Kronikë
-
Është shoqëruar në polici dhe më tej është lënë i lirë pas disa orëve marrje në pyetje, gjyqtari i Apelit të Vlorës, Skënder Damini. Në një kontroll blic, forcat speciale gjetën në banesën e tij municione luftarake si dhe 17 mijë euro të vendosura në sirtar në vendin e rrobave të brendshme. Kontrolle blic edhe në banesat e dy gjyqtarëve të tjerë që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm. Prokuroria per Krime te Renda nis procedimin penal per korrupsion.
15 Shkurt 2019, 07:31 -
Kamerat 'kapin' të riun që i vendosi tritol banesës së vëllait të kryetares së Vettingut
14 Shkurt 2019, 21:59Autori mban të veshur një xhup dhe në kokë kishte një kapuç. Nga karakteristikat trupore ka të dhëna se autori i këtij krimi të rëndë, është i moshës 20 deri në 25-vjeç.
-
Incidenti me policinë në Elbasan/ Shtyhet gjyqi për Suel Çelën, gjykata kërkon ndihmën e INTERPOL-it
14 Shkurt 2019, 21:07Gjyqtari Klodian Karushi, ka shtyrë seancën gjyqësore për njoftimin e të pandehurit në mungesë Suel Çela dhe të dëmtuarve të kësaj ngjarje që janë disa efektive të policisë Elbasan.
-
Rrëfim i pazakontë në 'Pa Gjurmë'/ Shqiptari tregon si u dashurua me prostitutën hungareze dhe ç'ndodhi më pas...
14 Shkurt 2019, 19:45Dashuria e çiftit u lind në një shtëpi publike. I riu nga Tepelena ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën hungareze. Maria hoqi dorë nga puna atje për të nisur një jetë të re me shqiptarin, me të cilin filluan dhe bashkëjetesën. Maria ishte nëna e një vajze 6-vjeçare, nga martesa e saj e pare, e cila jetonte me gjyshen në Hungari.
-
Mbulohet Kryeministria! Merren masa në rast sulmi nga protestuesit e opozitës (VIDEO)
14 Shkurt 2019, 19:34Dy ditë para protestës, shërbimet e Kryeministrisë kanë mbuluar hyrjen e ndërtesës qeveritare për ta mbrojtur nga dëmtimet e mundshme nëse protesta eskalon në akte dhune.
-
Protesta/ OSBE apel opozitës: Nuk vihet në pushtet me trazira, jo dhunë në protestë
14 Shkurt 2019, 19:15Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i bën apel opozitës që të mos lejojë që protesta e së shtunës të degjenerojë në dhunë, pasi nuk dihet në pushtet me trazira.
-
Pas SHBA-së dhe BE-së, edhe Britania apel opozitës shqiptare: Protesta të jetë paqësore
14 Shkurt 2019, 17:03Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman kërkon që protesta e opozitës në datë 16 shkurt të jetë paqësore dhe që të shmangen incidentet në tubim.
-
PD dhe policia përplasje për lejen e protestës së 16 Shkurtit
14 Shkurt 2019, 16:49Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike janë përplasur për sa i përket lejes për protestës e opozitës në datë 16 shkurt. Policia: Jo tubim pa afat, leja deri në orën 24:00 të së shtunës. Reagon PD: Policia ndalon protestuesit të mblidhen rreth Kryeministrisë me argumentin se aty do të vendosen forcat dhe automjetet policore. Nuk mund të na përcaktojnë vendin e protestës.
-
Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete (FOTO+VIDEO)
14 Shkurt 2019, 15:57Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Bushat, ndërkohë që një person ka mbetur i plagosur.
-
Vrasje, arratisje dhe kërcënime/ Terrorizuan Greqinë nga burgu, goditet banda shqiptare
14 Shkurt 2019, 15:50Sipas medieve greke ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj. Grupi kriminal mes të tjerash akuzohet edhe për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha, po në burgun e Koridalos.
-
Protesta/ SHBA thirrje opozitës: Dhuna është e papranueshme, tubimi të jetë paqësor
14 Shkurt 2019, 15:26Selia diplomatike kërkon nga liderët e opozitës shqiptare që të refuzojnë dhunën dhe tubimi të zhvillohet në mënyrë konstruktive. Për SHBA-të, dhuna është e papranueshme.
-
Ktheu shkollën në lokal për dasmat dhe ceremonitë mortore/ Nis hetimi për drejtoreshën në Gramsh
14 Shkurt 2019, 15:2051-vjeçarja me inicialet I.B. u procedua në gjendje të lirë pas publikimit të disa pamjeve filmike në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku ajo në kundërshtim me rregullat ka lejuar që në ambientet e brendshme të kësaj shkolle, banorë të këtij fshati të organizojnë ceremonitë e dasmave dhe ato mortore.
-
Shën Valentini/ Magjia e 54 viteve të dashurisë së Bukuries dhe Xhevitit (VIDEO)
14 Shkurt 2019, 15:02Ishte viti 1964 kur Bukuria dhe Xheviti u panë për herë të parë në festën e 18 Gushtit në Gramsh, qytet nga i cili vijnë. Pas kësaj date atë janë takuar vetëm në ditën e martesës, për të vazhduar më pas 54 vite martesë së bashku me njëri tjetrin.
-
Kapen 128 kg marijuanë në kufirin e gjelbër me Greqinë, pranga shqiptarit
14 Shkurt 2019, 14:05128 kilogramë marijuanë u kap nga policia në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa në pranga ra një shtetas i Shqipërisë i moshës 49 vjeç i cili drejtonte makinën ku u gjet droga.
-
Nuk mbyllën lojërat e fatit, policia nis hetimet për tre pronarë lokalesh
14 Shkurt 2019, 13:44Personat e vënë nën hetim kanë vijuar aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive, edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit për lojërat e fatit.
-
Po transportonte drogë/ Policia greke vë në pranga 32-vjeçaren shqiptare
14 Shkurt 2019, 13:40Polica greke ka vënë në pranga një grua shqiptare. 32 veçarja shqiptare ishte drejtuesja e makinës ku në ngarkesë kishte 36,3 kg marjuanë.
-
Ankimoi zgjatjen e afateve për 'Habilajt', Gjykata rrëzon kërkesën e drejtuesit të policisë së Vlorës
14 Shkurt 2019, 13:17Gjykata e Krimeve të Rënda hodhi poshtë kërkesën e paraqitur të Ish- drejtorit të Policisë së Vlorës, Jael Çela i akuzuar si i përfshirë në dosjen “Habilaj” për trafikun e drogës.
-
Nis rikonstruksioni i shkollës, ja ku do të zhvillojnë mësim nxënësit e “Gustav Majer”
14 Shkurt 2019, 12:47Bashkia e Tiranës sqaron nxënësit e kësaj shkolle se rikonstruksioni do të zgjasë për një periudhë kohore rreth 6 muaj dhe nxënësve, të cilëve do u duhet të zhvillojnë mësimin në një shkollë tjetër. Bashkia sqaron se ndërhyrja në këtë institucion është e nevojshme për shkak të problemeve që janë konstatuar në sistemin qendror të ngrohjes, nyjeve sanitare dhe kushteve të palestrës.
-
Shkodër/ 30 ditë burg për policin që ngacmoi të miturën, vëllai: S'dalim nga shtëpia, na vjen turp (VIDEO)
14 Shkurt 2019, 12:23Polici akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture duke i dërguar video intime. Ai ka pranuar autorësinë e videos por mohon akuzën për ngacmim ndaj 15-vjeçares.
-
Me 15 kg mariuanë në karrotrec, arrestohen 1 serb dhe 2 kosovarë në portin e Durrësit
14 Shkurt 2019, 12:21Një sasi prej 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në Portin e Durrësit, ku janë arrestuar 3 persona mes tyre nje serb dhe dy kosovar. Droga u pikas nga një qen anti-drogë që bën kontrollin në mjetet që nisen nga porti i Durrësit.