Kronikë
-
Një automjet që ka qenë duke ecur në një rrugë të qytetit të Sarandës ka marrë përpara pemën dhe më pas ka përfunduar në një dyqan, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. 25 Gusht 2016, 11:00
-
Vrasja e shqiptarit në Larisa
25 Gusht 2016, 10:02
autori i telefonoi gruas së viktimësVrasja e Vladimir Murrizit në Larisa të Greqisë për një fjalë goje nga kushëriri i tij është fshehur për 3 ditë, ndërsa autori i krimit Denis Zaka është përgjuar teksa vinte në lojë familjen Murrizi dhe gruan e viktimës. Nga përgjimet Deniz Zaka është fiksuar teksa i thotë gruas së viktimës së Vladimiri është nisur drejt Shqipërisë me taksi, kur në realitet ai ishte vrarë prej Denisit një ditë më parë për një fjalë goje.
VIDEO -
Tërmeti, flet xhaxhai i Erjon Toros:
25 Gusht 2016, 09:12
Shteti të na kthejë trupin e pajetëNjë ditë pas tragjedisë që ka prekur Italinë, për shkak të një serie tërmetesh e ku mes viktimave mbeti i vdekur edhe Erion Toro, sot kamera e Report Tv ka qenë në familjen e tij, aty ku familjarët kanë hapur dyert e mortit.
VIDEO -
Zjarr i fuqishëm në Shëngjin
25 Gusht 2016, 08:51
dhjetëra banorë të evakuuaQindra banorë të Shëngjinit e kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre për shkak të një zjarri të fuqishëm që ka rënë prej mbrëmjes së djeshme. Situata vijon të jetë problematike teksa flakët nuk janë shuar ende. Një helikopter i ushtrisë ndodhet në vendngjarje.
VIDEO
FOTO -
Tiranë, i vendosin eksploziv autobusit
25 Gusht 2016, 08:34
të funeralit, policia arreston autorinNjë automjeti tip autobus në kryeqytet i është vendosur lëndë plasëse duke sjellë edhe një shpërthim të fuqishëm, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
VIDEO
FOTO -
Asgjësohen 40965 bimë kanabis
25 Gusht 2016, 08:28
në Shkodër, Memaliaj dhe KrujëPolicia e Shtetit vazhdon aksionin e asgjësimit të kanabisit në të gjithë vendit. Ditën e sotme askioni është shtrirë në Shkodër, Gjirokastër, Kukës Tropojë, Lezhë dhe Dibër ku janë asgjësuar 40965 bimë të dyshuara kanabis sativa.
-
Panairi në Sarandë, Tahiri: Kjo
24 Gusht 2016, 22:35
është fytyra e policisë përtej baltësMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vizituar panairin “Ditë e hapur me Policinë” në Sarandë. Tahiri theksoi se kjo është fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit përtej baltës dhe akuzave të marra padrejtësisht.
-
Reshjet në Tiranë, Veliaj:Natyrën se
24 Gusht 2016, 20:51
kontrollojmë dot,rregullojmë dëmetStuhia që përfshiu Tiranën pasditen e sotme krijoi jo pak probleme të momentit si në qarkullimin e makinave dhe në rrëzimin e pemëve, por falë gadishmëris së ndërmarrjeve të bashkisë dhe Policisë Bashkiake situata mundi të stabilizohej shpejt dhe qyteti ti kthehej normalitetit.
FOTO -
Tërmeti në Itali, ja kush është
24 Gusht 2016, 20:52
emigranti nga Fieri që humbi jetënTragjedia që shkaktoi tërmeti në Itali ka prekur edhe një familje nga Kurjani i Roskovecit, pasi djali i kësaj familje që jetonte prej vitesh në Amatrice, është edhe shqiptari i parë që mesohet të ketë humbur jetën.
-
Një shqiptar i vdekur nga tërmeti
24 Gusht 2016, 19:28
në Itali, 7 të tjerë të plagosuNjë shqiptar ka humbur jetën nga termeti 6.2 ballë që goditi Italinë mëngjesin e sotëm. Sipas ministrisë së Jashtme, Erjon Toro është shqiptari i parë që ka humbur jetën nga termeti në Itali. Ndërkohe, ministria e jashtme bën me dije se ka shkuar në 7 numri i shqiptarëve të plagosur.
-
Tërmetet,Meta:Populli shqiptar pranë
24 Gusht 2016, 18:31
jush në këto momente të vështiraKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u ka dërguar sot dy telegrame ngushëllimi Kryetares së Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini dhe Kryetarit të Senatit italian Pietro Grasso për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i rëndë i datës 24 gusht 2016 në Itali.
-
''Çmendet’’ moti në Tiranë, reshje
24 Gusht 2016, 17:40
të dendura shiu, kaos në trafikPasditen e sotmë në Tiranë janë regjistruar reshje të dendura shiu, ku për pasojë janë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe probleme në qarkullimin e automjeteve. Prej disa minutash reshjet e dendura në formë breshëri kanë bllokuar lëvizjet normale të makinave dhe njerëzve në disa akse kryesore.
VIDEO
FOTO -
Përndiqte vajzën e hapte adresa
24 Gusht 2016, 16:43
false në Facebook, kapet emigrantiNjë 20-vjeçar është ndaluar ditën e sotme nga policia pasi prej kohësh përndiqte një vajzë me inicialet O.K 19 vjeçe lindur në Lushnje por banuese në Tiranë. Daniel Xhepa, 20 vjeç banues në Çerme, Lushnje momentalisht emigrant në Itali, shqetësonte vazhdmisht 19-vjeçaren, madje hapte adresa falso në emër të saj dhe e ngacmonte atë.
-
Itali, shqiptarët në zonat e
24 Gusht 2016, 16:40
termetit: Ja tmerri që përjetuamNë zonën ku ndodhi tërmeti katastrofik në Itali jetojnë 48 shqiptarë, të regjistruar zyrtarisht. Report Tv ka mundur të marrë dëshmi nga 2 prej shqiptarëve që ndodhën në zonën ku ndodhi termeti me 73 të vdekur dhe mbi 150 të tjerë që raportohet të zhdukur.
VIDEO -
Korçë, fshehu 18 kg drogë në stallën
24 Gusht 2016, 16:27
e bagëtive, në pranga 37-vjeçariPolicia ka bërë të mundur arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e 18 kg kanabis në fshatin Ravonik, të Korçës. Arrestimi i Elton Bekos, 37 vjeç, banues në Korçë erdhi pas kontrollit nga ana e efektivëve të Policisë, në stallën e bagëtive në fshatin Ravonik-Korçë, në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë, u gjetën dhe u sekuestruan lënda narkotike. Ato ishin 3 pako të mbështjellura me natriban plastik.
-
Sizmiologu shqiptar: Edhe ne
24 Gusht 2016, 15:46
rrezikohemi nga termete 6 ballëSizmiologu shqiptar Rrapo Ormeni deklaron se edhe Shqipëria mund të goditet nga termete katastrofike, si ai që goditi mëngjesin e sotëm Italinë qendrore, duke shkaktuar 63 viktima, ndërkohë që mbi 150 të tjerë dyshohet se janë nën rrënoja.
-
Durrës, mbytet në det turisti
24 Gusht 2016, 15:43
polak, pësoi atak kardiakNjë turist polak është mbytur ditën e sotme në det, në plazhin e Durrësit në lagjen nr.13. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Marec Wieczorcieëcz, 72 vjeç kishte ardhur me pushime me familjen në Shqipëri.
-
Termetet, Basha: Solidaritet me
24 Gusht 2016, 15:20
popullin dhe qeverinë italianeKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas termetit katastrofik në Itali, ku deri tani 63 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera kanë mbetur nën rrënoja. Basha shpreh dhimbjen dhe solidaritetin e tij me popullin dhe qeverine italiane.
-
Nishani ngushëllon Mattarellan:
24 Gusht 2016, 14:34
Populli shqiptarë pranë atij italianPresidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllues homologut të tij italian Sergio Mattarella, ku i ka dhënë mbështetjen e tij dhe të popullit shqiptarë në këto ditë të vështira, pas tërmeteve që goditën sot disa rajone të Italisë qendrore.
-
Tërmetet në Itali,MPJ:Pesë shqiptarë
24 Gusht 2016, 13:47
të plagosur, asnjë në rrezik për jetënMinistria e Punëve të Jashtme ka raportuar mesditën e së mërkurës, se pesë shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga lëkundjet e tërmeteve në Itali.