Kronikë
-
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
28 Mars 2020, 17:32 -
'Jemi të gjithë në këtë së bashku' ndaj COVID-19! Ndërtesa më e lartë në Dubai flet shqip
28 Mars 2020, 17:06Një gjest motivues dhe plot shpresë vjen nga Dubai, ku ndërsa më e lartë e saj, Burj Khalifa, ka vendosur të 'flasë' në të gjitha gjuhët e vendeve botës të prekura nga koronavirusi, mes tyre edhe shqip.
-
Me më shumë se dy orë pritje në Rinas, nisen drejt shtëpisë shqiptarët e atdhesuar! Pas raportimit të Report Tv, 2 autobusë nisen drejt Tiranës dhe rretheve
28 Mars 2020, 16:46112 shqiptarë Roma dhe 165 nga Kroacia janë riatdhesuar në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të shtune, të cilët kishin mbetur të bllokuar në shtet fqinje për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mirëpo, kjo ka shkaktuar një kaos në aeroportin e Rinasit, ku qytetarët pretendonin se ambasadat u kishin premtuar që do t'i dërgonin deri në shtëpi, por një gjë e tillë është mohuar nga zv. ministri i Jashtëm Agron Tare. Megjithatë, pas raportimit të Report Tv, i cili përcolli "live" shqetësimin e qytetarëve, zv.ministri i Jashtëm, Agron Tare konfirmoi se qytetarëve u janë vënë në dispozicion 2 autobusë për t'i dërguar në shtëpi.
-
-
'Thoni sharje e ankesa pafund', Rama i revoltuar me qytetarët: Pse s'doni ta kuptoni se jemi në luftë e jo festë
28 Mars 2020, 16:16Kryeministri Rama është shfaqur i revoltuar me qytetarët që nuk po arrijnë të kuptojnë se jemi në gjendje lufte dhe se masat e marra por edhe kushtet e jetesës do të shfaqin një gjë të tillë.
-
-
Shërohet pas 20 ditësh pacienti me COVID-19: Mirënjohje dhe falenderim për kujdesin nga stafi mjekësor
28 Mars 2020, 16:02Najada Como ka publikuar videon e falenderimit të tij me fjalët: Jam shumë e lumtur për ty. Kaluam ditë të vështira shumë…ti dhe ne…pra gjithë stafi mjekësor…por më në fund buzëqeshja jote flet shumë. Ia dole!
-
Ishte kthyer nga Italia, i riu thyen karantinën, shoqërohet dhe gjobitet me 7 mln lekë/ Pamjet në Emisionin 112
28 Mars 2020, 15:53I riu ishte kthyer nga Italia para pak ditësh e bëri karshillëk dhe ofendoi policët në Tiranë ndërsa kishte thyer vetëkarantinën, ai u shoqërua në komisariat dhe u gjobit me 700 mijë lekë të reja. Në Emisionin 112 transmetojmë pamjet ekskluzive të kapjes së tij, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes do të jemi me efektivët e Komisariatit nr. 2 ndërsa ata zhvillojnë një aksion anti-drogë pas marrjes së një informacioni gjatë orëve të natës në Selitë, teksa qytetarët ndodhen në banesat e tyre për shkak të COVID-19.
-
Koronavirusi- Rama përcjell drejt Italisë 30 mjekët/ Foto ekskluzive nga Rinasi
28 Mars 2020, 15:53 -
'Portali Mësues për Shqipërinë nuk mund të hapet', ministrja Shahini: Mësuesit në praktikë të mos shqetësohen
28 Mars 2020, 15:36Ministrja Shahini, njoftime mbi portalin “Mësues për Shqipërinë”, kualifikimin e mësuesve dhe praktikën nëpër shkolla
-
PD: Rama tjetër thotë dhe tjetër bën! 7 mln euro tendera që s'kanë lidhje me shëndetësinë
28 Mars 2020, 15:24Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza drejt qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit po vepron ndryshe nga sa thotë në përballimin e situatës me koronavirus.
-
'Leje një personi vetëm për një orë', policia sqaron rregullat e reja: Në rast fatkeqësie telefononi dhe prisni
28 Mars 2020, 15:04Policia ka sqaruar se si do procedohet me atë qytetarë që nga e hëna do të duhet të dalin nga shtëpia.
-
Koronavirusi i la pa punë! Taksisti në Lezhë: 26 vjet nuk e kam ndaluar kaq shumë makinën (VIDEO)
28 Mars 2020, 14:28Bektash Keta me profesion taksist në Lezhë, prej 15 ditësh nuk e ka lëvizur makinën për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ai shprehet se kjo është hera e parë në 26 vite punë që po pushon kaq shumë, pavarësisht se kërkesat dhe vështirësitë janë të shumta.
-
Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kroaci
28 Mars 2020, 14:23 -
'S'kemi treg për shkak të koronavirusit', fermerët e luleshtrydhes: Në këto kushte do falimentojmë
28 Mars 2020, 14:14Fermerët e luleshtrydhes ankohen se nuk kanë treg në këto kohë koronavirusi.
-
PYETJE- PËRGJIGJE: Çfarë duhet të dini për të marrë leje për të dalë nga shtëpia
28 Mars 2020, 14:09 -
Veliaj: Qytetarët të respektojnë distancat gjatë blerjeve, aplikoni online për autorizime
28 Mars 2020, 13:58Kryebashkiaku Veliaj inspekton hapësirat e tezgave në tregjet e Tiranës
-
Me koronavirusin edhe 'plakat e prillit', kuksianët: Jemi të karantinuar në stane
28 Mars 2020, 13:42Ditë të ftohta këto të fundit të muajit mars në qytetin e Kukësit.
-
'Nuk dëgjojmë se çfarë na thotë Edi Rama', tregtarët në Vlorë: Sot më shumë dyndje se ditët e tjera
28 Mars 2020, 13:29Tregtarët në Vlorë shprehen se sot ka patur më shumë dyndje se ditët e tjera.
-
Ndihmë Italisë me 10 mjekë e 20 infermierë, Rama: S'mund t'i mbajmë rezervë kur atje ka shqiptarë të prekur! Di Maio: Treguat vlerat europiane
28 Mars 2020, 13:26Pas Rusisë dhe Kinës, Shqipëria është vendi i tretë që ofron ndihmën e saj me mjekë dhe infermierë për pandeminë e COVID-19, me përballimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit tonë. Bluzat e bardha do të shpërblehen 3000 euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro për infermierët. I pranishëm në ceremoninë e përcjelljes ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ndonëse disave mund t'iu duket e çuditshme që Shqipëri po dërgon mjekë drejt Italisë në një kohë kur ka nevojë vetë, kjo është një tregues se ne nuk e braktisim mikun në kohë të vështira.