Kronikë
-
Rama ka thënë se banderola nuk ështeë vendosur nga tifozët e Partizanit
31 Tetor 2018, 09:08 -
Përndiqte dhe frikësonte një 14-vjeçare, arrestohet i riu nga Vlora
31 Tetor 2018, 09:15I riu është arrestuar në flagrancë teksa përndiqte të miturën.
-
Kapen 4 kg kokainë në Kakavijë, droga do trafikohej drejt Greqisë, në pranga 46-vjeçari nga Fieri (VIDEO-FOTO)
31 Tetor 2018, 08:45Kokaina është zbuluar në një makinë Mercedes Benz, ndërsa vlera e saj në treg nëse do trafikohej do të shkonte në 400 mijë euro.
-
Si u shit dy herë toka e mjekut Kolonja nga 8 mijë franga dhe 2 milion euro
31 Tetor 2018, 07:33Blerësi i dytë është Ambasada Turke. Dy mijë metra katror, u shitën në 1940 nga Neki Radovicka
-
Aksident në superstradën Lezhë-Laç/ Kamioni përplas biçikletën, humb jetën një 78-vjeçar (VIDEO)
31 Tetor 2018, 07:42Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtuar kryqëzimi i Rriles.
-
Vendimi korruptiv/ Gjykata dha pafajësi 3 vjedhësve të pronës së shtetasve austriakë
31 Tetor 2018, 07:37Prokuroria sekuestroi 1.3 milion euro por gjykata në 25 tetor 2018 vendosi lirimin e tyre
-
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend
31 Tetor 2018, 06:25Të rejat më të fundit nga shtypi i ditës
-
Vrasja e grekut, avokati i familjes: Pamë trupin, nuk është vrarë nga afër/ Motra: U zhdukën provat
30 Tetor 2018, 22:45Avokati Jovanopulos dhe mjeku ligjor Vujuklaqis kanë deklaruar se atyre u është lejuar nga autoritet shqiptare që të shikojnë trupin e Kaçifas para se ai të transportohej në Tiranë, ndërsa kanë shtuar se është vrarë me dy plumba nga larg. Deklarata e avokatit rrëzon akuzat e të afërmve të viktimës së Konstandinos Kaçifas është plagosur dhe më pas është vrarë nga afër nga RENEA gjatë aksionit pasditen e së dielës në Bularat të Gjirokastrës.
-
I kontrollohet automjeti dhe i gjenden brenda 20 kg kanabis, arrestohet në kufi 63-vjeçari
30 Tetor 2018, 21:36Një 63 vjeçar me precedentë penalë është arrestuar nga policia greke, pasi i kanë gjetur brenda automjetit të tij një ngarkesë prej 20.8 kg kanabis.
-
Klos, gjimnazi “Shaban Çollaku” në kushte skandaloze
30 Tetor 2018, 21:10Edhe këtë dimër shkolla e mesme në Klos të Matit do të përballet me lagështirën dhe ambiente të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit. Bashkia e Klosit thotë se nuk ka fonde për të ndërhyrë, por projektin për rikostruksionin e saj e ka dërguar në Ministrinë e Arsimit. Pritet vjelja e fondit, por edhe këtë vit mundësitë për ndërhyrje janë të pakta.
-
‘Pa Gjurmë’/ Nëna dhe babai braktisin djalin: Kemi hallet tona/ Emisioni surprizë të riut nga Lushnja
30 Tetor 2018, 21:08Pas interesimit të Report Tv, Bashkia Lushnje mori përsipër qiranë e banesës për djalin, por përpos strehimit edhe ushqimin, ndërsa së shpejti ai do të fillojë një punë.
-
Berat, kanali i ujrave të zeza rrezik epidemie në lagjen “28 nëntori”
30 Tetor 2018, 21:06Derdhja e kanalit të ujrave të zeza në mes të lagjes “28 Nëntori” në Berat është bërë rrezik për rënie epidemish. Banorët shprehen se në ditë me shi kanali tejmbushet dhe vëshon mes përmes lagjes, ndërsa mbetjet urbane janë të shpërndara kudo pasi mungojnë koshat e mbeturinave.
-
'Një grek më pak, një bastard më pak', reagon FSHF: Banderola nuk ka asgjë të përbashkët me fushën e blertë
30 Tetor 2018, 20:41Një banderolë ku shkruhej "Një grek më pak, një bastard më pak" është ngritur të hënën në stadiumin "Selman Stërmasi" përgjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Parulla në fjalë ka shkaktuar një sërë reagimesh qoftë nga pala shqiptare e qoftë nga ajo greke, por së fundmi ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF-ja e ka cilësuar banderolën me sfond racist dhe të papranueshme për fushën e blertë.
-
‘Kacifas i pavdekshëm’/ Grekët protestë në Athinë, thirrje antishqiptare, djegin flamurin kuqezi
30 Tetor 2018, 20:25Tubimi është zhvilluar para parlamentit, ndërsa protestuesit kanë shpalosur një pankartë ‘Kacifas i pavdekshëm’ më pas kanë djegur flamurin kuqezi dhe kanë lëshuar thirrje anti shqiptare.
-
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagoset një çift bashkëshortësh (FOTO)
30 Tetor 2018, 20:02Një çift bashkëshortësh është plagosur këtë të martë, pasi janë përplasur me një maune në aksin Elbasan-Librazhd.
-
Vrasja, Ministria e Jashtme shqiptare thërret ambasadoren greke: Rasti po hetohet, jo ngjyrime politike
30 Tetor 2018, 19:53Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ministria e Jashtme deklaron se ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare.
-
Me koncesion edhe segmenti Tiranë -Durrës? Ministria e Infrastrukturës: Po shqyrtojmë propozimin
30 Tetor 2018, 18:17Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është depozituar këtë të martë një propozim nga një subjekt privat për realizimin një projekti për segmentin rrugor Tiranë-Vorë-Durrës dhe Kashar-Rrogozhinë. Ky institucion ka bërë të ditur se propozimi ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje për të ulur ngarkesën rrugore. Ministria deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim por në rast se do të arrijë në një konkluzion pozitiv, ajo ka garantuar se do të ndiqet me transparencë të plotë.
-
Vrasja e grekut, historiani Xhufi: Problemi fillon që te varrezat, Athina po kërkon kaparin për detin
30 Tetor 2018, 17:51Xhufi e shikon gabimin që në pranimin nga pala shqiptare të ngritjes së varrezave greke, që sipas tij janë vendtakime konfliktesh. Kërkesën e Athinës për të qenë pjesë e hetimeve që po zhvillohen në Tiranë ai e cilësoi si të kuptueshme.
-
Reshje të dendura në gjithë vendin, metereologu: Shqipëria nuk rrezikohet nga moti që ka prekur Italinë
30 Tetor 2018, 17:10Reshje të dendura pritet të ketë sot thuajse në të gjithë vendin. Kreu i Departamenti të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba shprehet për Report Tv se vetëm sot pritet të ketë dendësi të reshjeve ndërsa në ditët në vijim pritet një mot më i kthjellët. Sipas Zorbës, Shqipëria nuk rrezikohet nga moti që ka prekur Italinë.
-
Vrasja e grekut, Breçani në ReportTV: RENEA bëri detyrën
30 Tetor 2018, 17:16Ish-shefi i shtabit të RENEA-s Erzen Breçani në Report TV foli për ngjarjen e dy ditëve më parë në Bularat ku mbeti i vrare ushtari ekstremist grek 35-vjeçari Kostandinos Kacifa. Breçani tha se se forcat RENEA kanë bërë detyren duke zbatuar në mënyrë rigorozë të gjithë procedurat që duhet të ndiqen në një rast konkret të ngjashëm.
