyre, transparencë për devijimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kërkojnë gjithashtu lirimin e 5 të arrestuarve gjatë përplasjeve të 5 Maji.
-
Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen tre makina, një i plagosur! Shkak parakalimi i gabuar
24 Shkurt 2022, 10:13Burime bëjnë me dije se shkak është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve. Sa i përket të plagosurit, gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
-
Kapet me 80 kg drogë në kamionçinë, arrestohet 45-vjeçari në Qafë Botë (EMRI)
24 Shkurt 2022, 09:57Azizaj u kap duke transportuar 80 kilogramë kanabis, të ndarë në 74 pako. Droga mësohet se do të dërgohej drejt Greqisë, ndërsa 45-vjeçari i kishte fshehur ato në kamionçinë.
-
E plotë/ Rrëfimet e Luftar Reçit që tronditën botën e krimit, të implikuarit nga Shullazi tek Lul Berisha, roli u Ymer Lalës në vrasjen e Maks Lalës, ekzekutime e djegie kufomash
24 Shkurt 2022, 09:53Dëshmia e të penduarit Luftar Reçi para SPAK-ut që vuri në lëvizje botën e krimit për ta eliminuar me anë të helmimit në burg. Pazaret mes kokave të krimit për të hequr qafet kundërshtarët e njëri-tjetrit
-
45 policë pozitive për drogën! Nga 15 nëntori u testuan 1736 efektivë, 1 prej tyre i përjashtuar
24 Shkurt 2022, 09:2945 nga 1736 punonjës policie të testuar për drogën kanë rezultuar pozitiv që prej datës 15 nëntor të vitit të kaluar kur nisi procesi. Blutë njoftojnë se për kategorinë e “pozitivëve” po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-
Shkodër/ Goditen 4 raste të tregtimit të mallrave kontrabandë, sekuestrohet 10 kg duhan i grirë, dhjetëra paketa cigare dhe puro! Në hetim 6 persona
24 Shkurt 2022, 08:55Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 10 kilogramë duhan i grirë, dhjetëra pako me cigare të llojeve të ndryshme dhe materiale për paketimin e tyre.
-
Banorët e ‘5 majit’ protestë para Drejtorisë së Policisë: Lironi shokët tanë nga qelia, po jetojnë dramë familjare! Na shembën ndërtesat, por jo jetën dhe të drejtat
23 Shkurt 2022, 21:45Shtëpitë e tyre janë shndërrua në gërmadha kujtimesh dhe muret e mundeve të tyre shumëvjeçare janë shembur, por sot banorët e “5 majit” protestuan në përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për arrestimin e 5 prej tyre.
-
Përdornin lokalin për baste sportive online, në pranga administratori në Tepelenë! Nis hetimi për pronarin dhe një klient
23 Shkurt 2022, 21:01Policia e Tepelenës “goditi” një tjetër rast të lojërave të fatit në një lokal, ku vuri në pranga administratorin dhe nisi hetimin për pronarin dhe një klient.
-
Report Tv në tunelin ku grabitësit gërmuan drejt bankës, hoqën tonelata gurë
23 Shkurt 2022, 19:44Ekipi i Report Tv hyri në brendësi të tunelit, nga ku grabitësit gërmuan për tu futur në bankë. Gazetari Sokol Dema sjell detaje se si autorët kanë gërmuar tonelata dhe e gurë kushedi për sa ditë.
-
Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga i riu në Durrës
23 Shkurt 2022, 17:53Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur.