Kronikë
-
Dosja, Dritan Zagani i dënuar
29 Tetor 2017, 14:41
me tre vite burg për arratisje
Zbardhet vendimi për dënimin me 3 vite burg të ish-komisarit Dritan Zagani për largim nga vend i vuajtjes së dënimit. Ndërkaq, procesi për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi vijon të jetë i hapur në Gjykatën e Fierit. PS e PD përplasen sërish për dosjen “Zagani”.
VIDEO
-
Aksident në Lazarat, i përfshirë
29 Tetor 2017, 14:45
djali i Gate Mahmutajt/VIDEO
GJIROKASTER- Një përplasje mes dy makinash ka lënë të plagosur tre persona në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Një nga drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident, ka qenë Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutajt. Aksidenti ka ndodhur pranë rrugës hyrëse të fshatit Lazarat.
VIDEO
FOTO
-
Publikohet video, Vojsava Ismailaj:
29 Tetor 2017, 13:10
Kastrioti në burg që t'i mbyllin gojën
Publikohet versioni video i deklaratës së Vojsava Ismailajt, bashkëshortes së ish-administratorit të DIA-s Kastriot Ismailaj, e cila akuzon se bashkëshorti i saj u arrestua në mënyrë që të shmanget përballja e shtetit në Arbitrazh si dhe të mbahen të fshehta lidhjet e politikanëve të fuqishëm në këtë çështje.
VIDEO
-
Lufta ndaj korrupsionit, krijohet
29 Tetor 2017, 13:39
njësia e sinjalizuesve në gjykata
Prej 27 tetor 2017 pranë gjykatës së Tiranës me urdhër të kryetares të kësja gjykate është krijuar struktura e cila do të regjistroj dhe hetojë raportet e sinjalizuesve të cilët do të sinjalizojnë rastet e korrupsionit dhe shkeljeve ligjore të kryera nga gjyqtarët dhe administrate gjyqësore.
VIDEO
-
Mat,digjet në orët e para të mëngjsit
29 Tetor 2017, 13:30
një banesë, nuk ka të lënduar
Rrejti i amortizuar elektrik ka çuar në djegien e plotë të një banese në njësinë Administrative Xibër, në Mat, ku fatmirësisht nuk është lënduar asnjë prej banorëve.
-
U kap me bomba në Tiranë
29 Tetor 2017, 13:09
gjykata lë në burg Taulant Golin
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Taulant Golin i arrestuar për mbajtjen e dy bombave me celular dhe për rreth 220 gr kokainë.
-
Granatë shtëpisë në Berat
29 Tetor 2017, 12:44
familjarët: Jemi të alarmuar
Një banesë është sulmuar me granata mëngjesin e sotmë në Drenovicë të Njësisë Administative Kutalli në Bashkinë e Urës Vajgurore. Kamera e Report Tv mbërriti në shtëpinë e Kujtim Hoxhës, banesa e të cilit ishte objektiv i sulmit me municione luftarake.
VIDEO
FOTO
-
Investime në Spitalin Ushtarak
29 Tetor 2017, 12:50
Rama inspekton punimet
Spitali Ushtarak, ose ai i Traumës sic njihet ndryshe, ka tashmë një fytyrë të re pas një rikonstruksioni të detajuar. investimet janë kryer jo vetëm në infrastrukturë por edhe në pajisje. Kryeministri Rama inspektoi punimet i shoqëruar nga ministrja Manastirliu.
VIDEO
FOTO
-
“Adelajda si fenomen”, shkrimi
29 Tetor 2017, 12:15
i kushtuar gazetares në 2009
Në vitin 2009, Brisida Gjikondi, do ti kushtonte një shkrim Adelajda Xhamanit, gazetarja 31- vjeçare e cila u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në banesën e saj.
-
Tre ditë i zhdukur, 55-vjeçari gjendet
29 Tetor 2017, 11:55
i pajetë në një kanal në Lushnje
LUSHNJE - Tre ditë i zhdukur, gjendet i pajetë në një kanal në Lushnje 55-vjeçari, Albert Bulgari nga Fieri. Sipas policisë, viktima është gjetur 200 metra larg vendit të quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës.
FOTO
-
I vdekuri në burgun e Fierit
29 Tetor 2017, 11:55
policia përgenjështron Berishën
Sipas asaj që bëhet e ditur nga policia, ka ndërruar jetë 58- vjeçari B.M, banues në Tiranë.
-
Tiranë, aksion për heqjen e pikave
29 Tetor 2017, 11:31
të skrapit pranë zonave të banuara
Nis heqja e lejeve të ushtrimit të aktivitetit tè bizneseve në kryeqytet që nuk kanë respektuar kriteret e lejeve mjedisore. Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, ishin sot në disa nga pikat e grumbullimit të skrapit në kryeqytet, mes zonave të banuara për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në Portalin "Bashkëqeverisja me qytetarët"
VIDEO
FOTO
-
IMT e Policia Bashkiake fillojnë
29 Tetor 2017, 11:34
lirimin e rrugëve në varrezat e Sharrës
Prej disa javësh Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rehabilitimin e hyrjes dhe varrezave të Sharrës për të krijuar një vend të denjë prehje për të afërmit tanë që ndahen nga kjo jetë.
-
Greqi, kapen me 55 kg kanabis
29 Tetor 2017, 11:24
arrestohen 2 shqiptarët
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Artë të Greqisë, pasi policia greke i ka kapur me 55 kilogramë kanabis.
-
Berat, hidhen dy granata pranë
29 Tetor 2017, 10:44
një banese, shpërthen njëra
Dy granata luftarake janë hedhur në oborrin e një banesë në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore. Njëra nga granatat ka shpërthyer, por sipas policisë nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve në murin e banesës.
FOTO
-
Telefonata e fundit e Adelajdës
29 Tetor 2017, 10:14
me shoqen: Nuk marr dot frymë
Gazetarja e njohur e Adelajda Xhamani, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo është gjetur e pajetë në banesën e saj. Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta i gazetares dhe ish- banores së “Big Brother Albania”, të ketë qenë një atak kardiak. Policia bën të ditur se 31- vjeçarja vuante nga epilepsia.
VIDEO
FOTO
-
'Zagani', Balla: Basha gënjen
29 Tetor 2017, 10:06
Krimet e Rënda e dënuan me burg
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka rrëzuar pretendimet e kryetarit të PD, Lulzim Basha sa i takon hetimeve ndaj ish-shefit të antidrogës, Dritan Zagani.
-
Lushnje, 25-vjeçari humb kontrollin
29 Tetor 2017, 09:58
e automjetit, vdes në aksident
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Lushnje. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Gurores”, ku Z.G, 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.
-
Bari, iu gjetën 3.5 kg kanabis
29 Tetor 2017, 09:48
në makinë, arrestohet shqiptari
Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët e portit të Barit, teksa udhëtonte nga Shqipëria në Itali. Ai rezulton të jetë ndaluar për shkak se në automjetin e tij, janë sekuestruar 3.5 kg cannabis stativa.
VIDEO