Kronikë
-
Tre ditë pas vdekjes në punë të elektricistit Agron Manai në Memaliaj, familjarët e tij kanë folur për Report Tv, duke kërkuar që prokuroria të zbardhë ngjarjen. Djali i tij deklaron se OSSH nuk ka stakuar energjinë në momentin që babai i tij ka ndërhyrë për të riparuar defektin.
30 Dhjetor 2021, 18:37 -
Po rregullonte autobusin, por e zë poshtë, humb jetën aksidentalisht 54-vjeçari në Lushnjë
30 Dhjetor 2021, 16:40Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit
-
-
Shfrytëzonte motrën e mitur për prostitucion, arrestohet 27-vjeçarja në Burrel
30 Dhjetor 2021, 15:04Një 27-vjeçare është arrestuar sot nga Policia në Burrel, e akuzuar se ka shfrytëzuar për prostitucion motrën e mitur. E reja me inicialet H.C, e cila në bashkëpunim me një person tjetër me inicialet U. C., të arrestuar më parë, shfrytëzonin të miturën për qëllime përfitimi.
-
E rëndë në Dibër/ 58-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-gruas, Policia i vë prangat
30 Dhjetor 2021, 14:56Një ngjarje e rëndë, tronditëse është regjistruar në Peshkopi, ku një 58-vjeçari i ka hedhur acid në fytyrë ish-gruas së tij.
-
Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, dënohet me 1 vit burg ish-drejtoresha Edlira Naqellari
30 Dhjetor 2021, 14:56Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara , Edlira Naqellari është dënuar me 1 vit burg, pasi abuzimit me tenderin në uniformat e policisë së shtetit. E nëjta masë ëshët amrrë edhe për Flutura Çekrezin! Po ashtu GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg edhe 8 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Klevis Hasani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Aurora Mulla
-
Me pistoletë e shkopa bejsbolli në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë
30 Dhjetor 2021, 14:31Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj, pasi janë kapur më armë zjarri. Efektivët kanë ndaluar për kontroll, një makinë tip 'BMW' në zonën 'Lalm i ri', me drejtues Brodinel Deda, dhe me pasagjer Fiorald Ndoj.
-
Operacioni 'Shpirti', SPAK çon për gjykim 31 të pandehur për trafik droge! Mes tyre ish prokurori Maksin Sota dhe dy truprojat e ish ministrit Tahiri
30 Dhjetor 2021, 14:26SPAK çon për gjykim 31 të pandehurit e operacionit “Shpirti” të akuzuar për grup i strukturuar kriminal e trafik droge. Ish prokurori i Vlorës Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
-
-
Cërrik/ Bie aksidentalisht në kontakt me granatën, ndërron jetë 27-vjeçari
30 Dhjetor 2021, 12:34Një 27-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Cërrik, pasi i ka shpërthyer një granatë në dorë. Viktima është Erion Rexhepi, person pa precedentë penalë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
-
Harta e re gjyqësore, pas avokatëve të Korçës edhe ata të Shkodrës kundër: Është në shkelje të rëndë të interesit publik, i largon qytetarit gjykatën
30 Dhjetor 2021, 11:08Kryetari i dhomës së avokatisë Shkodër, Anton Kosteri thotë se kjo hartë e re gjyqësore është në shkelje të rëndë të interesit publik, duke argumentuar se i largon qytetarit gjykatën.
-
-
-
-
Bilanci i Gjykatës së Lartë, Sadushi: 35 mijë çështje pa shqyrtuar, rrezik krijimi i një stoku të ri! Një gjyqtar, 500 dosje në vit! Harta e re gjyqësore domosdoshmëri
30 Dhjetor 2021, 10:18Jo pak por 35 mijë është numri i çështjeve të pashqyrtuara që janë në pritje në Gjykatën e Lartë dhe sipas zëvendës kryetarit Sokol Sadushi, rreziku më i madh është krijimi i një stoku të ri. Ai kritikoi avokatët për depozitimin e rekurseve të pabazuara, ndërsa e cilësoi domosdoshmëri hartën e re gjyqësore.
-
-
VIDEO/ Vodhën 200 mijë euro nga marketi në Sarandë, pranga teknikut të kamerave të sigurisë dhe hajdutit ‘serial’
30 Dhjetor 2021, 09:48Punonjësi i një supermaketi në Sarandë, që vëzhgonte kamerat e sigurisë ka bashkëpunuar me grabitësin serial për të vjedhur 200 mijë euro. Policia ka zbuluar skemën dhe ka vënë në pranga 2 prej autorëve të vjedhjes së supermarketit.
-
Po tentonin të kalonin në Greqi, kapet një sasi kanabisi brenda mjetit në Qafë Botë! Pranga shoferit dhe pasagjeres (VIDEO)
30 Dhjetor 2021, 09:27Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis, ndërsa arrestoi dy persona.
-
Përplasen dy makina në aksin Durrës-Maminas, plagoset një pasagjer
29 Dhjetor 2021, 22:30Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në aksin Durrës Maminas, ku janë përplasur dy makina. Sipas policisë një automjet me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M.
-
Sarandë/ Grabiten 200 mijë euro në një supermarket dhe serverat e kamerave, por harruan njërën, shoqërohen 3 persona
29 Dhjetor 2021, 21:443 persona janë shoqëruar nga policia si autorë të dyshuar të grabitjes së 20 mijë euro nga një supermarket në Sarandë më 12 dhjetor. Autorët pasi vodhën paratë, morën dhe një server të kamerave të sigurisë për të mos u zbuluar, por duket se një tjetër server i fshehur ka bërë të mundur filmimin e autorëve dhe të gjitha veprimet e tyre.