Kronikë
-
Reshjet e dëborës me intensitet të ulet të shoqëruara edhe me era përfshinë mbrëmjen e djeshme disa nga zonat malore në juglindje të vendit, por që nuk ka shkaktuar probleme me rrugët apo bllokimin e tyre. Ndërkohë për sa u përket drejtuesve të mjeteve që do t'i drejtohen sidomos Dardhës, ARRSH u bën thirrje të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat për t’u pajisur me goma dimërore.
22 Nëntor 2020, 15:01 -
Ndotet uji i lumit Osum në Berat, qytetarët të shqetësuar: Brenda ka kafshë të ngordhura
22 Nëntor 2020, 14:58Ndotje, kafshë të ngordhura dhe derdhje të ujërave të zeza, kjo është pamja që po ofron Lumi i Osumit në Berat në këtë periudhë. Qytetarët janë shfaqur të alarmuar për këtë situatë dhe shqetësimin e tyre nuk kanë nguruar ta shprehin për mikrofonin e Report TV duke thënë se brenda Lumit të Osumit ka edhe derdhje të ujërave të zeza dhe mbetjeve nga fabrikat e vajit.
-
Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Ditë e mirë për arsimin, kushte optimale për fëmijët
22 Nëntor 2020, 14:39Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit.
-
Mjeku Kociaj: Kam tre orë në ambulancë me pacientë jashtë COVID 2
22 Nëntor 2020, 11:30Mjeku Dritan Kociaj përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se pacientët trajtohen në autoambulanca jashtë spitalit “Shefqet Ndroqi” prej disa orësh pasi nuk ka vende as në urgjencë dhe as në pavjone.
-
Festoi ditëlindjen në shkelje të çdo mase anti-COVID, gjobë pronarit të lokalit, ndëshkohen dhe Meta e Kryemadhi! Bes Kallaku foto me vëllanë e Lefter Kokës: Ky do paguajë gjobën e Ijes
22 Nëntor 2020, 13:53Pas denoncimit të skandalit nga Shqiptarja.com të festës së organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku kundër masave anti-covid, policia gjobit pronarin e lokalit, pezullon nga detyra 6 efektivë policie dhe pritet të ndëshkojë 30 të ftuarit në ceremoni, mes tyre edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Ceremonia e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u zhvillua në shkelje të plotë të rregullave anti-covid për ndalimin e organizimeve festive.
-
-
Rritja e të infektuarve me COVID, bluzat e bardha të FA në shërbim të qytetarëve
22 Nëntor 2020, 13:10Në këtë luftë janë përfshirë edhe ekipet mjekësore të Forcave Ushtarake, ku përveç trajtimit të ushtarakëve dhe familjarëve të tyre ata janë kujdesur edhe për qytetarët e thjeshtë.
-
-
Nuk mundi të mposhte virusin, Covid-19 i merr jetën inxhinierit në Maliq
22 Nëntor 2020, 12:51COVID-19 i ka marrë jetën inxhinierit Skënder Hajdini në Maliq.
-
Kakavijë/Dy persona dolën pozitiv me COVID-19 në kufi edhe pse ishin me test negativ me vete! Pala greke kthen 2 autobusë me 60 punëtorë sezonal
22 Nëntor 2020, 12:3460 punëtorë sezonalë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavijë, pasi dy prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus, edhe pse ata kishin me vete një test negativ të bërë në laboratorë të specializuar për të bërë testimin. Ata kanë dalë pozitiv nga testi i shpejtë i bërë në kufi nga pala greke, ku dje në mbrëmje u kthye një autobusë me 40 punëtorë sezonal dhe sot një tjetër autobusë me 20 punëtorë që ishin nisur drejt Selanikut.
-
Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup
22 Nëntor 2020, 12:21Arkivi shqiptar hap sallë studimi në Shkup dhe pwr studiuesit qw do të vijnë në Këndin Arkivor në Shkup, është njësoj sikur të ishte në Tiranë pa as edhe një lloj ndryshimi. Salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë përtej kufirit, edhe në Maqedoninë e Veriut!
-
Infektohet me COVID-19, numri dy i Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu
22 Nëntor 2020, 12:13Report TV mëson se i infektuar me covid është zv.drejtori i Rendit i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.
-
-
Akuzat për fshehjen e viktimave, mjeku Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende o 'ish-brekëgrisur', vodhët gjithçka o politiqenër
22 Nëntor 2020, 12:02Duke e cilësuar si një njollë që i bëhet bluzave të bardha, mjeku Kalo shprehet i indinjuar me klasën politike që po politizon në mënyrë të tejskajshme sistemin shëndetësor duke rrënuar profesionalizmin dhe profesionalistët që janë në vijë të parë të luftës me COVID-19.
-
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Do të më mungojë, miku që s’e takova kurrë
22 Nëntor 2020, 11:45Kryeministri Edi Rama ka bërë homazhet e tij për ish-zv.kryeministrit dhe ish-zv/ministrit të Brendshëm, Bashkim Koplikun, i cili ndërroi jetë një ditë më parë duke mos fituar dot betejën me COVID-19.
-
Fluks pacientësh me koronavirus, hapet pavioni i tretë i COVID-3! Brenda javës gati edhe COVID-4
22 Nëntor 2020, 11:40Për shkak të rritjes së fluksit të pacientëve me COVID, pritet që nesër të hapet pavioni i tretë i spitalit COVID-3. Ky pavion ka në dispozicion rreth 35-50 shtretër.
-
U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Laç, Kreshnik Tushe i pandehur për moskallëzim krimi e armë pa leje
22 Nëntor 2020, 10:39Njeriu që në 30 maj 2020 mbeti i plagosur para banesës së tij, është marë i pandehur nga prokuroria dhe pritet në vijim të përballet me akuzat në gjykatë.
-
Tritol makinës së vlonjatit, autorët nuk e shpërthyen se makina përdorej ditëve të fundit nga gruaja e shënjestrës dhe fëmijët
22 Nëntor 2020, 10:31Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë ku u gjet 600 gramë tritol poshtë një makine. Burime për report tv bëjnë me dije se ditët e fundit makinën e kishte gruaja e shënjestrës e cila gjatë këtyre ditëve udhëtonte me fëmijët, motiv që mendohet të ketë shtyrë aktivizimin e tritolit.
-
Informacioni i rremë i çobanit për të shtënat me armë që ngriti në këmbë dy policitë Vlorë e Fier
22 Nëntor 2020, 10:23Dy drejtori të policisë, bllokuan mbrëmë rrugët në zonën e “Urrës së Mifolit”,pasi morën informacion të rremë se në zonë ishte qëlluar me armë.
-
Adriatik Tresa, njeriu që u ekzekutua në Ekuador, u hetua për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri
22 Nëntor 2020, 10:13Adriatik Tresa, nga fshati Alltate i Tiranës, u vra 15 ditë para se të festonte 40-vjetorin. Prej 2011 rezulton të mos ketë hyrë në Shqipëri. Kishte marë kombësi ekuadoriane dhe jetonte në rezidencën luksoze ku banojnë disa shqiptarë. Tresa, dyshohet se vepronte si vrasës me pagesë, policia e hetoi për ekzekutimin e Ilir Hidrit nga Vlora.Prokurori:Dyshojmë se plani ishte për ta rrëmbyer.