Kronikë
-
Në vitin 2021 janë konstatuar 534 raste të krimit kibernetik, me një dyfishim krahasuar me 2020-ën. Për inxhinierin IT, Besmir Semanaj, pozitiv është fakti që blutë po i kushtojnë vëmendje këtij lloj krimi të ri. Semanaj thotë se shqiptarët rrezikohen më shumë nga hakera të huaj pasi nuk kanë dijeninë e mjaftueshme për blerjet online.
15 Shkurt 2022, 17:04 -
Tentuan të korruptojnë policët pasi u kapën të dehur, me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, e pësojnë keq pesë shoferët në Tiranë, Fier dhe Sarandë
15 Shkurt 2022, 16:21Mësohet se tre raste janë regjistruar në Tiranë, një në Fier dhe një tjetër në Sarandë. Gjatë javës që lamë pas janë goditur edhe 18 raste të tjera të mitëdhënies.
-
Elbasan/ 69-vjeçari gjendet i vdekur në tualetin e një dyqani, dyshimet e para
15 Shkurt 2022, 16:06Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e 69-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje.
-
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën! Mes të pandehurve edhe i penduari Luftar Reçi
15 Shkurt 2022, 14:25Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.
-
Elbasan/ Punëtori aksidentohet në punë, në gjendje të rëndë te Trauma! Në pranga drejtuesi i punimeve, nisin hetimet ndaj pronarit për ndërtim të paligjshëm
15 Shkurt 2022, 14:07Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Elbasan, pas një aksidenti në punë. Punëtori me inicialet Y. Ç., është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
-
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme, Rovena Voda kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
15 Shkurt 2022, 12:48Ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ajo akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe deri tani ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
-
SPAK-GJKKO në 3 vite vetëm 3 dënime: Adriatik Llalla, Saimir Tahiri e Enkelejda Hoxha
15 Shkurt 2022, 12:37Nga 19 dhjetori i vitit 2019 kur Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme ndezën motorët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, deri tani pas 3 janë vetëm 3 zyrtarë të lartë të dënuar nga institucionet e drejtësisë së re.
-
-
Trafik ndërkombëtar droge dhe armësh, goditet banda kriminale shqiptare! Në pranga 45 persona në Belgjikë e Spanjë! Krerët e mafias investonin në kriptomonedha
15 Shkurt 2022, 12:1445 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh.
-
Nipi i Emiljano Shullazit me kanabis në shtëpi
15 Shkurt 2022, 10:38 -
Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, Eduart Ksolla mohon autorësinë e krimit: S'kam qenë në vendin ku ndodhi ngjarja! Hetuesit i gjejnë gjurmë baruti në duar
15 Shkurt 2022, 10:2530 vjeçari Eduart Ksolla, i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjecarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.
-
'Shtëpi bari' në pallatin e Jamarbër Malltezit në mes të Tiranës! Në pranga një 38-vjeçar! Kishte bllokues valësh dhe detektor për kërkimin e GPS
15 Shkurt 2022, 10:25Një tjetër 'shtëpi bari' në Shqipëri dhe këtë herë në qendër të Tiranës dhe me emra të njohur në botën e krimit. Policia e kryeqytetit, Komisariati nr. 2, përmes një operacioni të koduar "Ndërveprimi" ka zbuluar në zonën e ish-parkut të autobusëve një banesë e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.
-
Gjirokastër/ Po zihej me një person, 33-vjeçari kundërshton policët që tentuan t'i ndanin, pas shoqërimit në Komisariat shkatërron kamerën e sigurisë
15 Shkurt 2022, 09:42I riu, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen "18 Shtatori", ka kundërshtuar policët të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.
-
Blinte kokainë në Durrës dhe vinte me autobus në Tiranë për ta shitur, arrestohet 31-vjeçari! Iu gjetën 414 gramë drogë
15 Shkurt 2022, 09:31Ai siguronte nga 500 gramë deri në 2 kg kokainë në Durrës dhe më pas e shiste në zonën e “Don Boskos", në rrugën "Mine Peza" dhe në afërsi të Zogut të Zi, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.
-
Berat/ Roja harron ngrohësen ndezur, i vë flakën kabinës së tij në servisin e makinave
14 Shkurt 2022, 19:50Zjarr në një servis makinash në Berat ka rënë pasditen e sotme për shkaqe ende të panjohura. Zjarri ka rënë në vendin ku qëndronte roja, ku vetë ai nuk ka qenë aty në momentin e aktivizimit të flakëve.
-
Ismet Haxhia: Urdhri në mesnatë i Berishës në ‘97 që mblodhi 60 tropojanë në Presidencë! Si u qëllua me mitroloz makina e atasheut të huaj ushtarak
14 Shkurt 2022, 19:21Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vjet burg Izet Haxhinë, si bashkëpunëtor në vrasjen e “liderit të Dhjetorit”, Azem Hajdari në vitin 1998. Dëshmitë për atë ngjarje kanë qenë të shumta ndër vite dhe shumë të vërteta për “ngjarjet e Tropojës” nuk janë zbardhur ende plotësisht. Një dëshmi interesante për ngjarjet e atyreve viteve është rrëfimi i Ismet Haxhisë, vëllait të Izetit.
-
Qëllon në ajër në gjendje të dehur tek ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë! Autori para një muaj kishte dalë nga burgu (VIDEO)
14 Shkurt 2022, 18:47Pas raportimit të të shtënave policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke vënë në pranga Ervis Dollanin, i cili kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu.
-
Banorët e 4 zonave në Tiranë protestojnë te Ura e Paskuqanit: Po na i marrin shtëpitë për të bërë pallate që të pasurohet i biri i ndonjë biznesmeni
14 Shkurt 2022, 17:51Ashtu siç kishin paralajmëruar edhe sot, banorët e Laprakës, Paskuqanit, 5 majit e Astiri, të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe dhe rikualifikimit urban, kanë dalë sot në protestë tek Ura e Paskuqanit në Tiranë, kundër shembjes së shtëpive të tyre.
-
Rrëmbeu biznesmenin Halit Nazifi, Kushtetuesja i 'pret shpresat' për liri të Gentian Cakës, historia e pengmarrjes për 1 milionë USD
14 Shkurt 2022, 17:34Gjykata Kushtetuese ka shuar shpresat Gentian Cakës, për të rrëzuar dënimin me 12 vite burg, për rrëmbimin e biznesmenit Halit Nazifi në vitin 2002, për t’i zhvatur 1 milionë USD. Me 25 nëntor 2021, Caka i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të hedhur poshtë vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit për dënimin e tij për veprën penale të rrëmbimit të personit në bashkëpunim.
-
Dosja/ Vrasja e bujshme e Agim Bucit, nga grabitje në deklaratat për vrasje me pagesë! Çfarë deklaroi i në sallën e gjyqit penduari i drejtësisë: Mora 30 mijë euro
14 Shkurt 2022, 17:32Ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik në prill të vitit 2018, ku u vra shtetasi Agim Buci, e hetuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan në nga shkalla e parë e gjykatës dy autoret e dyshuar, të arrestuar me herët Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.