Kronikë
-
Shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua për trafik droge. Robert Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës.
18 Janar 2020, 12:30 -
-
Gonxhe: Ka rënë numri i aksidenteve nga ata që sapo kanë marrë patentën! Duhet vizion i ri sepse rrugët s'do na nxënë më
18 Janar 2020, 11:28Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka dhënë një lajm të mirë sot në lidhje me shoferët e automjeteve që sapo kanë marrë patentët, prej të cilëve gjatë vitit 2019 ka patur 0 aksidente, duke e quajtur atë rezultat inkurajues.
-
Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Lihen në burg ish-kryekomunarët e Farkës e Kasharit dhe 5 të tjerë, lirohen 11 prej të arrestuarve
18 Janar 2020, 10:38Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë sot vendimin për 30 të arrestuarit në lidhje me dosjen e tërmetit të 26 nëntorit të 2019, teksa 11 janë ende në kërkim. Në burg janë lënë 7 persona mes tyre ish-kryetarët e komunave të Farkës e Kasharit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.
-
-
-
Aksion si nëpër filma për kapjen e 47-vjeçarit që vrau dy persona në '99-ën, hap zjarr ndaj RENEA-s, por plagoset në këmbë
18 Janar 2020, 08:58Xhevahir Jonuzi 47-vjeç nga Hoshtima, i dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, është arrestuar gjatë një operacioni nga Forcat Speciale RENEA mëngjesin e sotëm. 47-vjeçari ka hapur zjarr nga efektivëve të policisë, por pas kundërpërgjigjes së tyre ka mbetur i plagosur në këmbë. Blutë e kanë dërguar Jonuzin në spital ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Brymë, mjegull dhe vranësira të dendura, ja si do të jetë moti këtë të shtunë
18 Janar 2020, 07:46Dita e shtunë do të nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave fillimisht mesatare dhe prej orëve të pasdites deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta përgjatë vijës bregdetare.
-
Italia nxjerr raportin për kriminalitetin: Shqipëria prodhues kanabisi dhe vend tranzit për heroinën
17 Janar 2020, 22:41Ministrja e Brendshme Italiane ka publikuar raportin për gjashtë mujorin e parë për kriminalitetin për vitin 2019. Në raport theksohet se Shqipëria është mes vendeve me prodhimin më të lartë të kanabisit, pavarësisht planit kombëtar anti-kanabis me mbështetjen edhe të Romës zyrtare. Vendi jonë përcaktohet edhe si vend tranzit për trafikun e heroinës nga Afganistani në Europë. Grupet kriminale shqiptare, vijon më tej raporti, kanë bashkëpunim me mafien italiane, Camorra dhe Ndrangheta.
-
Ministrja Xhaçka: Pas 40 viteve, bregdeti shqiptar prej janarit të 2020 nuk cilësohet më i minuar
17 Janar 2020, 21:03Ministrja thotë se falë studimeve profesionale në terren të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.
-
19 vite nga zhdukja e 35-vjeçarit, SHPRESË për familjarët që e dinin të vdekur pasi iu bashku UÇK-së
17 Janar 2020, 19:38Minutat e fundit në ’’Pa gjurmë’’, në mbyllje të emisionit këtë të enjte ndryshuan 360 gradë historinë e zhdukjes së shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Xhelil Osmanit. Ai mori rrugën me këmbë për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Gostivar, pasi kishte qenë mysafir për afro 5 ditë tek shoku i tij Naim Muça, në Peshkopi.
-
Aksion në 5 qytete, arrestohen 7 trafikantë me 60 kg kanabis çokollatë
17 Janar 2020, 19:25Aksioni është zhvilluar në 5 qytete, në Tiranë, Durrës, Dibër, Gjirokastër dhe Fier. Në Tiranë janë arrestuar 4 nga 7 të arrestuarit. Vijojnë kontrollet edhe në qytete të tjera për persona që janë përfshirë në trafik.
-
26-vjeçari zhduket 2 javë pasi u largua nga puna si lavazhier/ Vëllai rrëfen frikën: Më tha se donin ta vrisnin
17 Janar 2020, 19:19Gëzim Luka 26-vjeç është zhdukur pa lënë gjurmë dy ditë më parë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë Krujë. Rasti është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Gjurmë nga vëllai i tij, Gazmir Luka.
-
I dëgjoi 7 orë, gjykata shtyn për nesër vendimin për 29 të arrestuarit në Tiranë për dosjen e tërmetit
17 Janar 2020, 18:56Seanca nisi në orën 12:00 dhe përfundoi në orën 19:00, ndërsa vendimi do të jepet nesër për të akuzuarit.
-
-
3.4 mln € në Toyota Yaris/ Lirohen 4 të arrestuarit, gjykata i lë në detyrim paraqitje
17 Janar 2020, 16:56Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri tashmë nga qelia do të hetohen në masën detyrim paraqitje, raporton Arsen Rusta.
-
Lufta me gruan e Gjin Gjonit për Duty Free/ Kompania amerikane kërkon përjashtimin e gjyqtarit Avni Sejdi për njëanshmëri
17 Janar 2020, 16:46Vijon beteja e fortë për dyqanet e Rinasit, përfaqësuesit e kompanisë amerikane që i ka ‘rrëmbyer’ ambientet Elona Çaushi kërkuan sot përjashtimin e gjyqtarit të çështjes, vendimet paraprake të gjyqtarëve Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi që skandalizuan investitorin amerikan Lucio Suoto
-
Të dehur, zihen pasi dolën nga lokali, shqiptari vritet nga kushëriri në Itali dhe hidhet në kanal
17 Janar 2020, 16:42Viktima është Erion Morina 20-vjeç
-
552 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu
17 Janar 2020, 16:32Përkujtohet 552-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Në vendvarrimin e Skëndërbeut në Lezhë u zhvilluan homazhe
-
2-vjeçari në Kurbin humbi jetën pas djegies së kasolles ku ruanin kanaçet
17 Janar 2020, 16:34