Kronikë
-
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi sapo është shënuar në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Medresesë, në Tiranë. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende arsyet aksidentit.
17 Tetor 2017, 15:57 -
Akuzat e PD ndaj Tahirit, Rama:
17 Tetor 2017, 15:21
Duam të vërtetën sa më parë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave të opozitës ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kreu i qeverisë ka postuar një shënim në Facebook, ku shkruan se, "duam të vërtetën sa më parë". Ai thotë se Tahirin e njeh prej vitesh, por shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Kreu i qeverisë kërkon nga organet ligjzbatuese t'i shkojnë çështjes deri në fund dhe të zbardhin akuzat.
-
Forcat Speciale do angazhohen
17 Tetor 2017, 15:05
në Afganistan,Xhaçka: Përgatituni
Forcat Speciale te FA do të angazhohen në mision paqëruajtës në Afganistan. Vendimi është konfirmuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë drekës së sotme me Forcat Speciale në Zallherr. Ministrja tha se i është përgjigjur pozitivisht strategjisë së re të presidentit Donald Trump për Afganistanin.
VIDEO
FOTO
-
Presidenti Meta viziton qendrën
17 Tetor 2017, 14:48
e Shoqatës Humanitare
“Strehë dhe shpresë”
Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi ambjentet e Shoqatës Humanitare “Strehë dhe Shpresë” në Tiranë me rastin e 17 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Varfërisë.
-
‘Furtuna’ në OSHEE, Çela zbulon
17 Tetor 2017, 14:11
qëllimin e këtyre ndryshimeve
Ashtu si shumë institucione të tjera, ‘furtunës’ së ndryshimeve nuk do t’i shpëtojë as Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Administratori i OSHEE, Adrian Çela, njoftoi sot se është hapur gara për krerët e 11 drejtorive rajonale në vend. Sipas Çelës, ky ndryshim po bëhet me qëllim shndërrimin e kompanisë në një korporatë të vërtetë, sipas standardeve bashkëkohore.
-
Ruçi-delegacionit gjerman: Çelim
17 Tetor 2017, 13:25
negociatat me BE në fillim të 2018
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçim,ka pritur sot në takim një delegacion nga Bundestagu gjerman, të kryesuar nga z. Jörn Ëunderlich, anëtar i Bundestagut.
-
Dokumenti/Majko: Krimi, mungesë e
17 Tetor 2017, 11:23
punësimit,ja pse largohen shqiptarët
Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka analizuar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, duke propozuar strategjinë për përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri.
-
Akuzat e opozitës, Tahiri njofton
17 Tetor 2017, 13:32
konferencë shtypi në orën 16:00Përgjimi/Moisi Habilaj tha 30 mijë € i do Saimiri...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 16:00, nga ambientet e kryesisë së Kuvendit. Dalja e Tahirit për mediat vjen pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali për trafik droge, i cili sipas opozitës është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm. Më hertë, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi arrestimin e Tahirit duke theksuar se provat për drogën janë në tryezën e Ramës.
-
Berat, procedohet për drejtim
17 Tetor 2017, 12:40
të moroçikletës pa dokumenta
Ditën e djeshme është proceduar penalisht në gjendje të lirë 43 vjeçari me iniciale K.K, banues në urën vajgurore. 43 vjeçari u kap nga uniformat blu gjatë kohës që po drejtonte motorçikletën, i pa pajisur me targë, dokumenta, u konstatuar ndërjyrje në numrin e sasisë.
-
OSHEE konkurs për postin e
17 Tetor 2017, 12:40
11 drejtorëve rajonal në vend
OSHEE ka lajmëruar se është hapur gara për postin e 11 drejtorëve të rinj rajonalë. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të OSHEE, ndërsa afati i fundit i aplikimeve është data 6 nëntor.
-
Tahiri i kërkoi takim, Llalla:
17 Tetor 2017, 12:35
Sot nuk jam i disponueshëm
Akuzat e dy ditëve të fundit në adresë të Saimir Tahirit, pas arrestimit në Itali të një grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë, kanë bërë që ish-ministri i Brendshëm t'i kërkojë takim kryeprokurorit Adriatik Llalla.
VIDEO
-
Vlorë, sekuestrohet një gomone
17 Tetor 2017, 12:11
me vlerë 150 mijë euro/FOTO
-
Maqedoni, arrestohen edhe pesë
17 Tetor 2017, 11:53
dhunues të tjerë të Zijadin Selës
Hetimet mbi personat pjesëmarrës në ngjarjen e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë, ku u dhunua deputeti shqiptarë Zijadin Sela. Sela konsiderohej element kyç që rrëzoj Nikolla Gruevskin, pa votat e Selës nuk mund të bëheshin 61 vota.
-
Debati në gjyq/Shullazi: Pse më
17 Tetor 2017, 11:58
arrestove? Hodaj: Zbatova ligjin
Debate në gjyqin te Krimet e Rënda ka pasur edhe mes Emiljano Shullazit dhe ish-drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Në seancën e radhës të kësaj të marte ku dëshmuan Mynyr Koni, Lindita Nikolla dhe Dhori Kule, Shullazi ka marrë vetë në pyetje ish-kryepolicin e kryeqytetit.
-
Përgjimi/ Moisi: Po të kisha
17 Tetor 2017, 11:51
një kallash, policët i vrisja
Një ditë pas arrestimi të 7 anëtarëve të bandës italo-shqiptare që ka trafikuar dhjetëra ton marijuanë në Shqipëri dhe Siçili, zbulohen përgjime që përfshijnë drejtpërdrejt Moisi Habilajn, vëllai i tij Florjan Habilajt që ishte përmendur nga opozita si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nga i cili kishte blerë edhe një makinë.
VIDEO
-
Trafiku i drogës Itali-Shqipëri
17 Tetor 2017, 09:58
mister katër të kërkuarit e tjerë
Pas goditjes së grupit që bënte trafikun e drogës Itali-Shqipëri dhe që drejtohej nga, Moisi Habilaj, mistër mbeten katër trafikantët shqiptar që kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit dhe ndodhen në shqipëri. Policia e shtetit ka emrat e tyre dhe në rast arrestimi do bëhet ekstradimi tyre drejt italisë, teksa ndaj tyre rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.
VIDEO
-
Kreu i SHISH kokë më kokë
17 Tetor 2017, 10:37
me Llallën, ja çfarë u diskutua
ReportTv ka mësuar se këtë të marrë 24 orë pas arrestimit të Mosi Habilajt kreu i SHISH i ka dorëzuar Kryeprokurorit Llalla një dosje voluminoze me të dhëna të grumbulluara nga SHISH në qytetin e Vlorës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Durrësit ky ku grup dyshohet se ka shtrirje të aktivitetit.
-
Akuzat për Tahirin, Ndreu zbulon
17 Tetor 2017, 10:34
gafën e Bashës: U bë gazi i botës
Deputeti socialist, njëherësh ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
-
Elbasan,ndërtimet pa leje,policia
17 Tetor 2017, 10:29
në aksion,ndalohet një person
Vijon ndalimi i planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të operacionit, policia ka ndaluar një shtetas dhe proceduar penalisht dy të tjerë në gjendje të lirë, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm.
-
Akademia e Sigurisë në Hungari
17 Tetor 2017, 10:21
nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi
Akademia e Sigurisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Akademinë e Policisë në Szeget të Hungarisë. Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i Akademisë së Sigurisë me Akademitë e Policive të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, në kuadrin e një nisme të ndërmarrë nga OSBE-ja.