Kronikë
-
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan punimet që po bëhen në pjesën Lindore të Unazës së Madhe. Ministrja Balluku bëri të ditur se brenda muajit tetor qeveria pritet t’i japë zgjidhje afatgjatë shqetësimit të shpronësimeve në këtë zonë.
25 Gusht 2019, 21:05 -
Forcat zjarrfikëse të Tiranës shpëtojnë macen që kishte mbetur në majë të selvisë
25 Gusht 2019, 19:16Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i duhet të ndihmojë edhe kafshët në vështirësi.
-
Makina del nga rruga në aksin Klos-Dars, humb jetën pasagjeri 33-vjeçar
25 Gusht 2019, 17:42Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Klos-Dars. Një automjet i cili drejtohej nga B.K. ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Q.V, rreth 33 vjeç banues në fshatin Xibër.
-
Rrezikohej linja e tensionit Shqipëri-Kroaci/ Shuhen pas 5 orësh flakët në Krastë të Krujës
25 Gusht 2019, 17:14Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në Krastë të Krujës. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë në zonë dhe për shkak të thatësirës.
-
Flakët përhapen me shpejtësi në një fshat në Elbasan, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë në kohë
25 Gusht 2019, 16:10Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme fshatin Velçan në Librazhd. Flakët kanë përfshirë një zonë kodrinore duke dëmtuar disa bimë drusore.
-
Ngarkuan jahtin me 1477 litra naftë kontrabandë, arrestohen dy rusët në Sarandë
25 Gusht 2019, 16:01Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur "Berdenesh", 1477 litra naftë, me qëllim që t'iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.
-
Vjedhje dhe kanosje me armë, arrestohen 5 persona në 24-orë në Sarandë
25 Gusht 2019, 15:46Gjatë 24-orëve të fundit policia e Sarandës ka arrestuar 5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
-
Aksident i trefishtë në Tepelenë, makinat bëhen 'copë'
25 Gusht 2019, 15:23Nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar por vetëm të tronditur si pasojë e përplasjes së fortë.
-
Pamje të rënda/ Delfini i ngordhur del në bregun e plazhit në Hamallaj (VIDEO)
25 Gusht 2019, 14:40Delfini kishte kohë që kishte ngordhur për shkak se ishte dekompozuar në të gjithë pjesën e trupit.
-
Aksident i rëndë në Qafë-Thanë, makinat përplasen kokë më kokë
25 Gusht 2019, 12:42Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
-
Terrorizoi Thethin duke qëlluar me kallashnikov, kapet 24-vjeçari, me pranga në duar tregon armën e zjarrit
25 Gusht 2019, 12:19Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit. Kështu policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar.
-
Fluks udhëtarësh, 'mbushen' dogana e Kapshticës dhe e Qafë-Thanës
25 Gusht 2019, 11:40Edhe përgjatë javës në doganën e Kapshticës dhe të Qafë - Thanës ka patur një fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh nga vendi ynë.
-
Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Dy vëllezërit e plagosën në tualetin e vilës dhe e hodhën jashtë me plumbin në kokë (DETAJE)
25 Gusht 2019, 11:29Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Indrit Çelaj, në vilën në "Myslym Shyri". Kamerat e sigurisë të vilës dhe të lokalit aty pranë kanë zbardhur ngjarjen dhe kanë dhënë për hetuesit prova të mjaftueshme për të ngritur ndaj Albano dhe Griseldo Kusit akuzën si të dyshuar për vrasje, ndërsa prej më shumë se 72 orësh ata janë në kërkim.
-
Fier/ Ndezin zjarr për të pastruar arën, flakët djegin rrjetin elektrik dhe lënë fshatin pa energji (VIDEO)
25 Gusht 2019, 11:18Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:15 minuta dhe dyshohet se kanë qenë disa banorë të zonës të cilët fillimisht i kanë vënë zjarrin për të pastruar një arë dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
-
Zbulohet shkaku i shpërthimit të fuqishëm në karburantin në Lezhë
25 Gusht 2019, 10:51 -
Bënte namin me vjedhje në linjën Durrës-Plazh, kapet 'skifteri' 42-vjeçar
25 Gusht 2019, 10:23Arrestimi i tij ka ardhur teksa kryente vjedhjen e radhës ditën e djeshme, ku i kishte vjedhur portofolin me 200 euro, e dokumente brenda, E.B nga Mitorvica e Kosovës.
-
-
-
Lezhë-Shpërthimi në karburant pas shkëndijës në gjenerator, 7 të plagosur, mes tyre 2 të mitur (VIDEO)
25 Gusht 2019, 07:52Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t'u furnizuar me gaz dhe në këtë momente ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
-