Kronikë
-
21 Janar 2021, 18:47
-
Brataj për Report Tv: Deri më 1 shkurt nuk do të ndryshojnë masat anti-COVID! Jemi në monitorim të vazhdueshëm
21 Janar 2021, 18:41Në një intervistë për Report Tv, anëtari i Komitetit të Ekspertëve Brataj tha se autoritetet janë në proces monitorimi të vazhdueshëm dhe në varësi të situatës merren edhe vendimet.
-
Shoferi përplas me makinë policin në Vlorë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, i plagosuri rëndë në spital (VIDEO)
21 Janar 2021, 18:37Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.
-
Udhëtimi i fundit i 40-vjecarit nga Erseka/ ’Pa Gjurmë’ kërkon të riun e humbur në Janinë zbulohen 270 trupa të paidentifikuar në morg (VIDEO)
21 Janar 2021, 17:41U nis vetë i tretë nga Erseka për të kaluar kufirin drejt Greqisë Gentjan Keko u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. 40-vjecari nga fshati Qinam rezulton i humbur që prej 12 marsit të vitit 2002.
-
Kim dhe Soreca takim me anëtarët e 'Kushtetueses': Veproni me drejtësi, pavarësisht institucionit që iu zgjodhi! Gjykata: I falenderojmë për besimin
21 Janar 2021, 17:39Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë vetë ambasada e SHBA e cila përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se Kim gjatë takimit ka nënvizuar detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë.
-
Skeda/ Kronologjia e krimit të 21 janarit minutë pas minute, si u vranë Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj
21 Janar 2021, 17:14Kur protestuesit po shpërndaheshin dhe policia ishte çorientuar për shkak të gazit lotsjellës, gardistët nisën të qëllonin tek e tek mbi protestuesit. Njerëz të pafajshëm binin përtokë nga plumbat, lëvizje në panik dhe britmat ‘na vranë’. Panorama e një krimi të pandëshkuar
-
Shkeli masat anti COVID në mënyrë të përsëritur/ Qeveria shqiptare shpall 'NON grata' diplomatin rus! Mediet e huaja: Ambasada i konsideron akuzat të pabaza! Tirana bëri 2 shkelje
21 Janar 2021, 17:17Qeveria Shqiptare ka shpallur “NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin rus Alexey Krivosheev, me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID. Në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar
-
-
-
Kushi dhe Manastirliu me ekspertë të shëndetësisë: Mësimi në universitete do të vijojë online! Kemi rritje të rasteve me COVID te të rinjtë (VIDEO)
21 Janar 2021, 16:54Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi po zhvillojnë një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku bëjmë me dije se mësimi online në universitete do të vijojë online, për shkak se nga data 6 janatr kemi rritje të rasteve me COVID
-
Nuk e pranuan brenda në lokal, klienti përleshet me pronarin me sëpata e pistoleta në Babrru
21 Janar 2021, 16:39Përleshje me sëpata dhe pistoleta në kokë. Kjo është skena e një grindjeje të ndodhur në Babrru, që nuk ka asnjë motiv tjetër veçse refuzimin e pronarëve të lokalit për të pranuar brenda një klient që e konsideronin të padëshiruar.
-
678 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
21 Janar 2021, 16:31Kjo e enjte ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Referuar njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se si rezultat i 3088 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 678 persona. Fatkeqësisht betejën me këtë virus e kanë humbur 5 qytetar.
-
Këlcyrë/Familjarët e shpallin të zhdukur, 60-vjeçari rikthehet pas 6 ditësh në mal ku kishte shkuar për të pirë qumësht të fermentuar
21 Janar 2021, 15:36Një histori e çuditshme ka ndodhur në Këlcyrë ku një 60- vjeçar është larguar drejt malit për 6 ditë pa lajmëruar familjarët. Kjo ka bërë që familjarët ka kërkojnë dhe shpallur të zhdukur. Ai është rikthyer vetë duke thënë se u larguar pasi kërkonte të pinte qumësht të fermentuarnga lëkura e deles.
-
'Na prishi reputacionin e familjes'/ Vrau gruan e vëllait me 4 fëmijë dhe trupin e pajetë ia hodhi në ferra, gjykata dënon me burg përjetë Dashamir Xhepën
21 Janar 2021, 15:19Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg për jetën Dashamir Xhepën, i cili më 13 shkurt të 2019 ka vrarë kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në ferra. Report Tv mëson se trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Xhepa të mbyllej në qeli përjetë për krimin e bërë.
-
Lëviznin pa maska në rrugë, gjobiten 453 qytetarë në 24 orët e fundit
21 Janar 2021, 14:48Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 453 qytetarë të cilët lëviznin në rrugë pa maska. Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do vendoset në faturën e energjisë elektrike.
-
Homazhet ne Gjirokastër për Ziver Veizin! 10 vite pas vrasjes, familjaret kërkojnë drejtësi
21 Janar 2021, 14:37Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, një prej katër viktimave të 21 Janarit në Gjirokastër.
-
Gjirokastër/ Infektohen me COVID 7 nxënës të një gjimnazi, mbyllen përkohësisht klasat e 11-a
21 Janar 2021, 14:357 nxënës të një gjimnazi në Memaliaj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pasi ka kryer testin, rezultoi pozitiv.
-
Vendimi i Qeverisë, Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë
21 Janar 2021, 14:20Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë. Më parë ajo ka mbajtur postin e shefes së Inteligjencës Epidemiologjike në Institutin e Shëndetit Publik.
-
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, plagosen lehtë 3 persona
21 Janar 2021, 13:50Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot-Fushë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 3 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
Vaksinimi/ Ish-kreu i ISHP dhe kandidati për deputet i LSI, Jakaj: Ku ta di unë se çfarë ka injektuar Rama dhe mjekët
21 Janar 2021, 13:41'Ku ta dimë ne se çfarë ka injektuar Rama tek vetja dhe çfarë ka injektuar te disa mjekë? Kush ma vërteton këtë mua?". Ky është dyshimi që ka ngritur në një intervistë për Report Tv, ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, i cili aktualisht kandidon për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Besnik Jakaj.