Kronikë
-
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama në lidhje me kompaninë “DH Albania” pas publikimit të lajmit për tenderin tjetër që kishte fituar nga OST, i cili ashtu si ai i ‘Lotit 1” të Unazës së Re u pezullua.
10 Dhjetor 2018, 22:30 -
Nesër ngrihet KLP-ja, Balla: E ka gabim kush mendon se mund ta pengojë
10 Dhjetor 2018, 22:16Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-
Sot ngrihet KLP, Arta Marku thirrje prokurorëve: Ejani t’i hapim rrugë SPAK-ut
10 Dhjetor 2018, 21:38Arta Marku theksoi dje se sot do të hidhen themelet e institucionit të parë të ri të drejtësisë, prandaj ftoi prokurorët që të mos e humbasin këtë shans, që do i hapë rrugë krijimit te SPAK-ut dhe zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat.
-
Skandali me ‘DH Albania’/ Kompania fitoi edhe një tender mbi 11 mln euro nga OST, kontrata u pezullua (Detajet)
10 Dhjetor 2018, 21:00Nga të dhënat rezulton se OST i ka dhënë kompanisë “DH ALBANIA” një tender me vlerë mbi 11 milionë euro për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit.
-
Edmond Tupja te ‘5 Pyetjet’: Protesta e studentëve duhet që të ketë një lider
10 Dhjetor 2018, 20:35Tupja, i cili është njëri nga profesorët që i është bashkuar tubimit u shpreh se mbështet kërkesat e tyre, por theksoi se protesta e studentëve duhet të ketë një lider.
-
Protesta, Bido: Kasta universitare duhet shporrur, studentët kanë të drejtë
10 Dhjetor 2018, 19:47Pedagogu dhe njëkohësisht Kreu i Arkivës së Shtetit Ardit Bido u shpreh në studion e Report Tv duke i konsideruar plotësisht të drejta kërkesat e studentëvedhe tha se sipas tij, qëllimi kryesor i protestës së studentëve, është kundërshtimi i klikës së kastave të korruptura në universitete dhe se në thelb sistemi arsimor sot ka nevojë për reformim.
-
Nesër zgjedhjet për KLP-në, ambasada e SHBA: Të ngrihet brenda javës bashkë me KLGJ-në, hap drejt negociatave
10 Dhjetor 2018, 19:09Ndërsa para mbledhjes së nesërme, ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook shprehet se ‘Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë”.
-
Pavarësisht protestave të banorëve, vijon prishja e banesave tek ‘Unaza e Madhe’ (VIDEO)
10 Dhjetor 2018, 17:27Dy godinat në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Ura e Lanës janë më të mëdhatë që janë prishur deri më sot në lotet 2 dhe 3 në Unazën e Madhe.
-
Dita e 37-të e protestës të banorëve të ‘Astirit', Basha: Kanë mbështetjen tonë
10 Dhjetor 2018, 17:17Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të hënë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Kreu i PD-së Lulzim Basha gjithashtu i pranishëm në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë para për projektin e Unazës së Re.
-
Me 8 kg kanabis në prapakolp, pranga dy shqiptarëve në kufirin greko-shqiptar
10 Dhjetor 2018, 17:02Në prangat e policisë greke kanë rënë një mashkull dhe një femër shqiptare. Përveç drogës, të rinjve shqiptarëve iu sekuestrua edhe një laptop dhe një telefon celular.
-
Protesta e studentëve, analisti Roland Lami për Report TV: Kërkesat ekonomike nuk shpëtojnë cilësinë e arsimit
10 Dhjetor 2018, 16:43Analisti Roland Lami, komentoi protestën e organizuar nga studentët të cilët kanë paraqitur prej disa ditësh kërkesat e tyre në tetë pika për reformim të sistemit arsimor, duke thënë se të gjitha këto kërkesa në thelb të drejta janë të karakterit ekonomik dhe nuk zgjidhin realisht problemin cilësor që ka arsimi sot.
-
'Dhjetori i Dytë'/ Rama u shuan shpresat Bashës dhe Kryemadhit: Ky nuk është dhjetori im i fundit në qeverisje
10 Dhjetor 2018, 16:30Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë të hënë, në komunikimin "live" në "Facebook" me studentët, paralelizmit që i është bërë së fundmi protestës së tyre me atë të studentëve të dhjetorit të '90-ës. Më tej, Rama u shpreh se për të ky nuk do të jetë dhjetori i fundit në qeverisje
-
Thyejnë xhamat e Prefekturës dhe bllokojnë rrugët/ Protesta në Shkodër dhe Kavajë për çmimin e karburantit, Rama: Janë të PD (VIDEO)
10 Dhjetor 2018, 16:22Protesta në Shkodër u zhvillua në dy pika, e para në fshatin Kosmac, ku banorët të veshur me jelekë të verdhë, si protestuesit në Francë bllokuan rrugën Shkodër-Lezhë për rreth 60 minuta, ndërsa pika e tjetër ishte në hyrje të qytetit në Xhabije.
-
Refuzimi i dialogut nga studentët, Mazniku në Report Tv: Sot u kuptua dinamika, protesta po përdoret politikisht
10 Dhjetor 2018, 13:58Paketa e kryeministrit Edi Rama tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, është shumë më e gjerë se ajo që studentët kanë kërkuar në këto ditë proteste. Ai tha se zgjidhja e kësaj situate është në dorë të studentëve nëse do pranojnë të dialogojnë me qeverinë, apo do vijojnë refuzimin.
-
Anti-Korrupsioni/ Gjonaj bën bilancin e një viti: 445 masa ndëshkimore, ky është vetëm fillimi, në 2019 ndëshkim zyrtarëve të lartë
10 Dhjetor 2018, 15:22Ministrja e Drejtësisë prezantoi arritjet dhe rezultatet në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në vitin 2018, Gjonaj siguroi shqiptarët se viti 2019 do të jetë vendimtar dhe sinjifikativ për të shënuar më shumë rezultate në lidhje më luftën kundër korrupsionit.
-
‘Viti i Skëndërbeut”, 55 të burgosurit e Burrelit i kërkojnë Ministrisë së Drejtësisë amnisti të gjerë
10 Dhjetor 2018, 14:5955 të dënuar në burgun e Burrelit i kanë dërguar këtë të hënë një letër Ministrisë së Drejtësisë, ku shprehen se kushtet që kërkon amnistia e propozuar nuk plotësohen nga të paraburgosurit dhe të burgosurit. Sipas tyre, është konstatuar se janë dhënë dënime të padrejta për cështje të ndryshme dhe për këtë arsye, të dënuarit kërkojnë që amnistia e këtij viti të jetë e përgjithshme dhe për një afat kohor 2-3 vjet.
-
Lëvizja “Për universitetin”, Ramës: Duam arsim publik falas dhe votë të barabartë me pedagogët
10 Dhjetor 2018, 14:49Reagimi i organizatws studentore pas komunikimit online të kryeministrit. Zgjidhja që propozojnë për tarifat e studimit, parrullë kryesore e studentëve në protestën përpara Ministrisë së Arsimit dhe përse duan që të kenë përfaqësim të barabartë për zgjedhjen e të gjitha strukturave universitare
-
Droga Shqipëri-Itali, Prokuroria e Katanias kërkon një shekull burg për bandën, 18 vite burg për Moisi Habilajn
10 Dhjetor 2018, 13:29Dënimin më të rëndë e rrezikon kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për këtë të fundit hetohet nga autoritetet në Tiranë prej muajsh. Të dyshuarit janë gjithnjë ata: bashkëpunimi mes zyrtarëve të shtetit dhe trafikantëve
-
Igumenicë, grekët ndalojnë shqiptarin me 105 kg marijuanë dhe 1 pistoletë
10 Dhjetor 2018, 12:25Operacioni nga policia greke në Kerasoxori. Mjeti vinte nga kufiri gjelbër. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34 vjeç, te cilit iu sekuestrua edhe një pasaporte shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar
-
Protesta/ Rama 2 orë komunikim në Facebook: S'kërkoj negociata, por dialog - me studentët nuk jemi në konflikt
10 Dhjetor 2018, 11:08Për rreth dy orë me radhë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim në Facebook duke iu përgjigjiur pyetjeve të studentëve rreth 8 kërkesave të tyre për të cilat kanë nisur edhe protestën prej 7 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit. Kreu i qeverisë ka tejkaluar kërkesat e studentëve në dy prej pikave të tyre, subvencionim 100% tarifës për ekselentët dhe të varfrit si dhe atë për shkarkimin e bordit të universiteteve. Gjithashtu, Rama premtoi punësim në shtet pa konkurs për 1000 studentë ekselentë.
