Kronikë
-
19 Gusht 2021, 11:53
-
Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët bektashinj: Në këto kohë të vështira, të hapim zemrat tona e të jetojmë në paqe
19 Gusht 2021, 11:45Besimtarë bektashinj kanë festuar Ditën e Ashures sot, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi bëri thirrje për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Për këtë ditë nuk kanë munguar urimet edhe nga politikanët për më shumë paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit.
-
Kaosi në aeroportin e Kabulit/ Do vinin mbrëmë, talibanët bllokojnë edhe fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë! Përveç Tiranës e Durrësit, do strehohen edhe në Berat
19 Gusht 2021, 11:41Situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të shtetas do të vijnë në vendin tonë për t'u strehuar përkohësisht në vendet e përcaktuara nga autoritet.
-
U arrestua për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, lihet e lirë ish-juristja e bashkisë Lushnjë
19 Gusht 2021, 11:35Gjykata e Apelit pranë GJKKO-së ka lënë të lirë ish-juristen e bashkisë së Lushnjës, Blerta Turku e cila u arrestua pas përgjimeve nga SPAK për abuzimin me tenderin për kanalin ujitës
-
Mbi 11 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë
19 Gusht 2021, 11:26Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Bajron Gumenin, i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë 'Alba Exotic Fruit' më 13 korrik në Portin e Durrësit. Gumeni është njëri prej administratorëve dhe aksioner i "Alba Ekzotik Fruit".
-
Më doza heroine dhe kokaine në çantë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës, i gjenden dhe një shumë parash në makinë
19 Gusht 2021, 11:21Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të drograve të forta, në doza të vogla
-
-
-
Pritje në të nxehtë përvëlues, radhë të gjata në Kapshticë, shkak pala greke! Qytetarët për Report Tv: 25 vite bëjmë këtë rrugë, çdo herë i njëjti muhabet
19 Gusht 2021, 11:09Teksa ende jemi gjatë sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë pas pushimeve në Shqipëri.
-
-
Shëngjin/ Lule në vendin ku furgoni shtypi 6-vjeçarin! Pushuesit: Makinat ecin me shpejtësi, mungon sinjalistikë! Prek nëna: O Zot më merr dhe mua
19 Gusht 2021, 11:00Qytetarët që po pushojnë në Shëngjin e kanë të vështirë të harrojnë atë se çfarë ndodhi një ditë më parë. Në vendin ku i mituri u përplas për vdekje nga një furgon në rrugën e plazhit, vendin e gjakut e kanë zënë lulet e lekë. Report Tv ishte sot në këtë zonë bregdetare ku vetë pushuesit shprehen se drejtuesit e automjeteve lëvizin me shpejtësi dhe se në këtë rrugë të frekuentuar nga pushuesit mungon sinjalistika.
-
Sezoni turistik, nga 1 korriku deri sot në Rinas kanë hyrë 100 mijë persona më shumë se në 2019
19 Gusht 2021, 11:00Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë e të huaj më shumë se në vitin 2019 për të njëjtën periudhë, viti para nisjes së pandemisë.
-
Zjarr i madh te Përroi i Vishës në Himarë, dyshohet i qëllimshëm, terreni i vështirë për të ndërhyrë! Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve prej 15 ditësh
19 Gusht 2021, 10:44Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë mbrëmje në Përroin e Vishës në Himarë. Si pasojë e terrenit të keq ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e vështirë. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht
-
I gjetën kanabis të ndara në doza në makinë, arrestohen 2 persona në Sarandë, njëri prej tyre i dënuar më parë për drogë
19 Gusht 2021, 10:39Policia e Sarandës ka “goditur” një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ka vënë në pranga 2 persona.
-
Alarm në Burgun e Drenovës, humbin një palë gërshërë, dyshohet se i kanë marrë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë! Skenarët që i tremben efektivët
19 Gusht 2021, 10:31Një situatë e pazakontë është regjistruar në burgun e Drenovës në Korçë, që ka vënë në lëvizje edhe forca operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Gjithçka ka nisur pas humbjes së një palë gërshërëve në infermierinë e burgut, ku mendohet se mund t'i ketë marrë një nga të dënuarit e rrezikshëm që vuan dënimin aty, Klement Ibrahimi.
-
Ruçi uron besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures: Një kumt miqësie, solidariteti e paqeje
19 Gusht 2021, 10:17Me rastin e Ditës së Ashures, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët bektashinj.
-
Aksidentoi për vdekje 6-vjeçarin në Shëngjin, arrestohet shoferi
19 Gusht 2021, 10:11Shtjefen Prenga është shoferi i furgonit që përplasi për vdekje 6-vjeçarin një ditë më parë në Shëngjin, të cilit sot i janë vënë prangat. Report Tv mëson se Prenga është arrestuar për aksidentin me pasoja tragjike, ku i mori jetën 6-vjeçarit që për një moment iu shkëput nga dora prindërve, e për pasojë humbi dhe jetën.
-
Pas 25 vitesh përfundon 'odiseja' e legalizimit të Kompleksi Malajzian në Tiranë, banorët 30 ditë kohë për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre
19 Gusht 2021, 10:10Pas një çerek shekulli, përfundon odiseja e kompleksit më të madh të banimit në Shqipëri, i njohur si Kompleksi Malajzian në Tiranë. Kadastra Shqiptare përfundoi nje nga proceset më të gjata dhe me plot problematika. Banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që do afishohen në faqen e facebook të Kadastrës Shqiptare.
-
Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 17-vjeçari në Shkodër
19 Gusht 2021, 10:01Teksa kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri vijon, policia e Shkodrës ka arrestuar një të mitur.
-