Kronikë
-
Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndërmori sot një inspektim blic në burgun e Durrësit për të verifikuar në terren masat parandaluese anticovid, kushtet e personave të dënuar dhe të paraburgosur, si edhe për të mbështetur punën e punonjësve të policisë së burgjeve dhe stafit civil në këto kohë pandemie.
16 Dhjetor 2020, 13:45 -
-
Balluku për aeroportin nga Kukësi: Kemi sfiduar edhe Tiranën, do të përfundojë brenda afatit (VIDEO)
16 Dhjetor 2020, 13:06Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ka qenë në Kukës, ku inspektojë nga afër punimet e aeroportit të ri atje.
-
Protestat në Tiranë/ Komisionerja e KiE: Policia të dallojë protestuesit e dhunshëm nga ata paqësorë, të respektohen të drejtat e të miturve
16 Dhjetor 2020, 13:01Komisionerja i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, përmes një deklarate ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zhvillimin e protestave në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Ajo thekson në deklaratën e saj se Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore.
-
OFL në Skrapar, Berat e Durrës! Kush janë 5 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë
16 Dhjetor 2020, 12:48Operacioni Forca e Ligjit është shtrirë këtë të mërkurë në tre qytete, në Durrës, Skaprar dhe Berat. OFL u ka dërguar formularin e pasurisë 5 të dënuarve.
-
-
-
4 familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit marrin çelësat dhe futen në shtëpitë e reja, eksponenti i lartë i PD-së në Farkë falenderon Ramën e Veliajn
16 Dhjetor 2020, 12:26Një prej 4 familjeve që morën sot çelësat e banesës së re nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është dhe ajo e Indrit Plakut në Farkë, i cili është eksponent i lartë i PD-së në zonë dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë.
-
Vjedhja e pronave të Partizanit/ SPAK regjistron procedim penal për Berishën, dhëndrin e tij dhe Arben Imamin! Shorti zgjedh prokuroren
16 Dhjetor 2020, 12:14SPAK ka regjistruar si procedim penal kallëzimin penal për privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se është hedhur shorti dhe goglat kanë zgjedhur prokuroren Enkeleda Millonai e cila do të marrë në ngarkim këtë çështje.
-
U prangos nga agjenti i infiltruar/ Çështja e kreut të Shërbimit të Provës në Kurbin i kalon SPAK, janë dokumentuar 10 raste korrupsioni
16 Dhjetor 2020, 12:09Çështja e kreu e Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj, e cila u arrestua dje pasi dyshohet për korrupsion do t'i kalojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Lelçaj është prangosur sapo i dha paratë një agjent i infiltruar i krimit ekonomik. Ajo akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve publik
-
-
-
E pandehur nga SPAK/ Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës rrezikon 7 vite burg, dëm të konsiderueshëm ekonomik edhe shtetit
16 Dhjetor 2020, 11:38Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi dje se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen. Ish-kryebashkiakja Rami rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal.
-
Gara për hetuesit e BKH/ Shtyhet për disa kandidatë testi me makinën e të vërtetës, rezultuan me COVID! Skualifikohen 2
16 Dhjetor 2020, 11:30Gara për Byronë Kombëtare të Hetimit vazhdon ende në fazën e testit të poligrafit. Përpara testit me makinën e së vërtetës, 39 kandidatët e kualifikuar për fazën e fundit i janë nënshtruar testit të COVID.
-
'Vrasje me dashje'! Prokuroria finalizon akuzën për policin që qëlloi për vdekje Klodian Rashën! Efektivi rrezikon deri në 20 vite burg
16 Dhjetor 2020, 11:21Prokuroria e Tiranës zyrtarizoi akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodjan Rashën më 8 dhjetor. Organi i akuzës ka vendosur "Vrasje me dashje" për efektivin i cili rrezikon deri në 20 vite burg. Prokuroria njofton se ka siguruar pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë. Ai kishte qëlluar në pozicion të shtrirë dhe kishte shënjestruar trupin e Rashës e jo këmbët siç kishte dëshmuar polici.
-
2020 një vit i vështirë në Lezhë/ Kryebashkiaku Ndreu: Ulëm investimet, shkurtuam vende pune, tërmeti dhe pandemia ndikuan ne financa
16 Dhjetor 2020, 11:142020 ka qenë një vit i vështirë financiar për Bashkinë e Lezhës, pasi ka ndikuar termeti dhe pandemia. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se niveli i mbledhjes së taksave është i ulet, ndaj ai ka ka shkurtuar vendet e punes dhe ka reduktuar investimet.
-
Aksident tek 'Ura e Dajlanit' në Durrës, makina ngjitet në trotuar
16 Dhjetor 2020, 11:09Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm (16 dhjetor) tek rrethrrotullimi pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Dy makina, një tip "Benz" dhe një "Toyota" janë përplasur me njëra tjetrën ku një prej tyre ka hipur mbi trotuar.
-
Vrasja e Anton Kelit në Rrëshen, shoqërohen disa persona! Flet pronari i marketit: Erdhi më tha vetëm 'jam plagosur në makinë e i ra të fikët'!
16 Dhjetor 2020, 11:01Në lidhje me vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen janë shoqëruar në polici disa persona të cilët po merren në pyetje, por ende nuk ka asnjë të ndaluar. Sipas burimeve viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri automatik "skorpjons" dhe tre plumba e kanë prekur në trup në organet jetësore.
-
Kapshticë/ Rritet numri i personave që vijnë nga Greqia në Shqipëri! Në 24 orë hyjnë 508 qytetarë dhe 160 mjete të rënda
16 Dhjetor 2020, 10:58Në 24 orët e fundit është rritur shumë numri i personave që kanë kaluar nga Greqia përmes kufirit të Kapshticës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohe në Shqipëri kanë hyrë 508 persona dhe 160 mjete të tonazhit të rëndë.
-
Veliu i akordon 'Certifikatë për Shërbime të dalluara', Oficerit Ndërlidhës të vendeve të BENELUX (FOTO)
16 Dhjetor 2020, 10:31Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon “Certifikatë për Shërbime të dalluara", Oficerit Ndërlidhës të vendeve të BENELUX, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.