Kronikë
-
Pas 5 ditësh kërkime, trupi i pajetë e minatorit Muharrem Plaku u gjet në mesnatë në galerinë e minierës në Bulqizë, ku ishte bllokuar pas shembjes së një masivi minerali. Sipas mjekësisë ligjore, Plaku ishte zënë poshtë nga masivi i mineraleve të shkëputura në nëntokë, që i mori jetën.
20 Shtator 2021, 07:17 -
Masat anti-COVID, Suedia heq Shqipërinë nga lista e ‘vendeve të sigurta’, nga e hëna ndalohen udhëtimet jo esenciale
19 Shtator 2021, 22:55Suedia ka miratuar ndryshimet e reja të përkohshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Duke filluar nga data 20 shtator, kur hyjnë në fuqi ndryshime, qytetarëve shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime jo esenciale
-
Defekt në rrjet, disa zona në Tiranë mbesin pa energji elektrike
19 Shtator 2021, 20:50Disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme në Tiranë. Shkak për ketë është bërë një defekt në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, dhe si pasojë e mbingarkesës së rrjetit sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina
-
Universitetet hapin dyert më herët për vaksinimin e pedagogëve e studentëve
19 Shtator 2021, 19:37Vaksinimi masiv ka nisur tashmë në çdo universitet të vendit. Ministrja e Shenëdetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se dyert e universiteteve janë hapur më herët këtë vit për të vaksinuar pedagogë dhe studentë, si një garanci shton ministrja më shumë për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag
-
Banorët e Nartës probleme me furnizimin e ujit: Kemi vetëm 2 orë në ditë, vjen edhe i ndotur
19 Shtator 2021, 19:07Nga banorët e Nartës përmes 'Report TV' përcillet shqetësimi i mungesës së ujit. Sipas tyre vetëm 2 orë në ditë është koha kur ata mund të gjejnë ujë në rubinetet e çezmave. Sistemi i shpërndarjes së ujit thonë banorët është i amortizuar.
-
Operacion anti-drogë në Tiranë, arrestohet për kultivim kanabisi 47-vjeçari në Zall-Bastar! Nën hetim nipi i tij i mitur dhe kryeplaku i fshatit 'Shëngjin i Vogël'
19 Shtator 2021, 18:57Një 47-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Shëngjin i Vogël- Zall Bastar’ nga blutë e kryeqytetit për asgjësimin e lëndëve narkotike
-
Aksident i trefishtë në Thumanë, dy të plagosur nisen për mjekim drejt Tiranës
19 Shtator 2021, 18:44Një aksident i trefishtë me dy të lënduar ka ndodhur në Thumanë. Siç njofton policia tre automjete janë përfshirë në aksident, ndërkohë që janë lënduar shtetasin Andi Mirdita dhe Bashkim Qira
-
Pas Tiranës, Berisha e nis turin e takimeve me demokratët në Fier: Për një PD më të bashkuar e të fortë
19 Shtator 2021, 18:05‘Për një Parti Demokratike më të bashkuar’, ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar takimin e radhës me anëtarët e PD-së, që pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar. Pas takimit të zhvilluar në Tiranë, Berisha bën me dije se ditën e martë do të zhvillojë një takim me demokratët e Fierit. Berisha thekson se takimet zhvillohen tashmë për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur
-
6 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID, shënohet 780 raste të reja në 24 orët e fundit! 224 pacientë të shtruar në spital
19 Shtator 2021, 17:366 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID -19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Sakaq ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 780 raste të reja
-
Vjeshtë e vështirë, rritet numri i viktimave me COVID! Humbin jetën 76 qytetarë që nga fillimi i muajit shtator! Sot 6 të vdekur nga koronavirusi! Shënohen 780 raste të reja
19 Shtator 2021, 16:54Gjatë muajit shtator është rritur numri i viktimave nga COVID, ku mesatarisht çdo ditë humbin jetën 5 qytetarë. Edhe numri i pacientëve të shtruar është rritur dhe nga 270 shtretër kapacitet, kanë mbetur të lirë 54. Pas ezaurimit të kapaciteteve Ministria e Shëndetësisë pritet të hap spitalin COVID 4
-
-
‘Aksion’ për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkohen drejtuesit e pabindur, 9 persona në pranga, pezullohen 46 leje në 24 orët e fundit
19 Shtator 2021, 15:59Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, janë intensifikuar përpjekjet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke ushtruar kontrolle në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike.
-
Dëmtuan pronën shtetërore duke kryer gërmime pa leje, 4 të arrestuar në Shkodër
19 Shtator 2021, 15:434 qytetarë janë arrestuar ditën e sotme pasi janë konstatuar në Shkodër duke kryer gërmime pa leje, duke cenuar kështu pronën shtetërore.
-
U rrëzua nga lartësia në shtëpinë e tij, ndërron jetë 77-vjeçari në Tiranë
19 Shtator 2021, 15:04Një 77-vjeçar ka rënë ditën e sotme nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka në kryeqytet, përkatësisht në rrugën "Muhamet Gjollesha".
-
Ndahet nga jeta ish-zyrtari i LSI dhe biznesmeni Ilir Dashi! Presidenti Meta: Shumë dhembje për humbjen e parakohshme të mikut të paharruar
19 Shtator 2021, 14:02Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, i cili prej më shumë se 1 viti jetonte në Afrikë së bashku me gruan e tij. Lajmin e kanë bërë me dije ish-kolegë dhe miq, të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për ikjen nga jeta të Dashit.
-
-
‘Ura e Zogut’ mbi Lumin Mat po degradohet, aktivistë dhe të rinj dalin në protestë
19 Shtator 2021, 13:06Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore, ka ngritur në protestë aktivistet e shoqërisë civile dhe nga grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini.
-
U prezantua si policë, por në çantë i gjetën sende me vlerë të vjedhura, arrestohet riu në Tiranë! Në pranga edhe 10 të tjerë për vepra të ndryshme penale
19 Shtator 2021, 12:14Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së paligjshmërisë, policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale.
-
Sharrë, nxënësit vizitorë të parkut të gjelbëruar, njihen me procesin e menaxhimit të mbetjeve
19 Shtator 2021, 09:45Nxënës të të gjitha moshave ishin në Sharrë në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit. Ata vëzhguan nga afër procesin e menaxhimit të mbetjeve deri në kapsulimin e tyre. Po ashta nxënësit vizituan parkun e gjelbëruar, duke mësuar se natyra dhe biodiveristeti rikthehet për qytetarët falë teknologjisë për menaxhimin e mbetjeve.
-