Kronikë
-
20 Maj 2021, 14:43
-
AMF: Ndryshimet për siguracionin e makinave që hyjnë në nga 1 korriku, kohë më e shkurtër dëshmpërblimi dhe zgjidhje mes palëve
20 Maj 2021, 14:35Në policën e re të sigurimit reflektohen si informacion ndryshimet ligjore që kanë të bëjë me afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, kryesisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë. Për këtë kategori dëmesh, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.
-
FOTOLAJM/ 'Defender 21' bën bashkë piloten e SHBA nga Kosova me piloten shqiptare
20 Maj 2021, 14:28E lindur në Kosovë, Valdeta Mehanja është pilote helikopteri në SHBA, ndërsa ka takuar sot gjatë stërvitjes në Fushën ajrore në Farkë piloten shqiptare, Armela Murati.
-
Përdhunonin prej disa javësh 15-vjeçaren në Mirditë, burg për 5 të arrestuarit
20 Maj 2021, 13:46Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 personat e arrestuar të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë.
-
Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, lihet në burg 15-vjeçari Ergys Malja! Zbardhet dëshmia e tij: Ibrahim Lici na doli përpara, e qëlloi dhe i tha 'qofsh i xhenetit'
20 Maj 2021, 13:36Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për 15 vjeçarin Ergys Malja. Në dëshminë e dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe në dosjen e hetimore të Prokurorisë së Shkodrës mësohet se Ergys Malja ka akuzuar Ibrahim Licin si autorë të vrasjes së Mustafës. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.
-
B4Students, programi më i ri në vend, krijuar për studentët me ambicie
20 Maj 2021, 13:25Në Shqipëri rezulton që ka një mospërputhje shumë të lartë midis ambicjeve, pritshmërive dhe kërkesave të studentëve dhe mundësive që u ofrohen për t’u rritur profesionalisht, për të nisur një sipërmarrje private, për t’u vetëpunësuar apo për të realizuar një projekt komunitar.
-
Vrasja e Klodian Rashës, pranohet gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn! Vendimi përfundimtar më 3 qershor
20 Maj 2021, 13:25Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërkohë, vendimi përfundimtar për Hadarajn do të merret më 3 qershor.
-
-
Përplasi me dashje me makinë punonjësin e një kompanie që po ndërtonte rrugën, arrestohet 67-vjeçari në Mirditë
20 Maj 2021, 12:2967-vjeçari Dedë Doçi është arrestuar në Mirditë pasi ka tentuar të vrasë punonjësin e një kompanie që po ndërtonte rrugën duke e përplasur me makinë me dashje.
-
-
Sherr mes dy personave në Vlorë, goditet me thikë 20-vjeçari (VIDEO)
20 Maj 2021, 11:31Policia bën me dije në një njoftim për mediat se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:50, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, ku 20-vjeçari me inicialet A.L u godit me thikë nga një person me inicialet A.V.
-
Defender 21/ Qitje me mortaja e snajper, Peleshi e Yuri Kim në stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare (VIDEO)
20 Maj 2021, 11:00Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit. Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve.
-
U arrestua si person që ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës, Edison Arazi del në Gjykatë, por s'pyetet për ngjarjen! Lihet në burg vetëm për posedim kanabisi
20 Maj 2021, 10:40Rezulton se 26-vjeçari nuk ka lidhje me ekzekutimin e Mustafës, ndërsa në procesverbalin e arrestimit të tij shkruhet se është arrestuar vetëm për 280 gramë kanabis që iu gjet në një magazinë dhe jo për vrasjen.
-
U kërkua nga SPAK, GJKKO vendos: 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për Adriatik Llallën! Zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar
20 Maj 2021, 10:18Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ish-Kryeprokurorit i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit.
-
Bosi i turk i kriptomonedhës në 'grackë', ministri i brendshëm Soylu: E dimë që fshihet në Shqipëri, kapja e tij çështje kohe!
20 Maj 2021, 10:06Arratisë së bosit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer duket se po i vjen fundi, kjo pasi Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, ka deklaruar sei policia ka bërë të mundur neutralizimin e zonës ku ndodhet biznesmeni. .
-
Skandali me Greqinë, pas 15 vitesh rikthehen eshtrat në Kosinë të Përmetit, banorët heshtin për varrezën murale
20 Maj 2021, 09:5515 vite pas skandalit të zhvarrosjes së eshtrave të banorëve të Kosinës nga një prift ortodoks, ato janë rikthyer në këtë fshat të Përmetit, ku janë ndërtuar dy varreza murale. Asokohe zhvarrimet u kryen me pretendimin se u përkasin ushtareve greke.
-
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Mat! Iu gjetën edhe 4 pako me lëndë plasëse
20 Maj 2021, 09:42Ngjarja u regjistrua në fshatin Prell dhe kanë qenë banorët ata që kanë marrë në telefon policinë, duke kërkuar ndihmë, pasi u ndjenë të rrezikuar nga plumbat. Policia bën me dije se pas kontrollit, 40-vjeçarit iu gjetën edhe 4 pako me lëndë plasëse.
-
Aksident në Durrës, përplasen tre makina! Një prej automjeteve shpërthen në flakë (VIDEO)
20 Maj 2021, 09:26Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas - Durrës, në Maminas, ku janë përplasur tre automjete, një tip "Benz" , "Renault" dhe “Volksvagen”. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip “Volksvagen” ka shpërthyer në flakë.
-
Ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë
20 Maj 2021, 09:15Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, i akuzuar për ngacmim seksual. Policia bën me dije se i riu me inicialet J.M., u arrestua në flagrancë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare.
-
Gjendet i pajetë në pyll një 65-vjeçar në Konispol, dyshohet se është sulmuar nga derrat e egër
20 Maj 2021, 09:05Viktima është identifikuar si Bekim Brahimi, ndërsa në trup i janë gjetur plagë të rënda. Ai kishte shkuar në pyll i vetëm për gjah, ku paraprakisht dyshohet se është sulmuar nga kafshët e egra.