Kronikë
-
Një aksident me dëme materiale, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, ku ka shpëtuar mrekullisht një familje me 5 persona që udhëtonte me një mjet tip ‘Toyota’
24 Korrik 2021, 10:09 -
Iu gjetën 5 doza kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij
24 Korrik 2021, 09:50Djali i vogël i ish liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari, që mban të njëjtin emër, është arrestuar nga policia e Elbasanit për posedim droge.
-
Zhvatën 4 mln euro online, bizneset mashtruese në QKB janë ende aktive, me adresa jo reale! Skema që përdorën dhe këshillat e ekspertëve
24 Korrik 2021, 09:33Edhe pasi policia goditi grupin që përmes mashtrimit kompjuterik arriti të vjedh 4 milionë Euro, disa biznese fiktive të hapura nga shqiptarët dhe kamerunasit janë ende aktive në QKB megjithëse në adresat e dhëna nuk ka zyra apo ambiente të tjera. Eksperti Besmir Semanaj shpjegoi në Report TV se mashtrimi në nivele të tilla nis nga një gabim njerëzor, ndaj duhet shmangur interneti në ambiente publike.
-
Po transportonin 35 emigrantë nga Tirana në Kukës kundrejt parave, dy të rinj në pranga, në kërkim shoku i tyre
24 Korrik 2021, 09:29Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt një shume monetare, ndërkohë që bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim
-
Tentoi të korruptojë policin në Portin e Durrësit për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet mirditori
24 Korrik 2021, 09:22Një 41-vjeçar është vënë në pranga sot nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi të korruptojë një punonjës të Pikës së Kontrollit Kufitar për të kaluar në mënyrë të paligjshme.
-
Veliaj prezanton flotën e parë të autobusëve të gjelbër “Go Green” në Tiranë: Ditë e rëndësishme për modernizimin e transportit urban, të parët në rajonin tonë
24 Korrik 2021, 14:00Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën sot në sheshin “Nënë Tereza” dhe brenda muajit gusht do të futen në qarkullim, ndërsa investimi do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera
-
‘Më jep lekët’ arrestohet i riu në Tiranë, kërcënoi një person për t’i marrë para! Nën hetim bashkëpunëtori i tij dhe pronari i lokalit
24 Korrik 2021, 08:57Një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur për t’i marrë para një personi në Tiranë. Policia njofton se është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” shtetasi Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç.
-
‘Në vend mund të ketë të infektuar me virusin Delta’, mjeku Tritan Kalo: ‘Gripi i verës’ ka të njëjtat simptoma me variantin e ri të COVID
24 Korrik 2021, 08:45Mjeku infeksionist, Tritan Kalo thotë se ‘Gripi i verës’ apo ethet 3-5 ditore, është një virozë e cila ka shenja klinike thuajse të njëjta me shfaqjet te varianti Delta, si temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe, por pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19
-
Yuri Kim darkon me këngëtaren Dua Lipa: Është një yll i mirëfilltë edhe jashtë skenës
24 Korrik 2021, 07:53Një ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka mbërritur në Shqipëri
-
Rriten temperaturat, moti për ditën e sotme
24 Korrik 2021, 07:17Shqipëria do të ndikohet nga mot i kthjellët, ndërkohë që një shi i papërfillshëm pritet në skajin verior
-
Aksident në Tapizë të Fushë Krujës, përplasen 2 automjete, ndërron jetë 60-vjeçari! Plagosen 2 persona
23 Korrik 2021, 23:04Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 22:00, në Tapizë, ku u përfshinë 2 automjete.
-
Shkon në mbi 1 milion e 100 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu apel: Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar
23 Korrik 2021, 21:29Ka shkuar në 1,123,253 numri total i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u vaksinuan 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i bën apel personave mbi 18 vjeç që të shfrytëzojnë ditët e fundjavës, ditë e fundit të javës së vaksinimit të hapur, për t’u vaksinuar.
-
Ndezi zjarr në tokën e saj, por i doli jashtë kontrollit duke djegur një ullishte në kodrën e fshatit, nën hetim 45-vjeçarja në Kurbin
23 Korrik 2021, 21:16Një 45-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në Kurbin, pasi akuzohet për shkatërrim prone nga pakujdesia.
-
Me 5 doza hashash në makinë, shoqërohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe djali i Azem Hajdarit
23 Korrik 2021, 20:49Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban emrin e të atit, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme në Elbasan, së bashku me 2 persona të tjerë, pasi iu gjet kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.
-
Përfshihet nga flakët mali i Dukatit, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e tij
23 Korrik 2021, 20:37Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në Dukat të Vlorës. Report Tv sjell pamje nga ku shihet se tymi dhe flaka kanë mbuluar zonën.
-
Vaksinim me detyrim për mësuesit? Sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: S’ekziston një vendim i tillë, u keqinterpretua kërkesa për informacion rutinë
23 Korrik 2021, 19:39Nuk ka vendim për vaksinimin me detyrim të mësuesve! Kjo u bë me dije sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, në një reagim në lidhje me një lajm që qarkulloi në media ditën e sotme, ku një mesazh dërguar mësuesve u interpretua si urdhër për vaksinimin me detyrim të tyre.
-
Policia dhe SPAK 'në sitë' kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit'! Sërish nuk gjenden vetëm banane, por kapen 6.5 kg të tjera kokainë! E treta herë që zbulohet me drogë
23 Korrik 2021, 19:21'Alba Exotic Fruit' kapet serish me kokainë në Portin e Durrësit. 6.5 kg të tjera kokainë i janë kapur nga kontejnerët që vijnë me banane nga amerikane latine. Më 13 korrik iu kapen 11 kg e 650 gramë kokainë ndërkohë që rezulton e përmendur edhe në vitin 2019, kur në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.
-
Humb jetën një 85-vjeçar, po ecte me biçikletë teksa u përplas nga një motor
23 Korrik 2021, 19:14Një i moshuar 85-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë dhe është përplasur nga një motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.
-
-
Mjeku në Sarandë ndërroi jetë nga ataku kardiak teksa i shërbente pacientëve, qytetarët: Na u duk e pabesueshme, punonte natë e ditë
23 Korrik 2021, 18:31Mjeku i qendrës shëndetësore Dhivir në Finiq, Ilir Gazeli, u nis normalisht për në punë, si çdo ditë për ti dhënë ndihmë pacientëve të tij, por jo çdo gjë shkoi siç duhej. Një atak kardiak në zemër, i mori jetën. Për qytetarët që janë kuruar nga 66 vjeçari, kjo ngjarje është e pabesueshme. Ata e përshkruajnë mjekun, jo vetëm si profesionist, por edhe një njeri me zemër të madhe.