Kronikë
-
905 raste të reja, 3 humbje jete me COVID dhe 347 të shëruar në 24 orët e fundit. Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani, ndërsa kryeqyteti mban vendin e parë edhe sa i përket rasteve më të shumta aktive.
28 Gusht 2021, 16:44 -
Dita e parë e afganëve në Tiranë nëpërmjet fotove! Nuk ‘humbin kohë', dalin shëtitje në ‘Qytet Studenti’
28 Gusht 2021, 16:04Një ditë pasi zbritën në tokën shqiptare, kanë lënë valixhet në dhomat e caktuara në godinat e ‘Qytet Studenti’, nuk kanë humbur kohë, por kanë dalë për të bërë një xhiro, atë që u kishte munguar aq shumë në atdheun e tyre, larg plumbave dhe të pa rrezikuar nga askush.
-
‘Fluturojnë’ 71 patenta! Vendosen 1192 gjoba për shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuar, arrestohen 9 shoferë
28 Gusht 2021, 15:29Këtë të shtunë “kanë fluturuar” 71 patenta e ndërsa janë vendosur 1192 gjoba, për drejtuesit e papërgjegjshëm të makinave. Pjesa më e madhe e gjobave dhe patentave të hequra janë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara si edhe parakalime të gabuara.
-
Vetingu rinis me prokurorin që rrëzoi Dik Martin për trafik organesh në Burrel, s’ka datë për Dritan Ginën që po shtyn ditët me manovra
28 Gusht 2021, 15:16Komisioni i Vetingut rinis punën me 7 shtator, seancë me prokurorin Arben Dyla që mori pjesë në hetimin e pretendimeve të Dik Martit për trafik organesh në kullën e Katuçit në Burrel. Hetimet rrëzuan pretendimet.
-
Ekzekutimi në Malësinë e Madhe, 4 plumba në trupin e Sokol Çelës! Vrasësi u njoh me zonën dhe ndoqi viktimën! Dëshmi se një burrë misterioz ka pyetur për Pyllin e Gështenjave
28 Gusht 2021, 14:59Hetuesit që po punojnë për zbardhjen e atentatit ndaj Sokol Çelës në Reç të Malësisë së Madhe, kanë siguruar dëshmi për një burrë misterioz me çantë në krahë që ka lëvizur në zonën ditë e fundit. Ai ka pyetur për Pyllin e Gështenjave, i cili ndodhet dy orë larg rrugës së fshatit
-
Policia operacion anti-kanabis në Shkodër, zbulohen disa parcela të mbjella me bimë narkotike, arrestohen 4 persona
28 Gusht 2021, 14:574 persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Shkodër, pais një operacioni anti-kanabis, ku u konstatuan të mbjella me bimë narkotike disa parcela. Në pranga ka rënë Aleksander Makaj, Zef Ndrekolli, Gjelosh Ndrekolli dhe Zef Dodani. U sekuestruan 35 kilogramë kanabis dhe municion luftarak.
-
Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, çifti i të moshuarve që humbën jetën u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin
28 Gusht 2021, 14:41Çifti Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç,vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi fugoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër. Ata janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin.
-
Çuan të miturin të vjedh 700 mijë lekë në një lokal, arrestohen 2 të rinjtë! Një prej tyre u kap edhe me pasaportë false
28 Gusht 2021, 13:53Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për vjedhjen e 700 mijë lekëve. Ata dërguan të mitur 13 vjeçar të vidhje paratë në një lokal nate dhe më pas i ndanë lekët mes tyre.
-
Me 33 emigrantë të paligjshëm në kamion drejt Tiranës, arrestohet në Pogradec 31-vjeçari nga Saranda
28 Gusht 2021, 13:44Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi u kap duke transportuar drejt Tiranës 33 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së
-
Higjiena, kushtet e sigurisë e respektimi i orareve, Task Forca e Transportit Rrugor kontrolle në urbane në të gjithë vendin! Ndëshkime deri me pezullim licence për shkelësit
28 Gusht 2021, 13:08Kanë nisur kontrollet e urbanëve për dokumentacionet përkatëse, duke filluar nga Aktet e Vlerësimeve që kanë të bëjnë me komoditetin dhe respektimin e kushteve higjenizues gjatë transportit të udhëtarëve, vlefshmëria e kontrollit teknik dhe deri te vlefshmëria e dokumentave për respektimin e orareve !
-
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
28 Gusht 2021, 12:20Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.
-
Si të regjistrosh markën tënde në e-Albania
28 Gusht 2021, 11:35Ke bërë një produkt? Zotëron prej vitesh një biznes me një emër tregtar që të simbolizon ty? Nuk e ke regjistruar ende markën? Nxito në e-albania!
-
Vijon vaksinimi anti-Covid, Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021
28 Gusht 2021, 10:39Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda vitit, për të vijuar me procesin e vaksinimi anti-Covid në vend. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se çdo i pavaksinuar përbën një kosto për jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe të shoqërisë, ndërsa ka apeluar që të rinjtë ta bëjnë vaksinën.
-
-
U kap me doza kokaine gati për t'i shitur, arrestohet 33-vjeçari në Berat
28 Gusht 2021, 10:00Një 33-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit u kap me vete me disa doza kokaine që i kishte gati për t'i shitur.
-
Bulqizë/ Kreut të Sindikatës së Minatorëve dhe ish-kandidatit për deputet, Elton Debreshit iu vu tritol në makinë, autor vëllai i tij, arrestohet
28 Gusht 2021, 09:53Pavarësisht dyshimeve që u hodhën, sipas policisë pas vendosjes së tritolit në automjetin e minatorit dhe ish- kandidatit ët pavarur për deputet në Dibër, fshihej pikërisht i vëllai. Alfred Debreshi, 29 vjeç, u vu në pranga ditën e sotme nga Policia. Nuk dihet nëse dy vëllezërit kishin konflikte me njëri-tjetrin.
-
Kushi në takimin me atleten Luiza Gega: Ka ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare, motivon qindra vajza drejt suksesit
28 Gusht 2021, 09:34Ndërsa e konsidero një nga diamantet e sportit tonë elitar, Kushi thotë se Gega është një ndër emrat që vijon të shkëlqejë dhe ka arritur rezultate të larta, duke ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare.
-
Vinin nga Fieri dhe bënin kërdinë me vjedhjet në Lushnje, 3 të arrestuar! Grabitën 2 biznese dhe 4 banesa, sekuestrohen para dhe sende me vlerë
28 Gusht 2021, 09:24Vinin nga Fieri dhe bënin kërdinë me vjedhjet në Lushnje duke u kthyer në tmerrin e qytetarëve. Në pranga janë vënë 3 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e 2 bizneseve dhe 4 banesave. Janë sekuestruar 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, pajisje që përdoreshin për vjedhjet.
-
Rritje temperaturash me 2 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
28 Gusht 2021, 08:07Dita e sotme ka nisur me diell, ndërsa duket se këto kushte moti do të na shoqërojnë përgjatë gjithë kësaj të shtune.
-
