Kronikë
-
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kanë publikuar rezultatet e javës së dytë të ndërhyrjes në terren për lirimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kombëtare.
FOTO
16 Tetor 2017, 11:19 -
Shëndetësia shpall 24 vende të
16 Tetor 2017, 11:09
reja pune për drejtorë spitalesh
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve Bashkiake në të gjithë vendin. Ogerta Manastirliu fton të interesuarit të aplikojnë sipas procedurës së sqaruar në njoftimin publik të shpallur në faqe.
-
Lotaria Amerikane, rifillon
16 Tetor 2017, 11:01
aplikimi nga e para për të gjithë
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me Lotarinë Amerikane. Ambasada njofton të gjithë ata qytetarë që janë regjistruar para datës 18 tetor 2017 të regjistrohen edhe njëherë, në mënyrë që të merren në konsideratë.
-
Lëvizja për “Për Universitetin”
16 Tetor 2017, 10:57
protestë: Po shkatërrohet arsimi
Lëvizja për “Për Universitetin” ka protestuar te Politekniku në nisje të vitit të ri akademik. Ata kanë shpalosur një banderolë kundër reformës në arsim, të cilën e cilësojnë si shkatërrimtare.
-
Ish-drejtoresha Jakaj:Më hoqën
16 Tetor 2017, 10:38
kot!MD:Performancë e dobët
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar shkarkimin e drejtoreshës së burgut të grave në Tiranë, Xhoi Jakaj. Burime nga Ministria thanë për Report Tv se Jaka është larguar nga drejtimi i I.E.V.P 235, ku qëndrojnë gra të dënuara, për shkak të performancës së dobët.
-
Tiranë,nis aksioni për zhbllokimin
16 Tetor 2017, 10:15
dhe pastrimin e pusetave
Në prag të sezonit të reshjeve, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për pastrimin dhe zhbllokimin e të gjitha zgarave shi-mbledhëse nga inertet dhe papastërtitë e ndryshme. Prej disa javësh, grupet e punës janë shtrirë në të gjithë territorin për kontrollin dhe riparimin e pusetave të cilat mund të jenë dëmtuar.
FOTO
-
Fier, shoferët e furgonëve të
16 Tetor 2017, 10:09
nxënësve në protestë
Mbi 100 drejtues mjetesh të transportit të fëmijëve në shkollat e qarkut të Fierit kanë dalë sot në protestë para prefekturës, pasi Bashkia po i pengon të qarkullojnë pa plotësuar kushtete e vendosur për mjetet që bëjnë transport nxënësish.
VIDEO
-
Konflikt për pronën, vëllai
16 Tetor 2017, 10:09
plagos vëllanë në Elbasan
Pas konfliktit për pronën vëllai ka goditur me sende të forta vëllanë duke e lënë të plagosur.
Sipas policisë, 52-vjeçari Nevruz Muça pas debatit të fortë dhe sherrit me vëllanë B. Muça 33 vjeç e ka goditur.
-
Korçë, përplasi nënë e bijë me
16 Tetor 2017, 09:47
makinë, arrestohet 44 vjeçari
Policia e Korçës ka arrestuar 44-vjeçarin Ardian Hysenllarin, i cili ka aksidentuar ditën e djeshme në Bilisht, 49-vjeçaren N. F., dhe E.F., 24 vjeç, të cilat ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
-
Angli, raporti: 346 vajza shqiptare
16 Tetor 2017, 09:45
janë trafikuar për prostitucion
Sipas raportit të organizatës Salvation Army, 346 gra dhe vajza shqiptare janë të trafikuara për prostitucion.
-
Fier, plagos me thikë në sup nipin
16 Tetor 2017, 09:22
14 vjeçar, arrestohet xhaxhai
Në prangat e policisë ka rënë 43-vjeçari Gentian Asllani, pasi ka plagosur me thikë nipin e tij 14-vjeçar, i cili pas marrjes së mjekimit në spital është larguar për në banesën e tij, jashtë rrezikut për jetën.
-
Avokati i Popullit: "Torturë", i
16 Tetor 2017, 09:10
dënuari i prangosur në spital
Avokati i Popullit njofton opinionin publik se ka rekomanduar fillimin e hetimeve penale në ngarkim të një punonjësi të Policisë së shtetit, për veprën penale të “Torturës”.
-
Pranga 35-vjeçarit, shkeli urdhrin
16 Tetor 2017, 09:01
e mbrojtjes e kërcënoi ish-gruan
Policia e Tiranës ka arrestuar Jetmir Sinën pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka krcënuar ish-bshkëshorten e tij duke i krijuar frikë dhe pasiguri. 35-vjeçari ka shkelur urdhrin e mbrojtjes së lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur 26-vjeçaren O. D., në ambientet e punës dhe në rrugë.
-
Aksident në Tiranë, autobusi i
16 Tetor 2017, 08:56
Kombinatit përplas të moshuarën
Gruaja është dërguar në spital me ambulancë, ndërsa policia ka ndaluar shoferin e autobusit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
FOTO
-
Aksidentohet kamioni në
16 Tetor 2017, 08:43
aksin Elbasan-Librazhd
Mbrëmë rreth orës 21:00, është aksidentuar 63 vjeccari P. P., pasi kamioni që drejtonte ka dalë jashtë rrugës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot-Fushë, në aksin rrugor Librazhd – Elbasan.
-
Sot viti i ri akademik, 22 mijë
16 Tetor 2017, 08:25
studentë për herë të parë
Sot nis viti i ri akademik 2017-18. Të gjithë maturantët që rezultuan fitues në degët që aplikuan sot drejtohen për herë të parë në universitete. 22 mijë e 100 studentë do të hynë për herë të parë në Universitetet Publike dhe private.
-
Kapet banda e shqiptarëve që
16 Tetor 2017, 07:38
furnizonte Selanikun me kokainë
Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme nga policia greke në qytetin e selanikut si pjesë e një rrjeti që trafikonte kokainë. Sipas raportit të policisë greke të arrestuarit janë dy meshkuj, 38 dhe 37 vjeç dhe një vemër, 31 vjeç.
-
Maratona,gjesti mbresëlënës i
15 Tetor 2017, 21:21
Nënkomisarit që i preku të gjithë
Maratonës së Tiranës, të zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet, iu bashkuan një numër i madh njerëzish, mes të cilëve dhe personazhe të njohur. Një prej tyre ka qenë dhe Nënkomisari Altin Jegeni, i cili tërhoqi vëmendje me gjestin e tij mbresëlënës dhe frymëzues. Nënkomisari ka prodhuar disa postera dhe bluza me foto nga Muri i të Rënëve të Policisë, duke iu bashkangjitur dhe thënien e dijetarit Eqerem Çabej, që përcjell një mesazh mjaft domethënës “Njerëzit janë bashkë edhe kur nuk janë bashkë”.
-
Deputetët ‘braktisin’ Vlorën,vetëm
15 Tetor 2017, 20:32
një në 73-vjetorin e çlirimit
Është kujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës 73-vjetori i çlirimit të qytetit bregdetar nga pushtuesit Nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në këtë ditë të shënuar për Vlorën morën pjesë kryetari i bashkisë, Dritan Leli, kryetari i qarkut, veteranë dhe familjarë. Ajo çka ra në sy në 73-vjetorin e çlirimit të Vlorës ishte mungesa e 7 deputetëve nga 8 që ka qarku i Vlorës. I vetmi deputet që mori pjesë në 73-vjetorin e çlirimit të Vlorës ishte Edmod Leka.
VIDEO
FOTO
-
FOTO Ekskluzive/ Njeriu i Erdoganit
15 Tetor 2017, 19:12
në Tiranë ndjek gjyqin për ‘terroristin’
REPORT TV siguron detaje të reja nga procesi gjyqësor i ekstradimit të Muhammed Aydogmus i akuzuar nga Turqia se është pjesë e organizatës FETO drejtuar nga Fetullah Gylen.
VIDEO