Kronikë

  • Njollat e gjakut të gjetura në automjetin ku udhëtonte Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj të dyshuar si rrëmbyesit dhe vrasësit e Gazmend Çollakut nuk janë të vlefshme për të identifikuar nëpërmjet analizës së ADS-se kujt i përkasin. “Njollat e gjakut në kalendarin (provë material 4), objekt ekspertimi, marrë në automjetin tip Benz Mercedez me targë AA 671 MZ, nuk janë të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-s"  VIDEO
  • Lirimi i ‘terroristit’,Gjinishi:Na
    përdorin për pastrim parash

    “Ne rrezikojmë të quhemi si shtet që kemi financuar dhe mbështetur terrorizmin. Nëse ata e kanë përdorur Shqipërinë për pastrimin e parave ky është një problem shumë i madh. Jam i bindur që një pjesë e tyre kryejnë aktivitet financiar të paligjshëm. Nëse këta njerëz kanë tentakulat e tyre në Shqipëri, duke krijuar struktura paralele, sigurisht që është prekur siguria kombëtare"

  • A digjen ata që kanë aplikuar?
    Ambasada e SHBA sqaron qytetarët

    Ambasada e SHBA ka bërë një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme në lidhje me Lotarinë Amerikane. Ambasada njoftoi të gjithë qytetarët që janë regjistruar apo që mund të regjistrohen deri më datë 18 tetor duhet të regjistrohen edhe njëherë, për shkak se aplikimi i tyre nuk merret në konsideratë. 
     

  • Pranga shqiptarit në Itali u kap
    duke vjedhur në bazën e NATO-s

    Policia Italiane ka vënë në pranga 27-vjeçarin shqiptar, Edison Rohani, i cili u kap duke vjedhur në një bazë ushtarake të NATO-s, në Baia Verde të Italisë.

  • Foto-Lajm/Zv.kryeministrja shkel
    rregullat, parkon në Pedonale

    Zv/ Kryeministrja Senida Mesi në nisje të vitit akademik ka shkuar në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër ku ka deklaruar se qeveria do të krijojë kushte bashkëkohore për studentët. Por Zv/kryeministrja Mesi ka shkelur rregullat e qarkullimit duke parkuar makinën e saj në mes të Pedonales së Shkodrës. FOTO

  • Tiranë, drogë te matësi i ujit,
    autorët i shpëtojnë policisë

    Policia e Tiranës vijon punën për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, policia ka sekuestruar një sasi prej 1.7 kilogramë, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 162 doza nëpër qese farmaceutike.

  • Kakavijë,tentoi të kalonte kanabis
    në greqi, pranga 54-vjeçarit

    Policia Kufitare e Kakavijës paraditen e sotme ka arrestuar 54-vjeçarin Petrit Vranja, banues në Durrës, i cili ka tentuar të kalojë në shtetin grek 3.5 kg kanabis të cilën e kishte fshehur në automjetin me targa AXH 1978, në gomën rezervë. VIDEO

  • Atentati në Lushnje, Report
    Tv zbardh detaje të reja

    Report Tv ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin me dy të vdekur në Lushnje. Gazetari i Report Tv tha se në atentat është përfshirë dhe një person i tretë, i cili ka njoftuar policinë. Përveç dy autorëve, të cilët kanë qëlluar ndaj autorëve, ka qenë dhe një i tretë në makinë, që ka pasur rol kyç në atentat.
     

  • Abuzimi në Pogradec, flet nëna
    ​e 15-vjeçares dhe vajza e autorit

    Pas denoncimit të rastit se një 15 vjeçare është përdhunuar nga fqinji i saj flasin për Report Tv nëna e të abuzuarës dhe vajza e të akuzuarit. Sipas dëshmive, ngjarja e rëndë është regjistruar në muajin mars të këtij viti, por denoncimi në polici është bërë vetëm 2 ditë më parë, pasi 15 vjeçarja deklaron se i vinte turp.

  • Diaspora,Rama:Do regjistrojmë 
    të gjithë shqiptarët vitin tjetër

    “Jemi të vendosur që vitin e ardhshëm të kryejmë regjistrimin. Në Samitin e dytë të Diasporës do kemi një rezultat konkret të shqiptarëve jashtë atdheut, si dhe do materializojmë disa nga masat kryesore që i vlejnë kësaj reforme. Edhe nisja e shërbimeve konsullore me Kosovën i shërben kësaj teme dhe kësaj qasje. Diaspora është e përfshirë në strategjinë tonë për zhvillimin e vendit. VIDEO

  • Pastrimi i rrugëve, ja çfarë ka
    ndodhur në akset kryesore

     Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kanë publikuar rezultatet e javës së dytë të ndërhyrjes në terren për lirimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kombëtare.  FOTO

  • Shëndetësia shpall 24 vende të
    reja pune për drejtorë spitalesh

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve Bashkiake në të gjithë vendin. Ogerta Manastirliu fton të interesuarit të aplikojnë sipas procedurës së sqaruar në njoftimin publik të shpallur në faqe.

  • Lotaria Amerikane, rifillon
    aplikimi nga e para për të gjithë

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me Lotarinë Amerikane. Ambasada njofton të gjithë ata qytetarë që janë regjistruar para datës 18 tetor 2017 të regjistrohen edhe njëherë, në mënyrë që të merren në konsideratë.

  • Lëvizja për “Për Universitetin”
    protestë: Po shkatërrohet arsimi

    Lëvizja për “Për Universitetin” ka protestuar te Politekniku në nisje të vitit të ri akademik. Ata kanë shpalosur një banderolë kundër reformës në arsim, të cilën e cilësojnë si shkatërrimtare.

  • Ish-drejtoresha Jakaj:Më hoqën
    kot!MD:Performancë e dobët

    Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar shkarkimin e drejtoreshës së burgut të grave në Tiranë, Xhoi Jakaj. Burime nga Ministria thanë për Report Tv se Jaka është larguar nga drejtimi i I.E.V.P 235, ku qëndrojnë gra të dënuara, për shkak të performancës së dobët.

  • Tiranë,nis aksioni për zhbllokimin
    dhe pastrimin e pusetave

    Në prag të sezonit të reshjeve, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për pastrimin dhe zhbllokimin e të gjitha zgarave shi-mbledhëse nga inertet dhe papastërtitë e ndryshme. Prej disa javësh, grupet e punës janë shtrirë në të gjithë territorin për kontrollin dhe riparimin e pusetave të cilat mund të jenë dëmtuar. FOTO

  • Fier, shoferët e furgonëve të
    nxënësve në protestë

    Mbi 100 drejtues mjetesh të transportit të fëmijëve në shkollat e qarkut të Fierit kanë dalë sot në protestë para prefekturës, pasi Bashkia po i pengon të qarkullojnë pa plotësuar kushtete e vendosur për mjetet që bëjnë transport nxënësish. VIDEO

  • Konflikt për pronën, vëllai
    plagos vëllanë në Elbasan

    Pas konfliktit për pronën vëllai ka goditur me sende të forta vëllanë duke e lënë të plagosur.

    Sipas policisë, 52-vjeçari Nevruz Muça pas debatit të fortë dhe sherrit me vëllanë B. Muça 33 vjeç e ka goditur.

  • Korçë, përplasi nënë e bijë me
    makinë, arrestohet 44 vjeçari

    Policia e Korçës ka arrestuar 44-vjeçarin Ardian Hysenllarin, i cili ka aksidentuar ditën e djeshme në Bilisht, 49-vjeçaren N. F., dhe E.F., 24 vjeç, të cilat ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

  • Angli, raporti: 346 vajza shqiptare
    janë trafikuar për prostitucion

    Sipas raportit të organizatës Salvation Army, 346 gra dhe vajza shqiptare janë të trafikuara për prostitucion.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv