Kronikë
-
DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër tokësor SD, se duhet ta ndërrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD.
14 Janar 2018, 20:42 -
Atentat në Tiranë, një i vdekur
14 Janar 2018, 19:04
e një i plagosur/ VIDEO+Emrat
Një person ka humbur jetën dhe shoku i tij është plagosur nga një atentat pasditen e sotme në Tiranë. Viktima Emiljano Boçi 32 vjeç me precedent penal, njihej edhe me emrin Roland Boçi, ndërsa i plagosur ka mbetur Melvin Disha 27-vjeç. Ata janë qëlluar brenda në makinë me silenciator. Emiljano Boçi ka qenë një person i njohur për policinë e kryeqytetit.
VIDEO
FOTO
-
Pallati në Gjirokastër, Tritan Shehu:
14 Janar 2018, 18:34
Qeveria të ndërtojë një godinë e re
Deputeti i PD, Tritan Shehu i kërkon kryebashkiakes së Gjirokastrës që të reagojë për të nxjerrë nga izolimi banorët e fshatit Zhulat, që janë të bllokuar pas shembjes së rrugës prej disa javësh. Ai thotë se askush nuk po jep alarmin dhe impenjohet.
-
“Furtunë” në komisariatin e
14 Janar 2018, 18:16
Rinasit, shkarkohen 15 punonjës
“Furtunë” në komisariatin e Rinasit. Shkarkohen nga detyra 9 kontrollorë dhe 6 ndihmës specialistë. Largimet nga detyra janë bërë për shkak të performancës së dobët në punë.
-
Njeriu më i besuar i Presidentit
14 Janar 2018, 17:11
të Turqisë është një shqiptar
Kush e ruan, kush ecën një hap me të, kujt i beson më shumë se kujtdo? Rexhep Taip Erdogan, ka një staf të tërë që kujdeset për sigurinë e tij, të gjithë persona profesional dhe tejet të qëndrueshëm.
-
ISIS, alarmi i SHBA: Djali i shqiptarit
14 Janar 2018, 16:33
pronar picash, komandant kryesor
Media amerikane, “The Atlantic”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë një Shqiptaro-amerikani, i cili u bën thirrje myslimanëve në SHBA të kryejnë sulme terroriste.
-
“Ai ishte ortodoks” Mesha rikthen
14 Janar 2018, 16:10
debatin për fenë e Skënderbeut
Mesha nga Mitropolia e Fierit për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu riktheu debatin për përkatësinë fetare. At Dhimitri gjatë meshës ka deklaruar se Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në një familje ortodokse.
VIDEO
-
Ngacmoi nxënësen e mitur, 3
14 Janar 2018, 15:45
vite burg mësuesit në Tiranë
Gjykata ka dënuar me 3 vite burg mësuesin Hasan Martani, i cili ngacmoi një nga nxënëset e tij të mitura në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” në Kashar.
-
Tropojë, gjendet një minë
14 Janar 2018, 15:38
kundërtank në Qafë Morinë
Ditën e sotme është konstatuar nga policia kufitare në Qafë –Morinë në thellësi 1.5 deri në 2 km në aksin rrugor Kamenicë- Qafë Morinë një minë kundërtank.
-
100 pemë të reja në Unazën e Madhe
14 Janar 2018, 15:14
Veliaj: 2018, vit rekord mbjelljesh
Segmenti i Unazës së Madhe është pasuruar edhe me 100 pemë të reja të llojit selvi. Ky projekt, si pjesë e Pyllit Orbital, është i një rëndësie të veçantë për gjelbërimin e qytetit dhe uljen e ndotjes.
FOTO
-
Report Tv në vendin e atentatit në
14 Janar 2018, 14:42
Shkodër,ende panik,ja pasojat/VD
Report Tv ka shkuar një ditë pas ngjarjes, që tronditi Shkodrën, në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me rreth 400 gr tritol. Siç mund ta shihni në video, në zonë ka ende pasoja të shpërthimit me tritol, ndërkohë që dallohen disa kamera sigurie të dëmtuara nga shpërthimi.
VIDEO
-
Ekspertë nga Tirana nisen drejt
14 Janar 2018, 14:31
Shkodrës,ja gjendja e të plagosurve
Për të hetuar atentatin me eksploziv në Shkodër, ekspertë kriminalistë nga Tirana janë vendosur në Shkodër. Ekspertët po kontrollojnë pamjet filmike të momentit kur është lënë motori me tritol në lagjen Rus në Shkodër, por edhe kur sasia prej 400 gr tritol shpërtheu. Burime të Report TV nga grupi hetimor thanë se ka disa prova për autorët që kanë vendosur tritolin dhe më pas kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të tij.
VIDEO
-
Atentati me tritol,kush është Lul
14 Janar 2018, 14:09
Kulla,ja dy pistat e forta të hetimit
Për atenatin ndaj Lulzim Kullës, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës po shyqrtojnë disa dosje të vjetra vrasjesh dhe gjobëniesh. Dyshohet se ndaj Lul Kullës atentati është kreyr për hakmarrje. 42-vjeçari i akuzuar për vrasje dhe kanabis, por asnjëherë nuk është dënuar.
-
Ilaçi për 10 ditë, Shehu-Ramës:
14 Janar 2018, 13:44
S'je bamirës, varfëri afrikane!
Menjëherë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se do të sigurojë ilaçin e të prekurve me kancer brenda 10 ditëve, ka ardhur reagimi i parë nga PD. Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i PD, Tritan Shehu, i drejtohet Ramës, duke i thënë se ai nuk është ‘bamirës’, por kryeministri i vendit, që punon me strategji e projekte zhvillimi.
-
Lëndë narkotike në Qafë-Botë
14 Janar 2018, 13:25
në pranga drejtuesi i mjetit
Një rast tjetër trafikimi i lëndëve narkotike ka ndodhur ditën e sotme në Qafë-Botë, Sarandë.
-
Kërkesa prekëse e mësueses me
14 Janar 2018, 12:57
kancer,Rama:Ilaçi gati në 10 ditë
Kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të madh për të gjithë personat e prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit, teksa i ka kthyer përgjigje një mësueseje me përvojë 26-vjeçare, e cila vetëm një ditë më parë gjatë takimit të kryeministrit në Lezhë tha se është diagtnostikuar me kancer pak muaj më parë dhe se mungon ilaçi bazë për kurim.
VIDEO
-
Gjiknuri në Lezhë: Investimet
14 Janar 2018, 11:59
përmirësuan furnizimin me energji
Ai garantoi se investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, me fokus e përparësi zonën turistike. “Testet që kaluam me përmbytjet dhe me reshjet e muajve të fundit, treguan se gjithçka performoi shumë mirë edhe për shkak të investimeve që ne bëmë në hidrovore gjatë vitit 2016”, theksoi Gjiknuri.
-
I nxiu jetën të resë dhe i shkatërroi
14 Janar 2018, 11:49
makinën,kapet autori në Elbasan
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi është kthyer në makth për një vajze të re 27-vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin Arian Stafa, banues në Elbasan, i cili me mjetin e tij ka dëmtuar automjetin e shtetases Z. K., banuese po në Elbasan. Sipas uniformave blu, dëmtimin e mjetit 46-vjeçari dyshohet ta ketë bërë pasi e ka përndjekur vajzën gjatë gjithë ditës së djeshme.
-
Lamtumirë balta e plehrat, merr
14 Janar 2018, 11:30
jetë një lagje e re në kryeqytet
Balta dhe plehrat përpara pallateve deri pak muaj më parë i kanë lënë vend tashmë stolave dhe lulishteve të sistemuara duke sjellë një transformim të jetesës për të gjithë banorët e zonës së njohur si përroi i Gjerozës në kryeqytet.
FOTO
-
VD/Të dehur dhe me shpejtësi,
14 Janar 2018, 11:23
policia bën namin me gjoba
Gjatë fundjavës Policia Rrugore ka gjobitur shoferët që ecin me shpejtësi dhe konsumojnë alkool. Vetëm mbrëmjen e së premtes janë zbuluar më shumë se 1000 drejtues mjetesh që ecin me shpejtësi apo kishin konsumuar alkool, si dhe për shkelje të tjera. Në Rrugën e Kavajës njëri prej shoferëve ecte me 94 km/orë.
VIDEO