Kronikë
-
Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike në Durrës në kuadër të operacionit "Ikona"
2 Gusht 2021, 08:29 -
Balluku inspekton punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe: Është realizuar 50% e punimeve! Para 31 gushtit hapim tunelin e 5
2 Gusht 2021, 08:17Para datës 31 gusht do të hapet loti i 5 i Unazës së Re në Tiranë. Kështu ka deklaruar ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku teksa ka inspektuar punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Sheshi Shqiponja.
-
Sërish temperatura të larta, si parashikohet moti për ditën e sotme
2 Gusht 2021, 07:51Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, sipas MeteoAlb. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur në veri-verilindje dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.
-
Vlorë/ Për të shtatën ditë radhazi zjarret djegin kurorën e gjelbër të Karaburunit, sot dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri, helikopteri hedh mbi 300 mijë litra ujë, situata problematike! Zjarr edhe në Tragjas, Radhimë e Kuç
2 Gusht 2021, 07:34Situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë. Edhe këtë të hënë është nën flakë Karaburuni, një prej vatrave më të mëdha në këtë qark aktive prej 7 ditësh. Ndërhyrja nga ajri për të dytën ditë radhazi nuk ka mundur që ta shuajë këtë vatër të rrezikshme që vijon të mbetet ende problematike.
-
U rrezikuan 5 banesa, kryetarja e Bashkisë Kurbin: Vihen në kontroll vatrat e zjarrit në Mamurras, dëmet të mëdha! Të çojmë para drejtësisë përgjegjësit
2 Gusht 2021, 07:21Pas disa orësh janë vënë nën kontroll 2 vatrat e fuqishme të zjarrit në zonën e Mamurrasit, që rrezikuan 5 banesa. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Bashkisë Kurbin Majlinda Cara e cila thotë se ndonëse vatrat janë vënë nën kontroll kanë lënë pas dëme të mëdha.
-
-
-
Pamje me dron, ja si duket Karaburuni i mbuluar nga tymi (VIDEOLAJM)
1 Gusht 2021, 19:19Pas 10 ditësh në flakë, këto janë pamjet që ofrohen nga lartësia e Gadishullit të Karaburunit.
-
Ndërhyrje nga ajri pas 10 ditësh për shuarjen e zjarreve, prefekti i Vlorës: Nën kontroll vatra e Dukatit, në Karaburun situata problematike nga era e fortë! Helikopteri rinis punën nesër
1 Gusht 2021, 19:04Ndërhyrja nga ajri me helikopter ditën e sotme ka sjellë një përmirësim të situatës së zjarreve në zonën e Dukatit dhe atë të Karaburunit, dy nga vatrat më të vështira në Vlorë që janë aktive prej më shumë se 10 ditësh, ndërsa nuk ka asnjë reagim për vonesën në ndërhyrje nga ajri dhe dëmet e shkaktuara. Helikopteri i ardhur pas remontit ka punuar gjatë ditës së sotme në të dyja vatrat atë të Dukatit dhe Karaburunit deri në orët e pasdites, ndërsa pritet që të rinis sërish punën nesër.
-
-
-
Situata nga pandemia, regjistrohen 40 raste të reja infeksioni në 24 orë, asnjë viktimë nga COVID-19
1 Gusht 2021, 17:32Në vendin tonë vijon të ketë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19. Si rezultat i 2.568 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 40 qytetarë, ndërsa asnjë person nuk ka ndërruar jetë.
-
Media prestigjoze italiane: Toka e shqiponjave ka rilindur! Plazhet më të bukurat për t’u parë, midis gjireve të paprekura dhe limaneve të fshehura
1 Gusht 2021, 17:28Bukuritë shqiptare, deti dhe plazhet e Shqipërisë kanë rrëmbyer vëmendjen e medias prestigjiozes italiane, Corriere della Sera.
-
'Open Balkan', Kurti: Ballkani i hapur ndaj ndikimit rus e kinez! Serbia dhe Vuçiç të ballafaqohen me të kaluarën kriminale, pastaj të flasim për treg të përbashkët
1 Gusht 2021, 17:23Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë për Open Balkan iniciativën e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për treg të përbashkët dhe heqjen e kufijve. Kurti tha se Serbia fillimisht duhet të ballafaqohet me të kaluarën kriminale, pastaj të flasim për treg të përbashkët, ndërsa më shumë kjo nisëm i ngjan një Ballkani të hapur ndaj ndikimit rus e kinez.
-
Pushuesi hidhet për t’u larë në detin e Spillesë, dëmton qafën dhe mbetet pa ndjenja! Shpëtohet nga roja i plazhit
1 Gusht 2021, 17:01Pushuesi nga Kavaja është hedhur në detin e Spillesë por ka dëmtuar qafën duke mbetur pa ndjenja. Në këtë moment ka ndërhyrë roja e plazhit, i cili shpëtoi të riun dhe pasi i ka dhënë ndihmën e parë, ka lajmëruar ambulancën për trajtim të specializuar.
-
Tre vite më parë tentoi që të trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë, ekstradohet nga Gjermania i riu nga Saranda
1 Gusht 2021, 16:52Ekstradohet nga Gjermania një 30-vjeçar shqiptar i cli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Burime zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari është identifikuar si Drini Valca, banues në Sarandë.
-
Bashkia Sarandë kufizon orarin e furnizimit të dyqaneve gjatë verës, bizneset kërcënojnë: Po na dëmtoni punën, nëse s’tërhiqeni bllokojmë rrugët
1 Gusht 2021, 16:28Një vendim i Bashkisë Sarandë për ndryshimin e orarit të furnizimit të dyqaneve duke e kufizuar atë ka nxitur reagimin e bizneseve në zonë. Shoqata e Biznesit në Sarandë i ka dhënë ultimatum Bashkisë Sarandë se nëse nuk do të tërhiqen nga vendimi për kufizimin e orarit të furnizimit të dyqaneve të tyre do të përballen me protesta dhe bllokim rrugësh.
-
'Fluturonte' me 191 km/h e me mjet luksoz 'Jaguar', policia gjobit me 40 mijë lekë kosovarin në Rrugën e Kombit! Në 24 orë u arrestuan 14 shoferë, u gjobitën 2.019 drejtues, u pezulluan 56 patenta
1 Gusht 2021, 15:51Polica ka konstatuar një mjet luksoz të tipi 'Jaguar', i cili 'fluturonte' në rrugën e Kombit me shpejtësi 191 km/h. Për pasojë, drejtuesi i mjetit rezident në Angli është gjobitur me 40 mijë lekë gjobë. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 shoferë, janë gjobitur 2.019 drejtues mjetesh e janë pezulluar 56 patenta.
-
16-vjeçari me 'Benz' në Fier, përplaset me një tjetër mjet dhe përfundon në kanal, lëndohen 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerët
1 Gusht 2021, 15:27Një16-vjeçar i cili drejtonte një mjeti tip 'Benz' është përfshirë ditën e sotme në një aksident rrugor në aksin Fier-Seman dhe ka përfunduar në kanal. 16-vjeçari ëhstë përplasur me mjetin tip 'Volkswagen' që drejtohej nga 61-vjeçari V.H. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, por edhe 4 pasagjerët që udhëtonin në këto mjete.
-