Kronikë
-
Ish deputetët Marko Bello nuk ka mundur të fitojnë betejën me koronavirus duke ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje. Bello po trajtohej në Turqi prej disa ditësh, ndërsa politika ka shprehur mesazhe ngushëllimi për humbjen e tyre.
4 Dhjetor 2020, 08:08 -
I humbur në det prej 7 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit në bregdetin e Durrësit
4 Dhjetor 2020, 08:05Gjendet i mbytur një 32-vjeçar në bregdet në Durrës. Ai kishte 7 ditë që kishte humbur kontaktet me familjarët pasi kishte dalë për peshkim në det.
-
Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës, ja parashikimi i motit për sot
4 Dhjetor 2020, 07:22Parashikimi i motit 4 dhjetor.
-
SHÇBA bëhet agjencia e mbikqyrjes policore! Avokati Frashëri: Ndryshimi pozitiv nëse bëhet siç duhet
3 Dhjetor 2020, 22:36Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave institucion që kontrollon ligjshmërinë e efektivëve të policisë së shtetit pritet të marrë një tjetër emër Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Institucioni i ri do të ketë më shumë kompetenca dhe pajisje përgjimi e identifikimi të veçanta por do të duhet të raportoje për punën edhe tek ministri i brendshmë
-
Të moshuarit në Lezhë në radhë për të marrë pensionin! Vetëm një pikë postare për shpërndarjen
3 Dhjetor 2020, 22:27Që në orët e para të mëngjesit janë shfaqur radhët në pikën postare ku shpërndahen pensionet në Lezhe. Janë me dhjetera pensionistë që qendrojnë në radhë, duke mos zbatuar urdhërin që ndalon grumbullimet. Ata kërkojnë të hapet një sportel i ri.
-
Punime në rrjet/ OSHEE njofton: Këto zona në Tiranë do jenë pa drita nesër për disa orë
3 Dhjetor 2020, 22:19Disa zona në Tiranë nesër do të jenë pa drita për shkak se po bëhen punime. Bëhet fjalë Bërzhitën, Mulletin, Baldushkun dhe Ibën.
-
-
Arrestohet shqiptari me kokainë e hashash në Greqi! Policia: Pas tij qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në vend
3 Dhjetor 2020, 21:26Shqiptari cilësohet nga policia greke si një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk bëhet i ditur emri i tij. Sipas policisë, pas shqiptarit të arrestuar qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi.
-
Marikaj me shkollë të re pas rindërtimit, Rama i jep leksione basketbolli Spiropalit dhe Ahmetajt në palestrën e re
3 Dhjetor 2020, 21:15Për të ‘testuar’ palestrën e re në këtë shkollë Rama ka ftuar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të bëjnë kosha, në zonën e basketobllit.
-
Kapen 2 ton marijuanë në Spanjë, 19 të arrestuar, mes tyre disa shqiptarë! Droga kultivohej në banesa dhe depo, momentet kur policia mësyn brenda
3 Dhjetor 2020, 20:56Shqiptarët ishin përgjegjës për kultivimin e drogës, që bëhej kryesisht në shtëpi apo magazina që ishin vendosur larg qendrave të banuara në mënyrë që të mos pikaseshin. Në operacion morën pjesë 300 agjentë, u kontrolluan 63 banesa dhe objekte në Spanjë, ndërsa u sekuestruan 34 000 bimë kanabis, 14 automjete, 20 000 euro dhe një pistoletë.
-
Dalin pamjet e ekzekutimit të Ilir Zelkës në Brazil! Autori i maskuar e qëlloi nga xhami sapo u ul për të ngrënë, 47-vjeçari tentoi të fshihet poshtë karriges (Detaje)
3 Dhjetor 2020, 20:51Del videoja e vrasjes së 47-vjeçarit Ilir Zelka, teksa ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant, në rajonin qendror të Sãn Paulos. Siç shihet dhe nga videoja, Zelka në momentin që është ekzekutur ka qenë ulur në restorant duke ngrënë. Autori i maskuar e ka shigjetuar mirë dhe më pas e ka qëlluar, teksa ai ka qenë duke shkruar në telefon.
-
Rritet kërkesa e psikologut në shkolla gjatë pandemisë! Miha: E kërkojnë vetë nxënësit! Në karantinë ndoqëm 2 variante, online dhe drejtpërdrejtë
3 Dhjetor 2020, 19:49Ankthi i krijuar nga Pandemia dhe luhatjet në zhvillimin e procesit mësimor kanë shkaktuar një situatë jo të lehtë për më të vegjëlit. Boshllëk që po provojnë ta mbushin psikologët. Report tv instervistoi psikologen Orsjola Miha e cila tregoi se prindërit tashmë po kërkojnë ndihmën e tyre
-
Manastirliu thumbon opozitën, tregon punën e mjekëve: Sfidojnë lodhjen dhe fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha të marrin shërbim në spitalet COVID
3 Dhjetor 2020, 19:18Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke treguar me foto punën e palodhur të mjekëve që bëhet në të 4 spitalet COVID, nuk ka hezituar të thumbojë opozitën me deklaratat e atyre akuzuese në lidhje me pandeminë dhe bluzave të bardha.
-
I infektuar me COVID, humb betejën mjeku Myftar Zemani
3 Dhjetor 2020, 19:21 -
Aksidenti që i mori jetën pronarit të hotelit në Lezhë/ Gjykata lë në burg njërin shofer, për tjetrin jep 'arrest shtëpie'
3 Dhjetor 2020, 18:45Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" dhe "arrest shtëpie" për 2 shoferët që kanë aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së dielës, 60-vjeçarin Gjon Kola, në autostradën Lezhë-Milot pranë fshatit Ishull-Lezhë. Kola ishte duke lëvizur në këmbë pranë hotelit në pronësi të tij kur është përplasur.
-
Akuzat ndaj drejtuesve të policisë në Kuvend, Policia e Shtetit: Përbaltje duke dëmtuar reputacionin tonë dhe i dhënë krah krimit
3 Dhjetor 2020, 16:53Policia shprehet se këto sulme nga disa deputetë janë të papranueshme dhe të dëmshme për interesin publik, ndërsa thekson se të drejtuesi kryesorë të Policisë së Shteti e kanë kaluar me sukses procesin e vettingut. Policia bën thirrje se të ndalen akuzat dhe përbaltjet ndaj punonjësve dhe drejtuesve të saj pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.
-
Pas kërkesës së SPAK/ GJKKO i sekuestron me ligjin Antimafia 5 pasuri të paluajtshme ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla! Vijojnë hetimet
3 Dhjetor 2020, 16:49Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi është marrë pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.
-
Veprat e reja penale/ Burg kush bën meme e montazhe, kush shikon tjetrin fshehurazi zhveshur, ngacmon me fjalë dhe hap llogari false në emër të tjetrin në Facebook
3 Dhjetor 2020, 16:22Zbulohen veprat e reja penale në Kodin e ri Penal, deri në vit burg kush bën meme dhe nuk sqaron se është montazh, 1 vit burg nëse vëzhgon pjesët intime të një personi pa pëlqimin e tij dhe kur është në ambient të mbyllur, 1-2 dy vjet burg kush përgjon bisedën e tjetrit, deri në 6 vite burg për zyrtarët.
-
13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit
3 Dhjetor 2020, 16:17782 raste të reja dhe 13 humbje jete. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësië sa i përket shifrave të COVID në 24 orët e fundit.
-
Gjobiten me nga 5 milion lekë 2 organizatorët e një tubimi në Dibër! E 'pësojnë' edhe 690 qytetarë pa maska, 7 përfundojnë në komisariat
3 Dhjetor 2020, 15:44Ndonëse kemi rritje të rasteve me COVID dhe të shtrimeve të të infektuarve në spitale, numri i qytetarëve që nuk zbattojnë masat e vendosura nga Komiteti Teknik i ekspertëve vijon të jetë i lartë. Policia njofton se në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 persona, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anti-COVID. Në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3.000 lekë, 690 qytetarë të cilët janë kapur pa maskë në të gjithë vendin, ndërsa 7 prej tyre që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariat.