Kronikë
-
Pësoi infarkt në taksi ndërsa po shkonte në një takim, ndërron jetë në Tiranë ish-politikani italian
Luigi Nidito, ish-politikan nga Prato, Firenze ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, aty ku ishte zhvendosur prej më shumë se 15 vitesh. Referuar asaj se çfarë raportojnë mediat italiane, Nidito u ndje keq dje teksa ishte në një taksi, me të cilën po shkonte në një takim.
31 Dhjetor 2021, 17:41 -
Pazare në ‘minutat e fundit’ e kthim në shtëpi, trafik i rënduar jo vetëm në qendër, por edhe në akset rurale! Apeli i Policisë: Festoni të gëzuar duke respektuar ligjin
31 Dhjetor 2021, 17:29Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar edhe me trafik të rënduar. Shumë qytetarë i kanë lënë për “në minutat e fundit” pazaret për darkën e vitit të ri, të tjerë pasi kanë mbyllur punën janë kthyer në rrethe, në shtëpitë e tyre për të festuar këtë ditë të shënuar pranë familjarëve të tyre të mbledhur në një vakt të ngrohtë dhe me shumë dashuri.
-
E rëndë/ Makina del nga rruga, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Greqi së bashku me të dashurën
31 Dhjetor 2021, 16:55Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari nga Saranda dhe e dashura e tij.
-
Kontingjenti i ri trupave nga Shqipëria merr detyrën në Letoni, pamje nga ceremonia
31 Dhjetor 2021, 15:36Kontingjenti i vjetër në Letoni i trupave nga Shqipëria ka lënë detyrën dhe është zëvendësuar nga një grup i ri, i cili do të përfaqësojë po aq denjësisht vendin tonë e do të tregojë se Shqipëria është një vend anëtar i denjë i NATO-s.
-
Vdekja e elektricistit në Memaliaj, Gjykata liron drejtuesin e punimeve të OSSH, Altin Zhupa
31 Dhjetor 2021, 14:02Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj, Altin Zhupa është liruar sot nga gjykata, pas arrestimit dy ditë më parë më akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Arrestimi erdhi disa orë pasi elektricisti i OSHEE Agron Manaj 55 humbi jetën teksa ra ne kontakt me linjën e tensionit të larte gjatë një inspektimi rutinor.
-
COVID-i ‘ia lë vendin’ ngjarjeve tragjike, nga vrasja makabër e të resë në Kosovë te braktisja e Aldi Ramës në morg...10 lajmet më të lexuara në Shqiptarja.com për 2021
31 Dhjetor 2021, 12:40Vitin 2021 tashmë po e lëmë pas për të pritur një vit të ri me shpresën se pandemia, që ka munduar vendin në prej 2 muajsh, do të zhduket. 2021 pati zhvillime të rëndësishme ku një moment i rëndësishëm në zhvillimet politike kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por padyshim ashtu sikurse në pjesën më të madhe të rasteve, vëmendjen kryesore e kanë marrë zhvillimet nga aktualiteti.
-
Bëri veprime të turpshme me një të mitur, arrestohet 50-vjeçari në Krujë
31 Dhjetor 2021, 12:05Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Krujë, i akuzuar se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Sipas Policisë është arrestuar 50-vjeçar me inicialet Sh.P, banues në fshatin Derven, i akuzuar për veprën penale “vepra të turpshme”
-
Vlorë/ Lavazhi s'ia mori përsipër që t’i lante makinën se kishte radhë, i riu pas sherrit me punonjësin qëllon me armë në ajër
31 Dhjetor 2021, 11:57Një sherr banal në qytetin e Vlorës ka përfunduar deri në përdorimin e armëve.
-
119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, skaneri në Durrës e nxori të pastër! Persona të armatosur ndaluan kamionin për të marrë drogën, por se gjetën! Kompania denoncoi
31 Dhjetor 2021, 11:04Bëhet me dije se lënda narkotike e nisur nga Ekuadori ishte rreth 1 tonë, por një pjesë është marrë nga trafikantët në Itali. Rezulton se nga kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër, edhe pse brenda ishte kokainë, ndërsa kanë qenë vetë punonjësit e kompanisë së bananeve që kanë njoftuar policinë, pasi raportuan se ata u ndaluan në rrugë nga disa persona të armatosur dhe me maska, që kanë kontrolluar kontejnerin e më pa janë larguar.
-
Bulqizë/ Disa persona rrahin rojën e një karburanti, marrin serverin e kamerave të sigurisë dhe largohen
31 Dhjetor 2021, 10:31Orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqiz, nga persona ende të paidentifikuar është goditur me grushte një 57-vjeçar.
-
Sekuestrohen 600 fishekzjarrë në Tiranë e Kavajë, në pranga një 19-vjeçar, nën hetim edhe një 57-vjeçare
31 Dhjetor 2021, 10:26600 fishekzjarrë janë sekuestruar sot nga Policia në Tiranë e Kavajë, ndërsa është arrestuar një 19-vjeçar si dhe kanë nisur hetimet për një 57-vjeçare.
-
Sherr me thika mes adoleshentësh në Kuçovë, 2 përfundojnë në spital dhe 2 në pranga
31 Dhjetor 2021, 10:17Policia e Kuçovës vuri në pranga 2 adoleshentë, pasi qëlluan me thikë 2 bashkëmoshatar.
-
Kurbin/ Babai qëllon të birin pas sherrit, 45-vjeçari i shpëton plumbit! I moshuari arrestohet pas disa orë kërkimesh nga policia
31 Dhjetor 2021, 08:4572-vjeçari Preng Gega qëlloi sot me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, Luan Gega 45 vjeç, por fatmirësisht ky i fundit i shpëtoi plumbit.
-
-
-
-
Në ditarin e gazetarit Sokol Dema... krimi, arrestimet dhe aksidentet, ngjarjet më të bujshme të 2021
30 Dhjetor 2021, 20:56Viti 2021 sërish ishte arenë e krimit. Me dhjetra të vrarë në zemër të familjes për shkak të dhunës e po ashtu dhjetra të tjerë të ekzekutuar në atentate të mirëfillta mafioze, në garën për influencë të grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë territorit të vendin.
-
Kapet rreth 100 kg kokainë në një konteiner bananesh në Tiranë, 2 të ndaluar! Droga nga Ekuadori, u la në portin e Durrësit prej 3 ditësh
30 Dhjetor 2021, 20:25Një sasi prej rreth 100 kg kokaine është kapur ditën e sotme në Tiranë. Report Tv mëson se kjo sasi kokaine ka qëndruar në portin e Durrësit në një kontenier me banane prej gati tre ditësh dhe ka qenë nën vëzhgimin e policisë dhe agjentëve të SPAK përgjatë gjithë kësaj kohe.
-
-
Rrëzohen nga mali i Munellës gazetari Alfred Lela dhe 4 të tjerë! Gjendet i vdekur pas disa orësh kërkime specialisti i turizmit Ndoc Mulaj, mori plagë në kokë
30 Dhjetor 2021, 19:16Është gjetur i vdekur pas disa orësh kërkimi specialisti i turizmit malor Ndoc Mulaj. Bashkë me disa alpinistë të tjerë amatorë, mes tyre edhe gazetari Alfred Lela po ngjisnin malin e Munellës në Gjegjan të Pukës, por për shkak të motit të keq me stuhi dhe borë, Ndoc Mulaj dhe Ilir Shyti u rrëzuan në humnerë. Shyti u gjet i gjallë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Lela rrëfen tmerrin: Mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë.