Kronikë
-
Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Pika kufitare po punon me 4 sportele.
5 Dhjetor 2020, 09:37 -
COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë
5 Dhjetor 2020, 09:22COVID-19 i ka marrë jetën presidentit të televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu. Pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes ai ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk mundit të fitonte dot betejën me këtë virus. Ndërkohë që politika ka shprehur mesazhe ngushëllimi.
-
Vrau me thikë 7 vjeçaren në park, gjykata britanike shpall shqiptaren të pafajshme: Vuan nga skizofrenia
5 Dhjetor 2020, 09:09Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka shpallur të pafajshme shqiptaren Eltiona Skanën, 30-vjeçaren e cila disa muaj më parë vrau një vajzë vetëm 7-vjeçare. Gjatë seancave gjyqësore Skana u shpreh se vajza e vogël tentoi ta vriste e para ndaj edhe e kreu aktin e tmerrshëm.
-
Vranësira e kthjellime gjatë ditës së sotme, temperaturat rriten në mesditë
5 Dhjetor 2020, 08:22Mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë gjithë ditës.
-
Kush është efektivi i FNSH i ekzekutuar në Lezhë, pamjet e para nga vendi i ngjarjes
5 Dhjetor 2020, 07:30 -
-
Zbardhet skema e ekzekutimit në Lezhë, efektivi i FNSH-së Xhulio Prela qëllohet me plumb në gjoks brenda në makinë! I ati: S'kemi hasmëri, iku për në Rinas për të marrë një mik
5 Dhjetor 2020, 07:23Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Xhulio Prela, 26 vjeç, ka qenë duke lëvizur më makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri. Prela nuk njihej si problematik, ndërsa policia po heton në 3 pista. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa janë shoqëruar 15 persona. Plumbi e ka prekur në pjesën e gjoksit, duke i marrë menjëherë jetën.
-
Ngarja nga jeta ish-kryebashkiakut prej COVID, Kushi: Model frymëzimi i intelektualit
4 Dhjetor 2020, 22:16 -
Imzot George Frendo rrëfen betejën me Covid-19: Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të jem edhe më solidar me të infektuarit
4 Dhjetor 2020, 21:59Kryeipeshkovi i Tiranës dhe Durrës, Imzot George Frendo i është rikthyer rrjedhës normale të jetës pas betejës me Covid-19.
-
Vatra të reja me COVID në Berat, nga policët te mësuesit (Rastet)
4 Dhjetor 2020, 20:53 -
Masakër në pyllin e gështenjave në Pogradec! Specialisti i Zonave të Mbrojtura: Fenomen shqetësues! Në një vit vetëm 9 të proceduar për prerje të paligjshme
4 Dhjetor 2020, 19:55Edhe pse ligjërisht është zonë e mbrojtur, pylli i gështenjës në Pogradec masakrohet nga sëpatat e motosharrat. Banorë të zonës i presin gështenjat për dru zjarri apo për tregti. Agjencia e Zonave të Mbrojtura është në dijeni të fenomenit shqetësues, por duket e pafuqishme për ta ndalur masakrën.
-
Emigrantët mund të votojnë me postë në zgjedhjet e 25 prillit, votat do numërohen në KQZ
4 Dhjetor 2020, 19:47Grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa variante për të mundësuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit. Në tryezë janë varianti i votimit me postë, votimi në konsulatë dhe votimi elektronik.
-
Kryebashkiaku i Lezhës humb familjarin nga COVID: Burrë i rrallë që mishëronte me të mirën e shtëpisë së madhe
4 Dhjetor 2020, 19:35Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka humbur nga COVID një person të rrethit familjar. Betejën e ka humbur Mark Gjoka. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndreu me anë të një postimi në rrjete sociale i cili shkruan se Gjoka është kushëriri i tij.
-
Ceremonitë mortore vatra infeksioni! Mjeku i Librazhdit: Është rritur numri i infektimeve në zonat urbane! Mosha më e prekur 50-60 vjeç
4 Dhjetor 2020, 18:54Organizimi i ceremonive mortore me pjesëmarrje të madhe qytetarësh mbetet një shqetësim në kushtet kur kurba e infeksionit nga Covid-19 njeh vetëm rritje. Mjeku infeksionist i spitalit të Librazhdit, Abedin Isaku apelon qytetarët të shmangin grumbullimet, ndërsa tregon gjendjen e të sëmurëve në këtë bashki.
-
Brataj jep lajme të mira në Report Tv: Vdekshmëria është ulur me 50 %, ka rënie të lehtë të shtrimeve në spital
4 Dhjetor 2020, 18:01Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj tha se pavarësisht shifrave të larta në vend, në fakt është ulur vdekshmëria krahasuar me fillimin e pandemisë si dhe ka një ulje të lehtë të pacientëve të shtruar në spitale.
-
VIDEO dhe FOTO/ Tjetër aksident i rëndë, tre makina bëhen copë në autostradën Vlorë-Fier
4 Dhjetor 2020, 17:49Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e vendit. Në autostradën Vlorë-Fier janë përplasur 3 automjete.
-
Shfuqizohen 6 vepra penale, nga protestat e paligjshme, plagosja nga pakujdesia, mbajtja pa të drejtë e uniformës ushtarake-policore deri tek skemat piramidale
4 Dhjetor 2020, 17:17Projekti për Kodin e ri Penal shfuqizon veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, krim vetëm protestat me persona të armatosur.
-
Ish-drejtuesi i policisë, Fran Rica: Standardi i hetimit në vettingun në drejtësi më i lartë se në polici
4 Dhjetor 2020, 17:10Në një kohë që përmes raportit të fundit Këshilli i Europës ngre shqetësimin se drejtuesit e kualifikuar të Policisë së Shtetit rrezikohen në vetting, ish-drejtuesi i policisë, Fran Rica, nuk ndanë të njëjtin mendim. Rica shprehet se vetting në polici nuk ka të njëjtin standard hetimi si ai i drejtësisë dhe deri në fund pak zyrtarë nuk do të arrijnë ta kalojnë. Rica shton se problem janë vonesat, pasi sjellin trysni në polici.
-
Aksident masiv në autostradën Tiranë- Elbasan mes 3 makinash! Më vonë përplaset 'Benzi' me një tjetër automjet (VIDEO)
4 Dhjetor 2020, 16:43Një aksident masiv ka ndodhur në autostradën Tiranë- Elbasan në afërsi të fshatit Ibë, ku janë përplasur 3 makinë
-
Morën ryshfet për të mos ushtruar kontrolle në biznese, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve Korçë
4 Dhjetor 2020, 16:37Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. SPAK njofton se nga hetimet janë provuar akuzat dhe tashmë e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.