Kronikë
-
Kryeministri Rama ka inspektuar edhe nisjen e punimeve në aeroportin e Kukësit, i cili sipas inxhinierëve do të përfundojë totalisht pas 2 vitesh dhe me një kosto investimi prej 10 milionë eurosh, duke gjeneruar punësim për 12 mijë persona.
6 Prill 2019, 14:07 -
Emigrantët ilegal, DASH përgëzon operacionet e policisë shqiptare
6 Prill 2019, 14:09Në dy faza operacione “One if By land” çoi në pranga mbi 60 persona të përfshirë në grup kriminal që trafikonin ilegalisht shqiptarë dhe emigrantë nga lindja e mesme drejt SHBA-ve, Kanadasë, Anglisë e vendeve të BE-së emigrantë.
-
Bllokuan rrugën për t'i bërë 'pritë' Ramës dhe kundërshtuan policinë, në hetim kryebashkiaku i Kukësit dhe 12 të tjerë
6 Prill 2019, 13:52Kryetari i Bashkisë së Kukësit, dhe 12 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, në lidhje me protestat e djeshme në qytetin e Kukësit, kur PD organizoi simpatizantët e saj për t'i bërë "pritë" kryeministrit Edi Rama.
-
KLP do të publikojë në maj vlerësimin për 25 kandidatët e SPAK
6 Prill 2019, 13:43Në garë për tu bërë pjesë e SPAK janë 25 kandidatë mes tyre shumica prokurorë të Krimeve të Rënda nisur nga drejtuesja aktuale Donika Prela dhe tek vartës të saj e ish-drejtues të kësaj prokurorie.
-
Gjiknuri inspekton investimet në rrjetin elektrik në Selenicë: Vlora ka marrë vëmendjen e duhur
6 Prill 2019, 13:15Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Vullnet Sinaj dhe drejtori rajonal i OSHEE-së Erion Osmanaj inspektuan investimet e kryera në njësinë administrative Kotë të Bashkisë Selenicë.
-
Anëtari KLP-së ish Sigurims? Bujar Sheshi kundër Autoritetit: Të prishet vendimi i dosjeve
6 Prill 2019, 13:06Debati nëse gënjyer apo jo anëtari i KLP-së Bujar Shehi për të shkuarën e tij si pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit përfundon në Gjykatën Administrative. Shehi ka paditur Autoritetin e Dosjeve ku kërkon shfuqizimin e vendimit që e nxori atë pjesë të ish-sigurimit. Më tetë prill gjyqtari Emiljano Ruli do të marrë në shqyrtim pretendimet e Shehit dhe autoritetet të dosjeve.
-
-
Unaza e Re në Tiranë pa energji elektrike
6 Prill 2019, 12:28Një pjesë e Unazës së Re është pa energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se një firmë private, 4AM, ka dëmtuar fiderin 18 të nënstacionit Kashar, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të Unazës së Re.
-
Lirohet militanti i PD-së që u rrah nga protestuesit si i 'infiltruar'
6 Prill 2019, 12:24U rrah nga militantët e Partisë Demokratike në protestën para Parlamentit me argumentin se ishte “polic” i infiltruar dhe më pas u prangos nga policia, gjykata liron Olsi Albajramin të riun nga Elbasani.
-
Alkool në timon dhe shpjetësi në rrugë, shtatë shoferë bien në pranga
6 Prill 2019, 12:17Veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore kyrne kontrolle të shumta për të shmangur aksidentet, për shkak se shumica e të rinjve frekuentojnë jetën e natës, dhe siç shifrat tregojnë, ende ka persona që e marrin timon në gjendje të dehur.
-
Ruçi në Katar: Të zbatojmë marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve
6 Prill 2019, 12:09Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i grupit të miqësisë me Katarin, Taulant Balla, dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Vilma Bello dhe Musa Ulqini, si edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shipërisë, Genc Gjonçaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.
-
Kur në Shqipëri ishte i ligjëruar prostitucioni...Çfarë parashikonte ligji: Çdo k*** të regjistrohet në polici
6 Prill 2019, 11:54Vitet e fundit, në Shqipëri është hapur disa herë debati, për legalizimin e mundshëm të prostitucionit. Kundërshtitë kanë qenë dhe janë të forta. Por, prostitucioni ka qenë i legalizuar në Shqipëri, më shumë se një shekull më parë, me një ligj të veçantë.
-
Bypassi i Fierit i 'bllokon' shtëpitë, banorët në protestë: Duam nënkalim (VIDEO)
6 Prill 2019, 11:12Banorët thonë se u bllokohet rruga për të shkuar në banesën e tyre, dhe kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi. Këtë të shtunë disa prej tyre protestuan, ndërsa në mbështetje të tyre doli edhe kryetari i Partisë Demokratike Luan Baçi.
-
Nis shtrimi i rrugës së Torovicës, Rama lule 'politike' banorit, zbulon se për kë ka votuar
6 Prill 2019, 11:27Pas 25 vitesh ka nisur të shtrohet rruga e Torovicës. kryeministri Edi Rama inspektoi punimet nga afër, ku në prani të banorëve tha se rruga do të jetë e përfunduar për krishtlindje. Kreu i qeverisë u prit me një buqetë me lule nga banorët e zonës, por zgjodhi t'ia japë një zotërie të pranishëm.
-
Kamioni ngec në mes të rrugës, bllokohet qafa e Llogarasë (FOTO)
6 Prill 2019, 11:01Ky aks është bllokuar për mjetet e mëdha, si autobusë e kamionë, ndërsa makinat e vogla mund të arrijnë të kalojnë, edhe pse me vështirësi. Kjo situatë vijon të jetë e tillë prej orës 9 të mëngjesit të sotëm.
-
Dëborë pranvere në Theth, banorët të bllokuar prej 10 ditësh (VIDEO)
6 Prill 2019, 10:58Pavarësisht se jemi në muajin Prill dhe zyrtarisht jemi në stinën e pranverës e njëjta gjë nuk mund të thuhet për zonën e Thethit, e cila vijon të jetë e bllokuar në njërin segment të saj. Aksi Qafë Thore – Theth, vijon të jetë i pushtuar nga dëbora.
-
Dokumenti/ Plani i Bashës në 2013: Do ndërtonte shkollë në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz
6 Prill 2019, 10:47Pavarësisht se PD-ja proteston sot, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së. Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërimit të saj.
-
Lame merr 'pronat' në dorë! Braçe: Qytetarët të mos paguajnë ryshfet për asgjë
6 Prill 2019, 10:32Artan Lame mori sot në dorë të gjitha institucionet që menaxhojnë pronat në Shqipëri. Zëvendëskryeministri Brace e prezantoi atë në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që bashkon Hipotekat e ALUIZNI-t. Numri dy i qeverisë i kërkoi qytetarëve që të mos paguajnë ryshfet për asnjë shërbim. Lame: Reforma jonë në harta, shërbime dhe tek punonjësit tanë
-
Shkarkoi 37 punonjës në një ditë! Drejtoresha merret e pandehur, nuk denoncoi shkeljet me tenderët e ilaçeve
6 Prill 2019, 09:56Shkarkimi në një ditë i 37 punonjësve, abuzimet me tenderat në Berat e Shkodër, çojnë të pandehur njëzyrtare e lartë e Fondit të Sigurimeve
-
Legalizimet, ja emrat e pronarëve që marrin 2.8 milionë euro
6 Prill 2019, 09:49Gazeta Shqiptarja.com publikon listën e plotë të ALUIZNI-t sipas VKM-së së re me përfituesit e kompensimit financiar. Pronat në Tiranë, Elbasan,Vlorë, Shkodër e Durrës të zëna nga ndërtimet pa leje.