Kronikë

  • Fillimi i vitit të ri akademik i ka gjetur studentët e “Qytetit Studenti” me një rrugë të re, ndërkohë që janë me mijëra banorë të kësaj zone që përfitojnë nga ky investim i Bashkisë së Tiranës. Kjo rrugë është nyjë lidhëse mes rrugës “Pjetër Budi” pranë “Qytetit Studenti”, si dhe rrugës së Elbasani.
  • Kokainë me vlerë 100 mijë euro,
    shqiptari ‘torturon’ italianët

    Kjo ka detyruar policët që të çmontojnë mjetin e drejtuesit shqiptar, ku kanë zbuluar dy pakot e drogës, e cila kapte vlerën e 100 mijë eurove nëse do të shitej në treg. Në pranga ka rënë emigranti 33-vjeçar, i cili pritet të përballet me drejtësinë.

  • Elbasan, kryenin vjedhje me
    thyerje, ndalohen dy persona

    ELBASAN- Dy persona, të cilët dyshohen si autorë të disa vjedhjeve me thyerje në Elbasan, janë ndalura ditën e sotme nga policia. Sipas policisë bëhet fjalë për  Klodian Dhamo, 33 vjeç banues në Elbasan dhe Albert Pasko, 51 vjeç banues po në Elbasan, ndërs aështë shpallur në kërkim edhe një 36-vjeçarë me inicialet M.T.

  • Koni në gjyqin e Shullazit: Më
    kërcënuan nga makina e zezë

    Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka dëshmuar këtë të martë në gjyqin kundër Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, krahas Dhori Kules dhe ministres Lindita Nikolla. Koni është shprehur se gjatë kohës kur kandidonte për Rektor, e ka ndaluar një automjeti i zi dhe personat që ndodheshin brenda saj e kishin ftuar të futej brenda. Sipas tij, ata i kanë kërkuar të tërhiqej nga gara.   VIDEO

  • Drogë pranë shkollave,kapet
    dibrani, çfarë i gjeti policia

    Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shpërndarësi”, duke arrestuar një 22-vjeçar i shpallur në kërkim prej disa ditësh. Në pranga ka rënë shtetasi Jorgen Muça, banues në njësinë Administrative Tomin, Dibër. FOTO

  • Tiranë, i riu kanos me armë 
    49-vjeçarin, policia i gjen në banesë...

    Kanos me armë zjarri një shtetas dhe kundërshton punonjësit e rendit publik gjatë shoqërimit, arrestohet pronari i një lokali. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij i konstatohet dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse. 

  • Mjegulla ‘pushton’ Kukësin,
    vështirësohet qarkullimi në rrugë

    Qyteti i Kukësit është ‘zgjuar’ mëngjesin e sotëm i mbuluar nga mjegulla. Mjegulla ka pushtuar dhe “Rrugën e Kombit”, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Për të shmangur aksidentet, autoritetet iu bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes, nëse do të qarkullojnë në aksin rrugor Kalimash-Kukës. VIDEO  FOTO

  • Tjetër investitor i fuqishëm arab
    tregon interes për Shqipërinë

    Investitori saudit ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri. Është investitori i dytë i fuqishëm që tregon interes për të vendin tonë, pas ardhjes gjatë gushtit të investitorit më të fuqishëm të botës arabe, princi Alëaleed Bin Talal Bin Abdulaziz, Kryetari i Shoqërisë Mbretërore Holding.

  • Droga, Basha: Të arrestohet
    Tahiri,Rama i ka faktet në tryezë

    Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sërish sot gjatë një deklarate për mediat ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me narkoitrafikun. Akuzat e Bashës vijnë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga policia italiane i dyshuar si koka e një grupi droge të cilët dyshohet se kanë trafikuar 20 milionë euro kokainë në vendin fqinj.  VIDEO

  • Shkodër, kokainë, armë zjarri e
    municione, arrestohet 35-vjeçari

    Një 35 vjeçarë është arestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Shkodër pasi ju gjet në shtëpi armë zjarri, kokainë e municione luftarake. Sipas policisë n ëpranga ka rënë Anton Shpatina, arrestimi i të cilit erdhi pas një 25-vjeçarë me inicialet L.K, i cili po procedohet mnë gjendje të lirë, kishte shkuar në shtëpinë  e Shpatinas për të blerë lëndë narkotike.  VIDEO  FOTO

  • Vlorë, grabitet nën kërcënimin
    e armëve një pikë karburanti

    Një pikë karburanti është grabitur nën kërcënimin e armëve orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qishbardhë dhe denoncimi është bërë nga roja i pikës së karburantit. 

  • Vlorë, merr flakë një automjet
    s’ka persona të lënduar/FOTO

    Një automjet është djegur ditën e sotme në Vlorë rreth orës 04:35 në lagjen “24 Maji”. Sipas policisë mjeti tip Mercedes Benz ishte në pronësi të Arbër Lenas, 30 vjeç. Për fat të mirë nga djegia e automjetit nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që çuan në marrjen flakë të mjetit.

  • Një profesor në Shqipëri dha
    një mijë USD për 'gylenistin'

    Muhammed Aydogmus, pedagogu i Universitetit të Ankarasë është shpëtuar nga qëndrimi në burg,nga një tjetër pedagog që jeton dhe punon në Shqipëri. Bëhet fjalë për pedagogun turk me inicialet M.K, i cili punon në një nga shkollat private në Tiranë dhe që është një institucion arsimor i huaj.  VIDEO

  • Ja kush është oficeri që ngatërroi
    mostrat e gjakut për Çollakun

    Dy ekspertët e laboratorit shkencor pranë policisë shkencore Amarda Deda dhe Aleksandër Bushati, kanë pohuar se gjatë ekzaminimeve që kanë kryer për analizimin e mostrave të gjakut, kanë konstatuar se gjaku i marë në trupin e viktimës Gazmend Çollaku gjatë kohës kur ky ishte në morg, nuk përkon me profilin gjenetik të nënës së tij,Nurije Çollaku. 

  • Tiranë, makina përplas për vdekje
    të moshuarin, shoqërohet drejtuesi

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në Tiranë. Ngajrja ka ndodhur në rrugën "Pezë Helmes" ku një automjet me targë  TR5619E, me drejtues shtetasin M.H., ka aksidentuar këmbësorin A.B., 66 vjeç. 

  • "Shko merri ato lekët"/Në gjyq grupi
     i drogës, Jurgen Molla pranon akuzat

    Seanca paraprake për vlerësimin e provave hetimore për dosjen e grupit që drejtohej nga biznesmeni Jurgen Molla, ka kaluar në fazën e gjykimit në themel. Ditën e djeshme, gjyqtari Ardit Mustafa, vlerësoi hetimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci, duke vendosur të kalojë dosjen hetimore në një fazë të gjykimit, atë të themelit. 

  • Akuzat për Tahirin, Spiropali:
    Basha do vijë në pushtet, por...

    Nënkryetarja e grupit të PS-së Elisa Spiropali, me anë të një statusi në “Facebook” ka thumbuar kreun e PD-së Lulzim Basha, pas deklaratave të tij lidhur me lajmin e publikuar nga mediat italiane për arrestimin e Moisi Habilajt, për të cilin, kreu i PD, thotë se është i afërmi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

  • Tiranë, përplaset motori me
    BMW plagosen rëndë 2 të rinj

    Një aksident i rëndë rrugor me plagosjen e dy të rinjëve   ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin “ Nënë Tereza” në kryeqytet.  Në aksident është përfshirë një makinë tip BMW dhe një motor, të cilët janë përplasur teksa po ecnin.

  • Berisha: Banda e drogës në Itali
    Tahiri drejt arrestit ndërkombëtar

    Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të fortë ku thotë se ish-ministri i Brendshëm është drejt arrestit ndërkombëtar, pas lajmit të publikuar në mediat italiane se është prangosur për trafik droge, si kapo i një bande kushëriri i tij. 

  • Tahiri-Bashës:Kushërinjtë e mi? 
    Drejtësi dhe dënim maksimal

    Saimir Tahiri reagon për herë të parë pas akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha, se është i lidhur me trafikantë të drogës dhe elementë të krimit të organizuar. Basha shkroi në Facebook më herët se i arrestuari Moisi Habilaj, ka lidhje të afërta me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv